Pa diskutim që arsimi është pasqyrë e një kombi, faktor kyç ku buron forca e shtetit dhe e njeriut, forca e arsimit përbën cilësinë e kulturës së popullit, shkolla është çerdhja kryesore e transmetimit dhe marrjes së dijës.
Libri dhe mësuesit janë shtyllat kryesore që zhvillojnë dhe transmetojnë dije, duke u nisur nga niveli parashkollor e duke vijuar deri në skajin më të lartë si Universitetet.
Arsimi i pas luftës ka pasur dobësim të ndjeshëm ku libri është bërë i papërfillshëm në marrjen e dijes,, duke mos u shfletuar pavarësisht që sa më shumë të lexosh do e kuptosh se sa pak di, dija sot fatkeqësisht po bazohet tek teknologjia e informacionit, mirëpo librin asgjë nuk mund të zëvendësojë.
Me pak fjalë mbetëm shumë i zhgënjyer kur shoh degradim në sistemin arsimor në të gjitha nivelet duke filluar nga niveli fillor e deri tek ai universitar.
A thua ku na shpije kjo gjendje, sa kohë duhet që arsimi si shtyllë kryesore e shtetit të pësoj reforma rrënjësore në të gjitha nivelet?
Kur dihet mirëfilli se një arsim i këtij niveli nuk prodhon asgjë por vetëm analfabet dhe shkatërrues të kësaj shoqërie.
Ky është realiteti i arsimit sot. Një gjendje e cila sot po mbretëron në arsimin shqip është mjaftë tronditëse kur dihet se arsimi është shtylla kryesore e shtetit.
Unë, nuk po kuptoj dot një çështje edhe sa kohë duhet që antivlerat në arsim të shndërrohen në vlerë dhe e kundërta.
Kjo gjendje e mjerueshme në arsim po krijon destabilitet në të gjitha nivelet arsimore e si epilog po kemi ngecje e përjashtim nga instancat relevante ndërkombëtare.