Pse Ramush Haradinaj kërkoi burgosjen e kryeministrit Kurti, prej cilës gjë frikësohej?

Opinione

Pse Ramush Haradinaj kërkoi burgosjen e kryeministrit Kurti, prej cilës gjë frikësohej?

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:41
Adem Bytyçi

Përcolla me vëmendje diskutimet thuajse të të gjithë deputetëve në seancën e parlamentit të Kosovës , datë 15 mars 2022. Diskutim më të "mençur ", e më vizionar dhe të çuditshëm se ai i Ramush Haradinaj, nuk kishte.

Duke dëgjuar diskutimin e Ramushit tamam u binda se kishte të "drejtë" kur i bënte “hygjym” postit të Presidentit të Kosovës, sepse kurrë Kosova prej që ekziston si shtet nuk ka "pasur" 8 dhe as që do të ketë president si Ramush Haradinaj.

Në saje të diskutimit të z. Ramush Haradinaj këto ditë në Parlament nuk qe e vështirë të kuptohej se sikur z. Ramush Haradinaj të ishte president apo kryeministër, qytetarët e Kosovës do t'i kishin pensionet dhe rrogat më të "larta" në rajon dhe qe besa mund të hanin ndoshta edhe me lugë të "arit".

Për këtë nuk duhet dyshuar sepse kur ishte kryministër Haradinaj standardi i popullatës në Kosovë ishte në nivelin shumë më të "lartë" se që është sot në qeverinë Kurti dhe pensionet e rrogat ishin dyfish më të "larta "se në qeverinë Kurti dy.

Atë që u mundova, por nuk arrita ta kuptojë ishte pse z .Ramush Haradinaj në këtë seancë të parlamentit kërkoi burgosjen e kryeministrit Kurti, a thua frikësohej se do të arrestoheshin hajnat apo kishte parasysh diçka tjetër?!

Tani, sidoqoftë të mbetemi me shpresë se z. Ramush Haradinaj, pas 4 vitësh të bëhet kryeministër apo president i Kosovës për ta bërë Kosovën "Zvicrën" e Ballkanit siç thoshte Kadri Veseli i PDK-së, dikur.

"Lum" populli, që i ka këta politikanë, xhepat e tyre i lënë "zbrazët", duke u munduar për t'ia mbushur xhepat e qytetarëve. Këso politikanë dhe udhëheqës i "duhen" Kosovës për t'i mos lënë qytetarët të heqin keq në këtë kohë krizash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat