Me kë është Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës: me Serbinë apo Dardaninë?

Opinione

Me kë është Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës: me Serbinë apo Dardaninë?

Hafiz Shala - New York Nga Hafiz Shala - New York Më 26 mars 2022 Në ora: 23:54
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama

Paul Joseph Gebbels ishte një politikan i Gjermanisë naziste, lider i distriktit të Berlinit dhe shef i propagandës për partinë naziste nga viti 1933 deri në vitin 1946.

Ishte njeriu më i afërt dhe i përkushtuari i Adolf Hitlerit. Ai ishte avokuesi më i ashpër i diskriminimit, duke e përfshirë edhe ekstreminimin e hebrejve gjatë holokaustit.

Gebels, vdes tragjikisht nga vetëvrasja më 1 maj të vitit 1945 në moshën 47 vjeçare. Pra, vdekje ashtu sipas veprave, të cilat i ka bërë në bazë të urdhrave të Hitlerit, sikur çdo kriminel, të cilët, ose vetëvritën ose i helmojnë sikur Stalinin, Millosheviqin dhe sikur “po i këndohet kënga”, edhe diktatorit e kriminelit të shekullit 21, Vladimir Putin.

Nuk është më rëndësi se kush punon e bashkëpunon në Serbi me Vuçiqin, sepse, ai mu ashtu si Putini të gjitha frenat e pushtetit i ka në dorë pra, politikën, “demokracinë” ushtrinë, informatat, ekonominë, me një fjalë të gjitha poret dhe resurset e shtetit fashist, përmes Gebelsëve të tij të përkushtuar dhe të besuar.

Ky, nuk është problemi im që unë po merrem tani me të se çka bën ky diktator dhe kriminel, ish Ministër i Informatave të Millosheviqit, i cili së bashku me të, ushtruan gjenocid ndaj popullit shqiptar të Dardanisë në vitin 1999.

Ndërhyri NATO e udhëhequr nga SHBA, për të na nxjerrë nga goja e bishës së tërbuar i cili i kishte parapërgatitur detajisht të gjitha planet për likuidimin, dëbimin, asimilimin dhe nënshtrimin edhe asaj pjese të vogël të mbetur.

Kur e gjithë bota demokratike e civilizuese perëndimore, në shenjë solidariteti dhe humaniteti, i gjykoi këto veprime barbare të ushtrisë, policisë dhë paramilitarëve të Millosheviqit dhe Vuçiqit ndaj shqiptarëve të Dardanisë, duke marrë pjesë edhe në kuadër të NATO-s me ushtritë dhe teknikën e tyre ushtarake, Gebelsit të Millosheviqit i bashkangjitet duke e përkrahur dhe bashkëpunuar me të, për fatkeqësinë tonë kombëtare, edhe i ashtuquajtur për turpin tonë, kryeministri me gjysmë emër shqiptar i shtetit amë Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama.

Kryetitulli i këtij shkrimi, kërkon një përgjigje nga shqiptarët e Shqipërisë, duke e ditur se atje ka pasur, ka dhe do të ketë patriot të shquar, rilindasë, të cilët ia kanë dhënë kahjen dhe drejtimin çështjes kombëtare duke u organizuar politikisht e ushtarakisht dhe pa hezitim shqiptarët e Dardanisë, edhe kur ishin bashkë, por edhe të ndarë, ata, kurrë nuk hezituan që t’u përgjigjen thirrjeve dhe bashkangjitjeve në beteja dhe luftërat e përgjakshme kundër serbo-sllavëve e grekëve dhe aleatëve të tyre në mbrojtje të kufijve, të cilët, për fatkeqësinë tonë, ato u copëtuan pamëshirshëm, herë në veri e herë në jug, pjesë në të cilat ende jetojnë ato kombe që pa dhimbje përsëri, insistojnë dhe kërkojnë pjesë tjera duke hasur në bashkëpunëtorë, argatë dhe tradhtarë me dëmkë sikur kryeministri më ndër me thënë i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama.

Kur Gebelsi i Millosheviqit, Vuçiq, e ka futur në xhep kryeministrin shqiptar të Shqipërisë së sotme, i cili në baza ditore kërcënon Dardaninë me ndërhyrje ushtarake, kur i fton serbët e veriut që të shprehin mosdëgjueshmërinë qytetare ndaj organeve shtetërore të Dardanisë, duke i ftuar policët, gjykatësit, anëtarët e qeverisë dhe ministrave t’i braktisin institucionet e Dardanisë, duke i nxitë serbët e veriut nën kërcënime që t’i zbatojnë urdhrat e Beogradit, që të demonstrojnë dhe të krijojnë incidente, Edvin Kristaq Rama, me sjellje antikombëtare, i ofron limanin e Durrësit Vuçiqit për t’u furnizuar me naftë.

Në Samitin e shteteve anëtare të NATO-s, përderisa Presidenti i Kroacisë, zoti Zoran Milanoviq bëri kërkesë publike zyrtare në emër të shtetit që Dardania menjëherë të pranohet në NATO, kryeministri i shtetit amë, që ne dardanët e konsideruam gjithmonë si shtet amë, jo vetëm që heshti, por edhe foli fjalë të mira për Serbinë, u zgërdhi dhe e shikoi me ironi, por edhe me xhelozi inatqore, sepse, po ia qartë vëllaznillëkun me kriminelin Vuçiq.

Qytetarët e Shqipërisë, duhet t’i japin përgjigjje kësaj pyetje që i bëhet nga shqiptarët e Dardanisë: a jeni me Serbinë apo me Dardaninë?!

Dhe, përgjigjja e vetme dhe e besueshme është që në Parlamentin Shqiptar të nxirret Rezolutë me të cilën, kryeministrit t’i kërkohet, distancimi nga qëndrimet e Serbisë, me përcaktimin e saj pro-Rusisë dhe kundër Evropës, dhe së dyti, përderisa Serbia në baza ditore shpreh armiqësi ndaj shqiptarëve të Dardanisë, Shqipëria t’i ngrijë marrëdhëniet me Serbinë, duke i bojkotuar ato, politike, diplomatike dhe ekonomike deri në ndryshimin e qasjes dhe njohjen e Dardanisë.

Nëse Serbia nesër hynë në iluzione ta sulmojë Dardaninë, a duhet ta ruajmë shpinën nga Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës?

Ky, pra Edvin Kristaq Rama, po bëhet një Gebels i Enver Hoxhës dhe i Fatos Nanos, një bashkëpunëtor i Millosheviqit në të njëjtën mënyrë sikur bashkëpunimi i këtij me Gebelsin e Millosheviqit, Vuçiqin.

Nano, nga Kreta, iu pat dërguar dardanëve porosi duke ua bërë me dije se kryeqyteti i tyre është Beogradi, ndërsa, ky i sotit, Serbisë po ia bënë me dije se, nuk ka nevojë të ruhet nga Shqipëria, në të vërtetë, do t’i dal në ndihmë ekonomikisht duke i mundësuar që kur bojkotohet Rusia me rastin e pushtimit të Ukrainës duke ushtruar gjenocid, ky, i hap rrugë Serbisë fashiste që jo t’i bojkotojë prodhimet e saj, por ky shkon edhe më larg që nëse Evropa dhe Amerika me të drejtë ishte dashur t’i vendosin sanksione ekonomike, ky do ta përkrah Serbinë.

Edhe një herë, vërejtje serioze shteteve të Quint-it, të cilat, kur Dardanisë i kërkojnë lëhtësisht për të lëshuar pe sipas kërkesave të Serbisë, siç ishte rasti i fundit me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Dardani, anipse, Qeveria e Dardanisë i kërkoi që të bënte kërkesë zyrtare dhe të merren vesh, Serbia e refuzoi këtë. Shtetet e Quint-it,u  shprehën keqardhje organeve shtetëtore duke mos u lëshuar në asnjë moment se ku ishte qellimi i Vuçiqit, i cili, para hundëve dhe syve të tyre, i fton serbët e veriut për konflikt, ndërsa, në anën tjetër iu kërkon atyre që, të largohen nga shërbimet policore, të mos marrin pjesë në ushtrinë e Dardanisë, i fton gjykatësit ta bojkotojnë ndarjen e shërbimit të drejtësisë.

Zotëri, une pajtohem në këtë moment me Kryeministrin Kurti, kur thotë se Dardania është shtet sovran dhe i pavarur, që, e ripërsëritën Presidenti Biden dhe Sekretari Blinkën, që i bjen se Dardania ka President/te, ka Kryeparlamentar dhe ka, Kryeministër.

Zotëri, edhe ju, më në fund duhet të mësoheni me vendosmerinë e udhëheqjes së saj, që nuk ishte më parë, në mbrojtje të pakompromis të interesave shtetërore, për çka edhe populli me shumicë votash i votoi si asnjëherë më parë, nuk do të lëshojnë pe në kundërshtim me Kushtetutën dhe aktin e shpalljes së pavarësisë.

Shqipëria, e as kryeministri i saj, nuk mundet të ulën në dy karrige ashtu sikur po vepron miku i tij e Gebelsi i Millosheviqit, Vuçiq.

Nëse kryeministri heziton t’i ndryshojë qëndrimet, obligim të cilin ai ka marrë ndaj Vuçiqit, duhet të vihet votëbesimi në parlamentin shqiptar ose, ta vërtetoni, miqësinë me Serbinë dhe jo vëllaznillëkun me Dardaninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat