Jo dhe pikë.
Pse jo?!
Asnjëherë s‘ishim gati t‘i mbrojmë, bashkombësit tanë në Kosovën Lindore, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Mos harroni: Kufiri Kosovë - Serbi i ka 351.6 km2 dhe për të mbrojtur kufirin me gjithë këto kilometra katrorë, duhet Republika e Kosovës t‘i ketë nën uniformë - të uniformuar më së paku 13.000 - 15.000 ushtarë.
A e ka FSK-së, këtë numër të ushtarëve?
Prapë jo.
Forca e Sigurisë së Kosovës, përbëhet nga 6,240 ushtarë aktivë dhe 3,500 rezervistë, gjithsej 9,740 ushtarë, janë më shumë se pak.
Sipas pakos së "famshme" me draftligje të kryenegociatorit të OKB-së, z. Martti Ahtissari!
Detyrat kryesore të FSK-së janë; mbrojtja territoriale, kërkimi dhe shpëtimi, mjetet shpërthyese dhe asgjësimi i materialeve të rrezikshme dhe luftimi i zjarrit.
Shqiptarët dhe fatkeqësia janë të lidhura dhe të varura, historikisht!
Shqiptarët, çdo herë të varur dhe asnjëherë të pavarur.
Çudi apo fatkeqësi?!
Fatkeqësi.
Historikisht shqiptarët, ishin dhe janë e keqja më e madhe e vetes së tyre.
Shqiptarët tradhtuan, çdo herë njëri tjetrin!
Shqiptarët spiunuan, çdo herë ndaj njëri tjetrit!
Shqiptarët, qëllimisht shkatërruan vendin e tyre, vetëm për inate apo xhelozi!
Shqiptarët e vodhën, çdo herë pasurinë publike, vetëm t‘ju tregojnë të tjerëve se bëjnë, jetë luksoze!
Dhe më e keqja e t‘gjitha këqijave është dhe do mbeten, vrasjet e panumërta ndaj njëri-tjetrit, madje për arsyet më banale; pse politikisht, mendonin ndryshe, pse kishin simpati më shumë, për ndonjë lider politik, për shtyrjen - lëvizjen e gurëve në megja, etj, etj….
Tash hapni sytë dhe veshët se kush, do të na ndihmojë!