Lufta në Ukrainë dhe nevoja imanente ose përmante për Gjermaninë....!

Opinione

Lufta në Ukrainë dhe nevoja imanente ose përmante për Gjermaninë....!

Nga: Agron Shabani Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:30
Agron Shabani

Janë disa çështje dhe aspekte të dramatike, tektonike, determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane dhe atë gjithëbotërore tani e një kohë të gjatë.

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në menyrë esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determiuar edhe raportin e forcave së bashku me marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare.

Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marëdhënieve ndërkombtare, të bie në dy rirrjeshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë.

Gjermania është lokomotiva ose fuqia kryesore e Europës dhe UE-së, dhe njëra prej pësë fuqive (superfuqive) kryesore të globit.

Për shkak të ndikimit dhe fuqisë së saj shkencore, kulturore, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë: U mor vesh se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombtare.

Në këtë frymë, qeveria e re gjermane- nën drejtimin e Kancelarit të mençur ose intelegjent (Olaf Scholz) e kanë sjellur një freskim dhe relaksim të përgjithshëm në UE-së, Nato, G-7, OKB-së etj.

Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane, dhe njeri prej shtetëve më të respektuara dhe influecuese në botë.

Aty është edhe Albioni Krenar ose Britania e Madhe së bashku me vlerat, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura globale ose universale.

Lidhjet e ndryshme mbretërore (monarkiste), dinastike, historike, antropokulturore, antropohistorike, antropogjenetike, antropolitike dhe të tjera në mes gjermanëve dhe anglosaksonëve ose britanikëve, janë të shumëta dhe të shumëfishta.

Të "rrahur", kalitur ose të lagur nga të gjitha anët, nga ujërat e detit ose oqeanit, njerëzit ose populli (kombi) i ishullit anglez ose britanik, thonë se janë shumë trima, fisnik, temperament, krenar dhe shumë të mençur ose intelegjent, si gjermanët.

Anglo-saksonët dhe gjermanët, me përjashtim të etapave ose periudhave të dominimit të romakëve ose vikingëve në kohëra dhe hapësira të ndryshme, apo atyre të dy luftëtave të mëdha botërore, nuk e kanë njohur dhe s'e kanë pranuar kurrë tutelën ose sundimin e huaj. Absolutisht kurrë.

Ndërkohë që njerëzit e Anglisë dhe Gjermanisë, ishin ata që e ngritën, ndërtuan dhe fuqizuan SHBA-së në superfuqinë kryesore të globit.

Se këndejmi, me tepër se gjysmën e popullsisë së SHBA-së, e përbejnë njerëzit e racës së njohur (kualifikuar) ariane ose anglo-saksone me origjinë nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

S'do mend se aty ku sunduan ose dominuan gjermanët dhe anglo-saksonët e kulturuar, të civilzuar, të mençur ose tepër intelegjent, përveç tjerash i kanë lënë gjurmët e pashlyera të kulturës, civilimizimit, përparimit dhe mentalitetit të shkëlqyer industrial, teknologjik, shkencor, kulturor, ekonomik etj.

Ndryshe nga kjo, anglezët (britanikët), francezët dhe gjermanët, shpeshherë nuk e çuar aq fortë mirë me njëri tjetrin.

Ndonëse, francezët si miq dhe aleat tradicinoal të Rusisë, sikur ishin aq shumë të interesuar edhe për ngritjen e një force nukleare ose atomike të UE-së (në formën ose profilin e dikurshëm "force de frapè")-si barazpeshë ekulibruese në mes Natos (kryesisht SHBA-së dhe Britanisë Madhe) e Rusisë.

Gjermanët si duket e kundërshtuan dhe varrosen planin e përbashkët ruso-francez.

Ndërkaq, ish politikani i njohur francez, Zhak Atali, nga fobia, paranoja, urrejtja ose xhelozia e pafshehur ndaj tyre, dikur do e quante ose kualifikonte Gjermainë si "paciente" ose të "sëmuarën e madhe dhe kryesore të Europës ose UE-s, e cila sipas tij ,kurrë nuk do jetë e njejtë dhe barabartë me Francën e madhe nukleare ose atomike"!  Nejse!

Gjermania e tërheq, piloton ose komandon lokomitivën e kompozicionit të përbashkët europian e jo Franca ose Italia.

Ka zëra që thonë se nga frika e ngrijes së ndonjë "aleance sekrete ose separate", respektivisht të ndonjë "pakti anglo-gjermano-amerikan" në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Serbia (me dorën e zgjatur të Francës dhe dikujt tjetër (me instruksionet paraprake të Rusisë)-mund të çeli ose hapi "kutinë e pandorës"-lidhur me një luftë të re shqiptaro-serbe në Ballkan, e cila do e nxirrte Rusinë "faqebardhë" nga lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë.

Ky zatën ishte edhe mesazhi indiskret ose interaktiv i vizitës së funfit të Kryediplomatës gjermanr (Analena Bearbock) në Kosovë.

Edhe industria ushtarake ose luftarake e Rusisë, në esencën ose substancën e saj, ndodhët e varur nga shkenctarët, respektivisht nga industria dhe teknologjia e lartë gjermane. E sipas shumë gjasave, edhe ajo nukleare ose atomike, edhe pse Gjermania zyrtarisht nuk është fuqi nukleare ose atomkke.

Gjermanët dhe anglo-amerikanët, janë miqtë, aleatët dhe gardianët kryesor të Kosovës dhe shqiptarëve. Të kroatëve dhe Kroacisë-gjithashtu. 

Ndryshe nga kjo, duke filluar që nga Konrad Adenaueri, Helmut Scmidti dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik. Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë.

Në këtë kontekst, Europa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trende të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”,sipas vizionëve tè shquara tè ish Kabcelares gjermane, Dr. Angela Merkel.

Se këndejmi, një vit pasi kriza finansiare dhe kredidhënëse e kishte kapluar ose pushtuar Europën, vëmendja e liderëve ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes. 

Ndërkohë që kriza asokohe nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe për një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar dhe trazuar nga luftërat ose konfliktet e ndryshme? Si mund të përqasej ose ravijezohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i financëve dhe kapitalit, me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq? 

Në këtë kontekst, gjermanët kishin kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, mbrojten dhe shpëtuan shumë vende pune. Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale ishin lënë ose shtyrë për më vonë si lufta në Ukrainë etj.

Në Bruksel ose Uashington, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani. 

Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, vigjilent dhe patriot, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm.

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse kontinenti dhe globi ynë do shpëtojnë nga Lufta e Tretë Botërore, pas gjithë asaj që po ndodhë në Ukrainë...?!

Pa i harruar këtu edhe 'luftërat tregtare', ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së, UE-së, Kinës dhe Rusisë (....).

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane, gjatë kohëve të fundit, kishin njohur (shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme industriale dhe konomike në të gjithë globin. 

Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, fiskale, finansiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" europian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme  të BE-së: Ka kohë që bëjnë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët" europian në të ardhmen.

Duke iu referuar shkencave politike:

Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera nè kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera, parime, narrativa dhe postulime tè larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) tè monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, tè anès njerèzore ose antropologjike nga ana jonjerèzore ose antropomorfologjike etj.

E kemi cekur shpesh se: nga "bota e dikurshme bipolare ose dypolare: Bota e sotme postbllokiste ose neobashkohore, sikur është futur ose ka kaluar në një" botë të re" multipolare ku SHBA-s, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, Gjermania dhe Franca do e kenë fjalën kyesore në 'masivin e madh' të politikës dhe sigurisë globale.

 SHBA-s si fuqia ose superfuqia më e madhe ushtarake, ekonomike, industriale dhe teknologjike e globit, Kina si shteti më i madh i botës për nga numri i banorëve dhe ekonomia e dytë e globita pas SHBA-s, Rusia si shteti më i madh i globit me sipërfaqe tokësore ose gjeografike, si fuqi madhe nukleare ose atomike, apo si trashegimtare e njohur ushtarake dhe politike e BRSS-s dhe "Traktatit të Varshavës" nga koha e ish luftës së ftohtë dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe Republika Federale e Gjermania si lokomotiva ose fuqia (superfuqia) kryesore UE-s (BE-s) dhe njëra prej katër fuqive kryesore të globit, Britania e Madhe, Franca dhe Japonia si fuqi të njohuta ushtarake, industriale dhe ekonomike e kështu me radhë.

