Ja pse Presidentja Osmani i kërkoi mbështetje Turqisë për antarësim të Kosovës në NATO

Opinione

Ja pse Presidentja Osmani i kërkoi mbështetje Turqisë për antarësim të Kosovës në NATO

Nga: Skender Kapiti Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:29
Autori

Tani kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe kur Serbia doli në mbështetje të saj , tani është momenti që të përshpejtohet antarësimi i Kosovës në NATO. Pikërisht këtë kishte  parasysh me shumë të drejtë edhe Presidentja e Kosovës  Znj. Osmani e cila gjatë vizitës në Turqi i kërkoi supershtetit të fuqishëm turk mbështetjen e tij për antarësimin e Kosovës në NATO.

Kjo pasi dihet që SHBA e duan Kosovën në NATO,  por atë është mirë që ta propozojë dhe kërkojë antarësimin e Kosovës, Turqia, si shtet europian, duke shfrytëzuar situatën e luftës në Ukrainë për t’ua   imponuar atyre shteteve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën si:  Spanjës,Qipros, Rumanisë, Sllovakisë  dhe Greqisë që të jenë pro antarësimit të Kosovës  në NATO.

Gjatë vizitës së saj, të Presidentes së Kosovës në Turqi, të Znj. Osmani e cila i kërkoi përkrahje Turqisë për antarësimin e Kosovës në NATO Presidenti turk deklaroi:  “Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës. Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dhe kjo vizitë e Presidentes  Osmani në Turqi u krye në këto ditë ku ka një javë që Rusia ka sulmuar për ta pushtuar Ukrainën,dhe kur Rusisë në mbështetje i ka dalë nga Europa vetëm Serbia.

Mirepo ka disa  turkofobe dhe dashakeqës të marrëdhënieve shqiptaro-turke te cilet  mundohen që ta helmojnë opinionin me trillime  sikur Erdogan është mik i Rusisë dhe Putinit, kur në fakt është krejtësisht e kundërta, pasi kundërshtari më i madh dhe i drejtpëdrejtë i Rusisë është  Turqia e cila ka sfiduar Rusinë në Libi, Siri , në Azerbajxhan kundër pushtimit armen ashtu sikurse dhe që është mbështetësja dhe furnizuesi i Ukrainës me armët moderne, me dronë të cilët po bëjnë kërdi mbi tanket dhe raketat ruse.

Zonja Osmani i kërkoi ndihmë dhe mbështetje Turqisë për antarësim të Kosovës në NATO, sepse dihet se mbështetësja kryesore pas SHBA-ve për antarësimin edhe te  Shqipërisë në NATO ka qenë Turqia.

Zonja Osmani i kërkoi mbështetje Turqisë për antarësim të Kosovës në NATO  sepse Turqia është një nga forcat më të mëdha në NATO pas SHBA-ve  dhe se Turqia ka peshë dhe zë të fuqishëm në NATO.

Znj. Osmani  i kërkon mbështetje Turqisë sepse Turqia është aleate strategjike edhe e SHBA-ve por edhe e Shqipërisë; sepse në Turqi ka një komunitet jashtëzakonisht të madh shqiptarësh të cilët janë të integruar në të gjitha institucionet më të larta të  shtetit turk dhe po të cilët ndikojnë te shteti turk për mbështetje të Shqipërisë e Kosovës.

Presidentja e Kosovës i kërkon mbështetje Turqisë sepse ajo e kishte të sigurtë se Turqia do e mbështesë Kosovën, sikurse Turqia gjatë bombardimeve të NATO-s për clirimin e Kosovës, pas SHBA, Turqia ishte më aktivja në atë fushatë bombardimesh;  ashtu sikurse që Turqia  ishte ndër të parat që e njohu shtetin e pavarur të Kosovës;ashtu sikurse që Turqia është po shteti i dytë pas SHBA-ve që lobon fuqishëm për njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

Këtë e vertetoi edhe tani  edhe ajo se cfarë Erdogan deklaroi se: “Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

Pra Turqia nuk i merr leje askujt për ta ndihmuar e mbështetur Shqipërinë e Kosovën , dhe kjo është miqësia e sinqertë dhe e vërtetë që u vjen shqiptarëve nga Turqia.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat