Aleksandër Vuçiç: Një mendje dhe trup i ndarë në tri pjesë!

Opinione

Aleksandër Vuçiç: Një mendje dhe trup i ndarë në tri pjesë!

Nga: Xhafer Leci Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:26
Xhafer Leci

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq: “Neve nuk mund të mbijetojmë pa BE-në”

Vështirë se ndonjë vend tjetër në Evropë u orientua kaq afër me Kinën...”

Populli serb gjithmonë ka qenë i ndarë në mendimet e tyre, lindje dhe perëndim, këtë e dinë edhe amerikanët, por më mirë e dinë Europa Perëndimore.
Me Rusinë ushtarakisht, perëndimin ekonomikisht, por serbët harrojnë se janë pjesë e Evropës.

Serbia rrejshëm është thirrur, në mbrojtje të Jugosllavisë titoiste. Në fakt, ka punuar-luftuar për bërjen e Serbisë së Madhe. Por, nuk ia arriti, falë luftës në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku ndërhyrja bombarduese, e fuqisë më të madhe ushtarake botërore, NATO, ishte vendimtare, për dështimin e turpshëm, për realizimin e planit ogurëzi - bërjen e Serbisë së Madhe!

Edhe ketë e di Perëndimi. Por, për ne, shqiptarët, me fillimin e invazionit rus, për pushtimin e Ukrainës, është shqetësim i bazuar, të një provokimi të mundshëm ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës. Kahja e Serbisë nuk ndryshoi, edhe pse bëri një distancim të butë ndaj Rusisë, lidhur me sulmin mbi Ukrainën sovrane. Ajo nuk iu bashkua Evropës, për vënien e sanksioneve kundër Rusisë. Irritimi i Perëndimit dhe Amerikës për këtë ishte i dukshëm.

Megjithatë, Evropa nuk po e merr vendimin e duhur, për ta pranuar Kosovën në organizatat saj, në BE dhe NATO, me një proces të përshpëjtuar, pikërisht, tani, në rrethanat e krijuara.

Serbia ishte shumë më e favorizuar, për pranimin e saj në BE dhe NATO se sa Kosova.

Tani është koha që Kosova të veprojë politikisht, me diplomaci e mençuri në të gjitha fushat, sepse po sa të ndalet lufta, Serbia është e njohur për notimin e saj nepër ujëra të tubëllta, përsëri do e favorizojnë Serbinë dhe Kosova do mbetet mbrapa.

Serbia është e njohur për masakrat që ka bërë, në të gjitha luftërat, ndaj njerëzve të pa armatosur, në veçanti, nuk ka kursyer fëmijët, pleq e plaka, ka dhunuar me dhjetra mijëra gra e vajza. Për krejt këto duhet njoftuar, alarmuar me raporte e shënime të vërtetuara, me dëshmi të pamohueshme, krejt botën demokratike-perëmdimore.

Serbët, si edhe rusët, njihen për eliminimin brutal fizik të kundërshtarëve të tyre politik...!

“Kjo është lista e pushtetarëve, liderëve dhe udhëheqësve serb, të cilët janë vrarë, larguar apo abdikuar:

- Princi Caslav Klonimirovic - i vrarë

- Prefekti i Madh Stefan Nemanja - abdikoi

- Mbreti Stefan Prvovencani, abdikoi

- Mbreti Radosllav - u rrëzua

- Mbreti Vladislav - u rrëzua

- Mbreti Uroš I - i rrëzuar

- Mbreti Dragutin - i rrëzuar

- Mbreti Stefan i Deçanit - u rrëzua dhe u vra

- Car Dushani - vdiq papritur, disa thonë të helmuar nga ushqimi

- Car Uroš Nejaki - i vrarë sipas legjendës

- Mbreti Vukashin Mrnjavçeviq, i vrarë

- Mbreti Marko Mrnjavçeviq, i vrarë

"Princi Lazarus ka vdekur."

- Despot Llazar Brankoviq, i vrarë

- Jovan Nenad - i vrarë

- Karagjorgj - i vrarë

- Princ Milos - i dëbuar

- Princi Aleksandar Karagjorgjeviq - i dëbuar

- Princ Mihailo Obrenoviq - i vrarë

- Mbreti Milan Obrenoviq - i dëbuar

- Mbreti Aleksandar Obrenoviq - i vrarë

- Mbreti Pjetër I Karagjorgjeviq - abdikoi

- Mbreti Aleksandër I Karagjorgjeviq - i vrarë

- Mbreti Pjetër II Karagjorgjeviq - i dëbuar

- Gjeneral Milan Nedic - i vrarë

- Kryeministri Zoran Gjingjiq - i vrarë

- Presidenti Sllobodan Millosheviq - i rrëzuar, vdiq i burgosur në Hagë

- Vojisllav Koshtunica - abdikoi

- Boris Tadiq - dha dorëheqjen / shkarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat