Kosova u ballafaqua menjëherë me një eksod gërryes dhe masiv të rinisë që po braktiste vendin, me thesarin e zbrazur,me falimentimin e njësive prodhuese,me dështimin e strukturës ligjore dhe politike si edhe me një konfuzion shoqëror.
Vendi arriti t´i bëjë ballë vështirësive të mëdha të kohës në sajë të ndihmës ekonomike të lëvruar në kohë nga Perëndimi,si edhe të përpjekjes për të demokratizuar politikën.Duke tejkaluar parashikimet e shumë njerëzve mbrenda dhe jashtë vendit,Kosova është përcaktuar si një zonë me mundësi për investime të drejtpërdrejta nga bota,si një ndër vendet me ritmin më të lartë të rritjes së produktit të përgjithshëm të brendshëm në Evropën.Ajo është kthyer në një kantier të madh ndërtimi.
Me gjithë sukseset e rëndësishme të shënuara gjatë viteve,Kosovës i mbetet të bëjë ende shumë që të realizojë hapin e madh për të dalë nga varfëria.
Andaj,duke analizuar dhe vlerësuar arritjet ekonomike,duhet të jepet një vizion mbi të ardhmen,të përpunohet një strategji sa më shkencore dhe të adaptohen politikat dhe masat që duhet marrë për të arritur qëllimin përfundimtar.
Është e mirëditur se në të gjitha demokracitë e zhvilluara të botës ka gjithmonë një opozitë që ndihmon në mbarvajtjen e punës dhe korrigjimin e të metave të partisë ose partive në pushtet.
Bordit nuk duhet të jenë pjesë e administratës shtetërore.
Ata duhet të karakterizohen nga morali i lartë.Një organizëm i tillë,mendojmë,do të kontribuojë shumë në krijimin e shoqërisë së re shqiptare,në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë si dhe mirëqenies në vend.Një vizion mbi strategjinë e zhvillimit.
Industria e vogël dhe puna në shtëpi është një metodë e përdorur në shumicën e vendeve në zhvillim.Kosovës si Skocia,Zvicra,Hollanda dhe Austria nuk ka përse të mos ndjekë rrugën e zhvillimit të këtij sektori.
Me një kapital të vogël,artizanati mund të thithë fuqinë punëtore vendase dhe të prodhojë sende,të cilat mund të krijojnë një ofertë të re në vend ose jashtë.Për të zhvilluar veprimtari të tilla duhet të përkrahen nga bankat me kredi që kapin shuma të vogla,ndërsa,shteti duhet të zbatojnë nji politikë tatimore liberale,si dhe të lehtësojë importin e makinerive,pajisjeve dhe lëndëve të para.
Ky proces do ta çoje përpara ekonominë,duke zhvilluar veçanërisht industrinë e vogël e të mesme,e cila i adaptohet më mirë kushteve të tregut është më efektive,dhe më e manovrueshme.Përsa i përket industrisë së lehtë dhe asaj të ushqimit ekzistojnë mundësitë për investime nga diaspora,investime që mund t´i japin një hov të madh zhvillimit të tyre.Pak është bërë deri tani në këtë drejtim.