Atdhedashuria nuk matet me llafe por me vepra!

Opinione

Atdhedashuria nuk matet me llafe por me vepra!

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 mars 2022 Në ora: 14:21
Adem Bytyçi

A kemi të bënim me atdhedashuri të rreme, kur ca figura politike për çdo ditë, në çdo emision , në çdo konferencë për shtyp, në të gjitha takimet me përmbajtje dhe karakter politikë dhe kombwtar pohonin: Mbi të gjitha interesat është interesi i Kosovës dhe interesi i popullit të Kosovës, ndërkaq, kur ishte në pyetje zgjedhja e Presidentit - Presidentës të shtetit harronin të gjitha ato që i i kishin thënë, edhe politikani më i padijshëm e synonte këtë post pa menduar absolutisht se a ishin apo jo në gjendje për të përfaqësuar me dije, përgjegjësi dhe dinjitet postin e Presidentit - Presidentës së Republikës.

Situatën e bënin edhe më shumë sa për të qeshur po aq edhe për të qarë, kur shihej se postin e Presidentit- Presidentës e synonin të gjitha partitë politike me kandidatët e tyre, duke pohuar se, përveç kandidatit të partive të tyre, partia nuk do të votonte as një kandidatë të ndonjërës nga partitë tjera.

Ky mbetet një shembull shumë i keq që tregon se, akoma elita politike e Kosovës nuk ka arritur shkallën e formimit të duhur për të ndërtuar shtet dhe zgjedhë në mënyrë të drejtë dhe demokratike përfaqësuesit më të lartë të institucioneve demokratike dhe shtetërore sipas meritave ,e jo pazarëve të partive politike...

Zgjedhja Presidente e Kosovës znj.Vjosa Osmani, ishte dhe mbetet zgjidhja e duhur, sepse nuk do të zhgënjehen qytetarët e Kosovës, ngase brenda dhe jashtw vendit do t’ia ndritë fytyrën dhe imazhin e shtetit të Kosovës.

Kosovës i duhet një President – Presidente, që përveç aftësive tjera, në takimet dhe komunikimet me personalitetët ndërkombëtare nuk i duhet përkthyes dhe as ndërmjetësues për t'i thënë se çka duhet të flas dhe si duhet të flas, pra kjo është zonj.Vjosa Osmani, të cilën pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës e dwshiruan dhe prandaj edhe e zgjedhen për Presidente të shtetit të tyre.

Sot z.presidente e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu , po ia zbardh ftyrën dhe imazhin e Kosovës në të gjitha samitet dhe takimet ndërkombëtare .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat