Regjistrimi nuk është regjistrim, por tradhti kombëtare

Opinione

Regjistrimi nuk është regjistrim, por tradhti kombëtare

Nga: Gjyla Celiku Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:14
Gjyla Celiku

Maqedonia e Veriut streha e popujve me nacionalitete të ndryshme, manipulime të ndryshme dhe pazare politike.

Regjistrimi në këtë shtet është problem i kahmotshëm, lojë politike e ndaluar nga Gruevski dhe Ali Ahmeti në kohën gruevskiane, dëshmi janë inqizimet. Loja vazhdoi me politikën zaeviane e cila e realizoi, por me pazare sikur në të jemi pronë e tyre duke na shitur e blerë sipas matematikave politike.

Filloi me probleme aq sa të villej nga përkthimi në gjuhën shqipe. Reagova, e ndryshuan.

Vazhduan me probleme, i njëjti person mund të regjistrohej 100 herë. Reaguam, e ndryshuan.

U organizuam fuqishëm dhe u regjistruan dikund 210 000 shqiptarë në diasporë, mos gabofsha. E ndalën për të demotivuar. Vazhdoi loja me shtyerje të regjistrimit. E arritën qëllimin e demotivimit të diasporës megjithëse ne vazhdonim. Filloi sërish regjistrimi që të arsyetohet projekti dhe fondet nga BE sa për sy e faqe, jo reale për shqiptarët dhe etnitë tjera.

Shqiptarët i kishin paraparë nën 30% dhe në një deklaratë Ali Ahmeti thotë që "ju mund të thoni që edhe 200000 ose 300000 kanë ngelur pa regjistruar", a thua e di saktë edhe sa kanë ngelur?

Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë në asnjë formë këtë regjistrim të tenderizuar pasi kombi nuk është tender dhe numri i kombit është ndikimi i tij.

Nëse politika e pushtetit e sheh kombin tender, fondacion dhe projekt që duhet realizuar për qejf të dikujt dhe diskriminim të shqiptarëve dhe etnive tjera, ne e shohim regjistrimin si bazë fuqizimi dhe politikanët si tradhtarë dështimi.

Nuk është regjistrim, është tradhti kombëtare.

Dr. Gjyla Celiku

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat