Në Ukrainë përditë po vritën dhe po vdesin njerëzit e pafajshëm...Po vritët jeta, shpresa dhe ardhmëria e garantuar hyjnore, natyrore, historike ose biogjenetike e një populli dhe shteti të tërë nga dikush tjetër që është më i madh dhe më i fuqishëm se ata.
"Lufta dhe shpataj, janë kërthiza ose boshti i globit, dhe fuqia e tyre është absolute.", tha dikur Sharl de Golli.
Lotët u vuajtjes dhe mjerimit, nuk mund të quhën vlerë, arritje, stoli ose kualitet i përhershëm i dikujt, sepse, cilido prej nesh që fillon të qajë (lotojë) ose vajtojë, duhet të dijë se tek dikush tjetër fillojnë lotët e mburjes dhe gëzimit. (Kronika romake)
Ndryshe nga kjo, nganjëherë duhet prekur, njohur dhe shijuar fundin e ferrit ose mjerimit individual dhe kolektiv, për t'i zbuluar, njohur, prekur, shijuar ose identifikuar yjet ose yllin e dritës (agut) ose fillimit tonë individual dhe kolektiv. Pa mbarim nuk ka fillim, pa vdekje nuk ka lindje, pa flijim nuk ka fitim etj.
Njerëzit më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, vrasjeve, makabritetëve të ndryshme, sadizmit, morbizmit, cinizmit, injorancës ose fatalitetit, për t'iu kthyer normalitetit, racionalitetit dhe realitet të njohur prakitik dhe teorik, apo objektiv dhe subjektiv.
Edhe kushtët ose rethanat e luftës, sot për dallim nga dje, kanë ndryshuar në menyrë esenciale ose substanciale.
Kur e filluan dhe zhvilluan luftën e tyre çlirimtare dhe heroike- kundër regjimit dhe soldateskës kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit, komandantët ose çlirimtarët shqiptar të UÇK-së, pos luftës së egër speciale, psikologjike, subverzive ose propagandistike të Serbisë, Rusisë dhe miqve ose aleatëve të tyre në Perëndim: Kundër tyre asokohe i kishin edhe "delengjinjët e vegjël" udbist, bolshevik ose jugokomunist të konvertuar ose "transformuar" në 'demokrat institucionalist ose konstitucionalist" etj.
Ndërkohë që municionin ose armatimin e luftës, ishin të detyruar t'i bartnin me kuaj, mushka ose gomar nga Shqipëria etj.
Ukrainasit ndërkaq, nuk e kanë "fatin" e shqiptarëve të Kosovën në luftën e tyre çlirimtare dhe heroike kundër Rusisë.
Atyre iu shkojnë municioni ose armatimet me të sofistikuara ose ultramoderne me anije, avion (aeroplan) dhe mjete tjera nga Perëndimi.
Në anën e tyre, Ukraina dhe ukrainasit, i kanë si të thuash mediet, politikën, diplomacinë, finansat, kapitalin dhe opinionin e përgjithshëm ndërkombtar.
Ndërkaq, udhëheqësit ose komandatët kryesor të UÇK-së, ndodhën të paraburgosur në Den Hagë!!!
Dhe, shih ti, ata që dikur e vodhën (plaçkitën), shantazhuan, linçuan dhe kriminalizuan luftën çlirimtare dhe heroke të UÇK-së, duke përfituar nga lufta ose kriza në Ukrainë: Kërkojnë ose apelojnë për ndihma dhe kontribute të gjithëmbarshme të Kosovës për Ukrainën!
Kosova ndërkaq, nuk ka as bukë ose miell në magje.
Shih ti hashomanët ose narkomanët politik dhe parapolitik!
U mor vesh se fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai ose prej tij, Gjegjësisht nga epshi, instikti, egoja ose libidoja e tij polare, të mbushura ose stërngarkuara me "forcë" ose "enërgji" të madhe egocentrike, narcisoide, iracionale, negative etj.
Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.
Ne shqiptarët është mirë të shohim ose shikojmë vetën (vetvetën) tonë në pasqyrë.
Njerëzit trima, intelektual dhe intelegjent, mund të dallohen menjëherë nga sjelljet, qëndrimet e tyre, reagimet, opinionet...E sidomos nga pamja e jashtme.
Sidoqoftë, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, diskrepancave ose disonancave të ndryshme kognitike, linguistike, leksikologjike, aksiologjike, politike, ushtarake, diplomatike, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme, politika e jashtme ose diplomacia, duhet tè jenë globale ose universale, të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohëve në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale, universale dhe humaniste në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.
Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute mbi Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Donika Gërvallen etj. pot vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.
Njerëzit vdesin atë ditë kur nuk ndiejnë turp dhe përgjithësi për asgjë.
Trimat ose heronjtë e vërtetë, i bëjnë ose krijojnë veprat, ndërsa të mençurit ose të diturit, nga veprat e trimave dhe heronjve të vërtetë shtetror dhe nacional, e shkruajnë ose bëjnë historinë e lavdishme shtetrore, nacionale dhe politike.
Kafshët janë të paafta dhe të paditura për ato që i ndjejnë, i dijnë dhe përjetojnë, ndërsa disa "kafshë të larta"politike, diplomatike, kulturore ose informative", vetëm për ato gjëra (çështje) që nuk i dijnë dhe s'e pranojnë.