Ata të cilët lejuan Serbinë të organizoj zgjedhje në Kosovë siç dëshironte ajo, po thonë se vendet e QUNTIT, kurrë me të ashpra nuk kanë qenë ndaj qeverisë se Kosovës, pasi që kjo e fundit është kundër zgjedhjeve të Serbisë ne Kosovë.
Pra, kjo mendësi e tyre kësisoj e sollën pakon e Ahtisarit që pranuan një grusht serb me defunksionalizu shtetin kur të dëshirojnë ata, sa që as qeverinë nuk mund të formoj Kosova pa votën e tyre.
Kësisoj e sollën e pranuan decentralizimin një grusht serb komunat e tyre.
Kësisoj e sollën e pranuan demarkacionin me Maqedoninë e Malin e Zi, tkurrjen e vendit.
Kësisoj e sollën e pranuan Gjykatën Speciale, dukë thënë se vendet e QUNTIT, po dëshirojnë. Vendet e QUNTIT, po ama Serbia po i realizon ambiciet e saj mbi Kosovën përmes këtyre shteteve.
Kësisoj e hoqën edhe taksen ndaj produkteve serbe.
Mos të harrojmë se shtete e QUINTIT, në fillim e kishin quajtur UÇK-në terroriste.
Dhe nga ky kontekst opozita dhe mediat me mirë është të rreshtohen ne mbrojtje të interesit të shtetit e qeverisë, sesa ne interesin e Serbisë përmes vendeve të QUNTIT që po e mban pengë e të izoluar Kosovën.
Po ashtu opozita dhe mediat nuk do të duhej të gëzohen edhe në rast se bie qeveria nga konsistenca ndaj Serbisë e mbështetur nga vendet e QUINTIT, sikurse që e kishin rrezuar qeverinë Kurti 1 me Grenellin për ambiciet e Serbisë ne Kosovë, me disa parti ne vend të etura për pushtet.
Ndërkohë Serbisë po ja hapin dyert gjithandej dhe e mbështesin ne mbajtjen e zgjedhjeve ne Kosovë siç dëshiron ajo dhe asesi siç është ne praktikat ndërkombëtare që kërkon qeveria e Kosovës. Prandaj me mirë është me humb duke rezistuar se sa me humb duke u nënshtruar.