Global Civics, propozon të kuptohet qytetaria në një kuptim global apo botëror si një kontratë shoqërore midis të gjithë qytetarëve të botës në një epokë ndërvarësie dhe ndërveprimi.
Përhapësit e konceptit e përkufizojnë atë si nocionin se ne kemi të drejta dhe përgjegjësi të caktuara ndaj njëri-tjetrit, thjesht nga fakti i të qenit njerëzor në tokë.
Mbrojtësit e nocionit përpiqen të demonstrojnë se si është e mundur të imagjinohet qytetaria globale.
Sipas këtij nocioni, në një botë gjithnjë e më të ndërvarur, qytetarët e botës kanë nevojë për një orientim që do të kornizonte mendësitë në një shkallë globale dhe do të krijonte një ndërgjegje të përbashkët dhe ndjenjën e përgjegjësisë globale në lidhje me çështje specifike botërore si problemet mjedisore dhe përhapja bërthamore.