Lëmosha!

Opinione

Lëmosha!

Nga: Petrit Dibrani Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:40
Petrit Dibrani

Deri kur me lëmoshë, deri kur të kontribuojmë për shtetin dhe djersa jonë të keqpërdoret??

Shumë, deri kur dhe asnjëher përgjegje.

1. Tre përqindëshi i “famshëm” i keqpërdorur.

2. Vendlindja thërret, gjithashtu i keqpërdorur.

Dhe tani “Fondi i Sigurisë”!

Deri kur më thoni?!

Lexoni ju zyrtar shtetëror dhe filloni të ndryshoni!

Nga lëmosha, askush dhe asgjë nuk zhvillohet, nuk forcohet, nuk ngritet dhe me lëmoshë shteti nuk mbrohet.

Ju injorant, zyrtar shtetëror gënjeshtar, shpenzimet zvogloni, ulni pagat e majme që i merrni mbi kurrizin e qytetarëve të varfër dhe pastaj, kërkoni para për “Fondin e Sigurisë”.

E keni kuptuar se paga e Presidentit të Ukrainës është 28 mijë UAH ( 830 euro )!

Na keni lodhur duke folur për Ukrainën dhe duke u paraqitur shumë human dhe madje edhe miratoni rezolutë në Parlament për një shtet, që ka ndihmuar Maqedoninë për vrasjen e shqiptarëve!

“WE STAND WITH UKRAINE”, ju po gënjeni!!

Jeni të paskrupullt, paedukatë pa mëshirë dhe frikacak…..

Vafshi në djall, t’gjithë pa dallim partiak…..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat