1.Z paraqet shkronjen I në çirilicë natyrisht shkronja në pozitë horizontale, e që Putini e ka definuar Invazionin e Ukraines
2.V paraqet shkronjën e emrit të uzurpatorit Vladimir ose numrin planifikues të invazionit të kryqytetit KYIV për 5 ditë me shenjën Viktoria!
E ja ku i them unë agresorit imperialist Putin për ëndrrat dhe fiksionet e tij për pushtim të Ukraines dhe jo vetem, se;
“je hy si dhija për t’i nxjerrë brinat e ki mi lonë edhe veshët” në Ukrainën e lashtë .
-Zoti e ndihmoft presidentin Volodymir Zelenskyj bashkë me popullin e tij ukrainas.
24.02.2022 e enjte dita që e tronditi tërë globin toksorë.
E tronditi të gjith njerëzimin, përposë që nuk e trrronditi vetëm një person mashkull kudër, dupllikatin e diktatorit të të gjitha kohërave Vladimir V. Putin, i cili siç e pamë dhe ende për fat të keq po e shohim, e humbi dhe çdo ditë e me shumë po e humbë orientimin nga realiteti dhe me një shpejtësi rrapide është kthyer si bishë në të kaluaren, në farën e vet monster - në vitin 1939.
I dezorientuar shpërtheu si një vullkan dhe nga thellësi e shpirtit të tij lugat të zi e atakoi direkt kojshinë e vet, vend të pavarur paqësorë dhe liridashës me prejardhje të lashtë parahistorike 3500 para kohës së Krishtit.
Me 24 gusht 1991 Ukraina është shpallur Shtet i pavarur nga Rusia.
Me 24 Shkurt 2022 Putini si bishë e pamëshirshme iu vërsulë shtetit të Ukraines, paraprakisht presidentit të tij juristit dhe zotëriut, Volodymyr Zelenskyj, (Hero edhe i imi) i cili me zemër e me shpirtë krah për krah me popullin e vendit të vet po lufton për pavarsëinë dhe demokracinë.
Möchtegern-vetdëshiruesi “Car” i Rusisë Putin qëllimisht iu ka vërsulë një njeriu, me prejardhje hebreje të parët e së cilit u vranë, dhe u ndoqën nga nazistet gjerman, e miliona hebrejë të pafajshëm, të gjallë u dogjën nëper krematoriume dhe u persekutuan, u deportuan e u maskruan, pleq, gra fëmijë e burra dhe u zhduken nga faqja e dheut vetem se ishin hebrejë.
E Putini në formën me idiotike depresivo-shizofrene e shoveniste e definoi Presidentin e Ukraines Ztr. Volodymyr Zelenskyjn si nazist dhe narkoman e që në të vërtetë tregoi se vet është i tillë!
Pra kursi nazist i Putinit për invazion të Shtetit të Ukraines ishte dhe është trania më e brishtë prej një psikopati i cili çdo ditë e më shumë po shkon drejtë vetshkatërrimit egoistë personal, dhe veçanarisht drejtë shkatrrimit të federates ruse, anipse shumica e popullit rus, siq thot një fjalë e urtë
“i ka marrë erë në qafë” dhe çdo ditë e më shum po del kunder tij dhe në kundeërshtim me kursin e të tij na(r)cist shizofren, imperialisto-shovenist e vampirian.
Sjellja llahtare e tij dhe e Millosheviqit, që moti zanafillen e kanë te politikat e akterëve me dy përmasa të poshtëra edhe të politikanëve edhe të bashkimit hiq më e lakmuar as politika Europiane e kohërave të kaluara.
E politikanëve të cilët aty ktu edhe neve shumher na kan“hipnotizu“ me „sharmin“ e tyre „politik“ aq sa që me symbyllur ndoshta edhe me naivitet si „idola“ i kemi favorizuar?!
Pse jo e lakmuar?
Sepse po të ishte marrur vendimi pas ndarjes së shteteve të BRSS pra menjëher pas 24.08.1991 pasi që Ukraina qe shpallur Shtet i pavarur në të njejten kohë ose një qik më vonë të pranohej edhe si Shtet antarë në NATO, sot nuk do të ishim ku jemi, deshmitarë të një lufte të paskurpullt n’Europën e civilizuar e të digitalizuar në vitin 2022.
Gjithsesi është për tu cituar se vet Fr. Dr. Angela Merkel (idollja ime prej një politikane të shquar) ex-Kancelarja e Gjermanisë, po ta kishte marrë në esencë seriozisht dhe në konsideratë „nënçmimin“që ia ka bërë putini (duke e ditur se ajo iu frigsohet qanve ) eksplicit me rastin e vizites së sajë në vitin 2007 në Soçi të Rusis, i cili e ka pritur me qenin-meqken e tij (kshtu quhet gjinia femrore e qanve,pra meqka) Labrador Koni, që prej atëherë po mos ta kishte injoruar rastin në fjalë dhe po ta kishte pasur në shenjestër të vëmendjes gjestin se Putini nuk e ka respektuar plotësisht si Gruashtetase rrespektivisht si një Bundeskancelare e Gjermanisë ashtu sikurse i ka takuar, pas mandatit të „jaranit“ apo haverit, të shokut të tij të “gazpromit” ex- Bundeskancelarit Hr.Gerhard Schröder, Fr. Dr. A. Merkel do të kishte gëzuar tjeter autoritet dhe tjetër respekt nga “Möchtegern - Cari rusisë”, Putini?!
Mirëpo Zonja Merkel e din vet ma mirë!
Andaë “lëshimet” injoranca, naiviteti toleranca, poashtu edhe anashkalimet, eksplicit ato të politikanëve vendase edhe të politikanëve të huaj siç ka ndodhur në të kaluaren të cilët tandem me ish-liderët e qeveritarët e shteteve të riformuara si Ukraina BeH si edhe me ish-qeveritarët, enkas me ish-qeverinë tonë Shqiptare Kosovare, të mos ndodhin tani. Në kohën me rastin e rregullimit shtetrorë final të Rrepublikës sonë Kosovës duke u bazu në gjendjen aktuale politike të diallogut me Serbinë me ndërmjetsimin e Polikaneve të jashtëm.
Pra peripetitë e sipërlartë përmendura më të mos ripërsëriten në mënyrë që të pengohet dhe mos të krijohet një pat-pozitë politike e cila në të ardhmën me apo pa dashje do bëhet bartëse e konflikteve të pazgjidhura.
Konflikte të cilat herë do kur ashtu siç po ndodhë tani na imponojin involvolvimin në një luftë si kjo e ktyre ditëve në Ukrainë.
Dhe shih për këtë akterëve të politikës vendore si dhe akterëve politik të 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe jo vetem iu bëjë një lutje me një apeel që lëshimet si në rastin e Ukraines, apo në rastin e BeH-es mos ti përsërisin edhe në rastin e diallogut për gjetjen e një zgjidhjeje përkatëse dhe aq sa është e duhur të zgjidhje të drejtë në mes të Republikës sonë Kosovës dhe asaj të Serbisë sepse në të kundërten s’do të kaloj as edhe pak kohë edhe atë shumë shpejt mos e dhasht Zoti edhe rajoni i Ballkanit do të gjendet në një konflikt luftarak me përmasa tragjike katastrrofale si kurr më parë!