Pas kërcënimit të rendit të ri botëror nga terrorizmi global, nga kriza energjetike dhe financiare dhe shtimi i regjimeve autoritare dhe aleancave të tyre të reja trans kontinentale, bota po përballët me “kthim të historisë”.
Në fund të dekadës së parë të këtij shekulli Euro-Azia po imponohej si rajon me peshë gjeostrategjike, sepse ajo që në të kaluarën ishte rruga e mëndafshtit, në fillimi të këtij shekulli u bë rrugë energjetike. Ky kontest i ri gjeopolitik nxori mbi sipërfaqe rëndësinë e Gjeorgjisë, Ermenisë, Kazakistanit, Turkmenistanit, Krimesë dhe Ukraninës.
Si rrjedhojë e këti kontesti gjeopolitk pasoj konflikti në mes të Rusisë dhe Ukraninës, si rezulltat hapi një kapitull të ri në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, tani bota po përballët dhe është furur në rrezik të luftës së tretë botërore, duke ditur se Rusia në vazhdimësi po kërcon shtetet anëtare të NATO-s, me kërcnim berthamor, në rast të mbështjetjes së shtetit të Ukrainës.
Jo rastësisht Presidenti i SHBA-së, Joen Bieden zgjodhi rrugën e zgjidhjes së konfliktit të armatosur në mes të ukranisës dhe rusisë me mjetet e sanksione ekonomike, për ti ikur luftës së tretë botërore, e cila do të ishte me pasoaj katastrofike për mbarë njerëzimin.