Se këndejmi, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, ekonomike, konceptuale, ideologjike etj.

U mor vesh se termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (

shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

Ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë "të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët", kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond.

 Karl Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! "

Ndonëse, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe "kombëve të reja" artificiale ose johistorike etj. Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.

Ndaj, sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Ndaj, duhet ditur se cili është caku ose 'ylli polar" i një politikani, strategu ushtarak, diplomati ose kryediplomati.

Të gjitha këto së bashku, në forma ose mënyra të ndryshme eskterne ose eksplikative, sikur i bëjnë akoma më të komplikuara dhe të paqrta zhvillimët e përgjithshme dramatike në Ukrainë së bashku me vazhdimin e dialogut të gjatë ose maratonik në mes Kosovës dhe Serbisë me moderimin, kujdestarinë ose sponsorizimin e UE-së.

Umor vesh se Gjiganti i njohur industrial ose ekonomik i "Trepçës" së bashku me Ujmanin si dhe asetët ose resursët tjera kosovare, do jenë kryefjala, kryeformula ose kryesinteza e dialogut në fjalë në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në "Trepçë" se këndejmi, të gjithë duan të kanë hise....Edhe shqiptarët, edhe serbët, edhe, edhe....!!!

 Siç dihet, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë, të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe "zbuluar" në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. 

Ndërkaq, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme kontinentale (europiane) dhe interkontinentale (gjithëbotërore) -në një masë tepër të madhe u kanë shkuar për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal.

Kjo për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel kontinental dhe interkontinental: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkupton mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura shtetrore dhe nacionale të tregut global të vlerave dhe kapitalit. 

P.S.

Marëshimet dhe invzionet e njohura ushtarake ose luftarake të Napoleon Bonapartës në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Qëndrore, Rusi, Azi, Afrikë, Spanjë etj....Tek popujt dhe vendët e ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me largë: Atëbotë pos tjerash, e kishin nxitur dhe stimuluar edhe patriotizmin e zjarrtë shtetëror, nacional dhe historik. Përkatësisht, ringjalljen e vetëdijes dhe ideologjisë së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në sfond.. Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike. E sidomos tek populli ose kombi i madh gjerman etj.

Se këndejmi, grofi (baroni) i njohur Valentin von Stein dhe kancelari i atëhershëm i Mbretërisë së Prusisë, Karl August von Hardenberg, thuhet të kenë qenë arkitetktët ose instruktorët e parë ose kryesore të "Aleancës së Rajnës" (18O3-18O7); nga e cila do lindnin si te thuash edhe idealet, vizionet dhe konceptët e para shtetërore, nacionale dhe reformatore në domenin e rregullimit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik të ish Mbretërisë së Prusisë etj. Duke u konfirmuar dhe justifikuar edhe ne kuader te se ashtuquajtures " Paqes se Schönbrunnit" me 18O9 etj.

Reformat e njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Valentin von Steinit dhe Karl August von Hardenbergut, përveç tjerash e sollën edhe betejen (luftën) e njohur të Leipzigut me 1813, të njohur si "beteja dhe fitorja e madhe e popullit" -kundër ushtrisë së fuqishme të Napoleon Bonapartes me 1813.

Pa i harruar këtu edhe luftërat ose betejat e njohura të Trafalgarit ( me 18O5) dhe Vaterlosë (1814). Respektivisht, fitoret e njohura të "forcave të koalicionit të madh" ne luftë kundër Napoleonit -nën komanden e admiralëve dhe gjeneralëve të shquar anglo-gjerman si Nelson, Welington, Blücher dhe të tjerë. 

Me fjalë tjera, natyra ose historia e marëdhënieve ndërkombtare, është e ndërlikuar ose tepër komplekse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat