Kosova dita ditës po dëshmohet se është shtet

Opinione

Kosova dita ditës po dëshmohet se është shtet

Nga: Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:54
Qeveria e Kosovës

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përshëndetë dhe përkrah vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që në Kosovë të mos organizohen zgjedhjet e shtetit të Serbisë.

Mos lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë të Serbisë, nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, është një vendim i qëlluar, me vend dhe sinjal i qartë së karshi Serbisë ka ndryshuar qasja e shtetit tonë, qasje e cila në të kaluarën ishte e pasinqertë dhe tepër e dëmshme për shtetin tonë dhe të ardhmen e Kosovës.

Vendimi i Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, duhet përkrahur nga të gjithë, pozitë e opozitë dhe mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me gjitha kapacitet e saja e përkrah këtë vendim të kryeministrit Kurti, i cili ka ndaluar mbajtët e zgjedhjeve të shteti serb në Kosovë, vendim i cili po mbron kushtetutën dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, dhe me këtë po dëshmohet dita ditës së Kosova është shtet.

Me mos mbajtjen e referendumit dhe tash e zgjedhjeve të shtetit serb në shtetin e Kosovës, është dëshmi e qartë së Serbia ka marrë mesazhe të qartë se me në republikën tonë nuk mund të beje çka të dojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat