Me shpërbërjen e Rusisë duhet të shpërbëhet edhe Serbia !

Opinione

Me shpërbërjen e Rusisë duhet të shpërbëhet edhe Serbia !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 prill 2022 Në ora: 19:32
Sherif Ramabaja

Ashtu siç po shkojnë gjërat, askush nuk do të mund ta shpëtoi shpërbërjen e Rusisë. Diktatori Putin duke u munduar që ta rikthente Rusinë ashtu siç ishte në kohën e BRSS, do ta shpejtoj shpërbërjen e saj, që me pasojat duhej të merret perëndimi pastaj.

Në fakt diktatori Putin synim kishte shkatërrimin e EU, Natos dhe perëndimin duke insistuar largimin e SHBA nga Evropa, por po i ndodhë e kundërta.

Tash kur llogaritet me shpërbërjen e Rusisë lind pyetja : çdo të ndodhë me Serbinë, e cila ishte dhe është një satelit e Rusisë?

Me Serbinë do të merret EU, por po ashtu Ballkani Perëndimor do të duhej që të dal me një program të përgaditur në vendimarrjen për rolin dhe fatin e Serbisë, sepse ne ballafaqohemi drejtpërdrejtë me Serbinë e jo EU.

 Ne i ndiejmë dhe i kemi ndier pasojat e saj në kurrizin tonë e jo EU. Dhe po ashtu ne e dijmë se çka kemi përjetuar me shekuj nga një krijesë e tillë artificiale.

Shqiptarët me popujt e tjerë të Ballkanit do të duhej të merrnin rol më aktivët në këtë drejtim dhe do të duhej ta pareqisnin kërkesën mbi shpërbërjen e Serbisë.

Një shpërbërje e tillë do ta qetësonte Ballkanin dhe Evropën përgjithmonë.  Procesevet integruese dhe zhvillimi i rajonit, pa kurrfar pengesash do të merrnin hov.

Me një shpërbërje të tillë Kosova do të kërkonte që t´i ktheshin territoret e pushtuara nga Serbia që nga koha e Lidhjes Shqiptare, sidomos do ta kthente  Nishin vendëlindjen e perandorit ilir Konstandinit të Madh.

Po ashtu Vojvodina do të duhej të vendoste, t´i bashkohet Hungarisë apo të bëhej njësi e pavarur.

Me Malin e Zi, Bosnjen e Maqedoninë po ashtu do të duhej të bisedohej për kufijtë e tyre që lidhen me Serbinë.

Ballkani Perëndimor i bashkuar do të duhej që bashkësisë ndërkombëtare t´ia paraqiste projektin e shpërbërjes së Serbisë, si alternativën e vetme të zgjidhjes së një çështje, e cila gjithmonë ka prodhuar vetëm konflikte.

 Rusia duke u munduar që ta shtrinte ndikimin e saj në Ballkan, e shfrytëzonte Serbinë për arritjen e qëllimeve të veta, e cila pastaj tërë rajonin e terrorizonte duke pushtuar terroret e fqinjëve, e sidomos të shqiptarëvëve.

Si dëshmi e fuqishme për shpërbërjen e Serbisë duhet të merret shkaku se ajo ishte shkaktare e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, si dhe terrori i saj gjatë Luftave Ballkanike ndaj popujve fqinjë, e sidomos ndaj shqiptarëve.

Po ashtu, dëshmi për shpërbërjen e Serbisë duhet të jenë po ashtu luftërat e fundit të cilat i zhvilloi kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës duke kryer shkatërrime, ndjekje, përdhunime, masakra dhe vrasje masovike në popullsinë civile, gra, pleq, fëmijë dhe njerëz të paarmatosur.

Ballkani Perëndimor duhet të jetë i gatshëm dhe i përgaditur që me shpërbërjen e Rusisë, duhet që t´i ketë po ashtu planet e gatshme për shpërbërjen e Serbisë.

Do të ishte naivitet të pritet gjithëçka prej EU, pa pasur iniciativa vetanake që lidhen drejtëpërdrejt me fatin e popujve të kësaj pjese të Evropës.

Nuk duhet të nisemi se ne nuk na kan pyetur dhe as tash e tutje nuk do na pyesin në vendimarrje të tilla.

 Në perëndim nuk vlenë maksima: nëse sot të refuzojnë, nuk do thotë që nesër nuk do ia arrish qëllimit. Duhet vetëm të punosh dhe të jesh këmbëngulës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat