Kur paqja dhe rendi global duhet të shpëtohet me luftë

Opinione

Kur paqja dhe rendi global duhet të shpëtohet me luftë

Nga: Rexhep Gashi Më: 10 prill 2022 Në ora: 22:59
Rexhep Gashi

- Sa jemi afër , apo larg përfundimit të luftës në Ukrainë?.

- Si do të jetë efekti i kësaj lufte në paqën dhe rendin global?

- A duhet të transformohet NATO - ja , nga faktor i sigurisë rajonale në faktorë të sigurisë - globale.

- Lufta ne Ukraine ka hy në muajin e dytë me gjithë tmerrin dhe mizoritë e saj. Është përfundim i shumë analistëve se kjo është  - faza e parë e luftës.

Dhe se këtë fazë e fitoi Ukraina - pra ushtria dhe populli i saj liridashës me heroizmin, guximin dhe dëshirën e madhe për liri dhe demokraci. Per të qen pergjithmonë pjesë e Bashkimit Europian (EU) dhe per largim nga sfera e influences se Rusise - autoritariste.

Përkundër Rusisë që pati për qëllim të pushtonte gjithë Ukrainen e sidomos kryeqytetin  - Kievin.

Dhe të ndryshonte pushtetin e zgjedhur në menyre demokratike atje me nje qeveri tjetër - proruse.

Kjo nuk u lejua nga pala - Ukrainase e cila e fitoj edhe simpatin dhe ndihmen e vendeve me  demokratike - Perëndimit Euroatlantik në krye me SHBA - të.

Ukraina arriti ti bëjë rezistencë unike ushtrisë superiore Ruse dhe ta detyrojë armikun të tërhiqet nga pjesa qendrore dhe veriore e vendit.

Duke lënë pas vetës : shkatërrim, vrasje e edhe masakra ndaj popullatës civile (Bucha etj).

Vlen të theksohet se në këtë fazë të luftës , Ukraina triumfoj në të gjitha dimensionet : pregaditje taktike ushtarake, betejën informative, intelegjencen dhe tregoi moralin e lartë ushtarak.

Mirëpo lufta është ende larg përfundimit të saj.

Po si parashihet te jetë - faza e dytë e luftës?.

Rusia me gjasë ka ndryshuar taktikën e luftës dhe ka tërhequr trupat e mbetur në pjesën qendrore dhe veriore dhe është përforcuar në pjesën lindore dhe juglindore të Ukrainës në Donbas - në lindje të lumit Dnieper.

Për ushtrinë Ukrainase përballja frontale në një territor më të ngushtë ( rajoni Donbas)  me ushtrinë me armatim superior  Ruse( përkundër humbjeve të deritashme )  - paraqet ende nje sfide.

Sidomos kur ushtria ruse eshte e koncentruar ne ate pjese nen nji komande dhe i duhet nje sukses qofte simbolikë  (deri me 9 maj).

Ky lloj skenari mund të përfshijë : Donbasin dhe territor në lindje të lumit Dniepër - ndarja e Ukrainës.

Mendoj që përveç pregaditjes taktike dhe moralit ekzistues tek Ukrainasit , në zhvillimet e kesaj faze të luftës do të ketë rol : furnizimi i vazhdueshëm e intenziv nga perëndimi Euroatlantik  i tyre (Ukraines) dhe intensifimi i sanksioneve ndaj Rusisë.

Sido të jetë sa është e vështirë të parashihet epilogu i kësaj lufte , poashtu është e vështirë të dihet :

- Si do të ketë kjo efekt në paqen dhe rendin global që e njohim deri më tash?.

-NATO- ja si organizatë regjionale e mbrojtjes kolektive të anëtarëve të sajë e që kujdeset për sigurinë dhe bashkëpunimin edhe me shtetet partnere në këtë rast - Ukrainën.

Po derisa me sulmin e Rusisë në Ukrainë , është edhe sulm ndaj vlerave demokratike  në përgjithësi, nga nji shtet autoritar.

Po ashtu edhe tendenca per ndryshimin e  rendit global nga shtete autoritare ( shtetet e BRISKU - të : Brazili, Rusia , India , Koreja Veriore, Kina, Unioni Jugafrikan).

Vlenë të theksohet se asnjë nga këto vende nuk e ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë duke abstenuar në votimin e rezolutës së OKB- së.

Pasi kërcënimet ndaj paqës dhe sigurisë janë globale edhe organizata e sigurise regjionale ( NATO) duhet të transformohet në - Organizatë globale të sigurisë.

Ndoshta duke perfshi faktorë global me demokraci të zhvilluar( Australia, Japonia, Koreja e Jugut etj).

Pra me mision ruajtjen e paqës dhe sigurisë globale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat