Autori i publikimit, ka "vjedhur" fotografinë e Nolit, me kolonin e Bostonit, nga koleksionisti Roland Tasho, dhe ka mashtruar...se është gjetur në plehra.
Para disa ditësh gazetari Dalip Greca botoi një fotografi të shqiptarëve në USA që dikush e kishte gjetur në plehra, shkruan në një status të tij fotografi i cili ka të koleksionuara fotografit, për të cilat ish editori i pensionuar e Vatres, "mashtroi" opinionin e medien shqiptare, se fotografitë e vjetra po humbnin.
Roland Tasho, në rrjetin social Facebook, shpërndau një status ku sqaron se: "Për fat kjo foto historike ndodhet në disa persona, dhe një kopie të saj e kam dhe unë, dhe po e botoj të plotë.. Andaj, nuk po merrem me vlerat e kësaj fotoje historike, por me mungesën e një istitucioni që duhet të mbledhë e të ruajë vlerat e mbetura të historisë dhe kryesisht të diasporës. Si vend me emigracion të shumtë ideja e një muzeu është shumë e vonuar.."
Në qendër të fotos duket Fan Noli, dhe mirë do të ishte të njihen personat e tjerë në foto sa nuk është tepër vonë...