Ne shqiptarët po ta kishim fatin e mirë nuk do të kishim udhëheqës kaq tradhtarë, vëllavrasës për pushtet, hajna, të korruptuar dhe milionerë të pas luftës të pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme.
Ne shqiptarët po ta kishim fatin e mirë, në Kosovën e lirë e të pavarur tashmë 21 vite pas vuajtjeve kombëtare shekullore, nuk do të kishim udhëheqës kaq të papërgjegjshëm, tradhtarë, të korruptuar, rezilë e katilë.
Ne shqiptarët po ta kishim fatin e mirë, në Shqipërinë amë nuk do ta kishim kryeministër Edi Ramën, për të cilin, siç thotë thënia e urtë popullore, “më e rëndësishme është fusha se gusha”, që do të thotë se për Edi Ramën, më e rëndësishmme është Serbia kriminale, se sa Shqipëria heroike, Kosova e heroike dhe kombi heroik e fisnik shqiptar.
Ne shqiptarët po ta kishim fatin e mirë, Kosova sot do të lulëzonte nga përparimi e lumturia që do ta gëzonin tërë qytetarët dhe rinia kosovare, sepse në Kosovë dominon mosha e re e shkëlqyer, që e ëndrrojnë ta kenë shumë shtete.
Ne shqiptarët po ta kishim fatin e mirë, opozita e sotme në Kosovë, do të ishte distancuar menjëherë nga e kaluara 21 vjeçare që e katandisi Kosovën dhe e dëmtoi aq shumë imazhin e Kosovës dhe imazhin mbarë kombëtar shqiptar.
Opozita e sotme në Kosovë duhej të ishte distancuar nga ish eprorët tradhtarë të UÇK-së, vëllavrasës dhe milionerë të pasluftës, si edhe dhe nga tërë udhëheqësit e tjerë nga radhët e opozitës së sotme në Kosovë, të cilët me keqqeverisjen e tyre e dëmtuan tej mase Kosovën.
Vlora Çitaku, ish-ambasdorja tradhtare e Kosovës në SHBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, nuk po ndalet para mediave me deklaratat e saj gjepura dhe që kanë për qëllim vetëm egon e saj të paskrupullt karrieriste, mbulimin e tradhtive nga e kaluara që i ka bërë vetë ajo dhe që i kanë bërë krerët e partisë së saj, si edhe udhëheqësit qeveritar e shtetëror nga partia e saj.
Kjo dhelpër dinake e Kosovës as që e lodh mendjen t’i tregojë opinionit kosovar dhe atij mbarë shqiptar, për tradhtinë që ia bëri Kosovës gjersa ishte ambasadore në SHBA.
Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtoj se Prof.Dr. Enver Bytyçi i nderuar më datë 20.10.2021 botoi opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”, që zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe analistët.
Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq - politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.
Matheë Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019,i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbim territoresh , ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.
Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”
Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin".
Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kishte anuluar në momentin fundit.
Sipas Prof. Dr. Enver Bytyçit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë, opinioni publik ka nevojë për disa shpjegime më të gjera e më të sakta.
-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?
- A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?
-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?
-Pse e mbështeti këtë ide?
-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?
-Cilat jnë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?
-Çfarë ishte parashikuar në në takimin në KS të OKB-së dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe
-Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Serbinë?
Ne e kemi ditur ose parashikuar , madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.
Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.
Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.
Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!
Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit”?!
Oj Vlora Çitaku, sot e kësaj dite nuk je denjuar t’u përgjigjesh pyetjeve të sipërtheksuara që t’i parashtroi Prof. Dr. Enver Bytyçi për ta pastruar veten nga tradhtina që ia ke bërë Kosovës.
Vlora Çitaku më datë 9 prill 2022, deklaroi se, “ Të akuzuarit në Hagë, kanë nevojë për mbështetje institucionale e jo për vizita privare”.
Oj Vlora Çitaku, duhet ta kuptosh njëherë e mirë se, të akuzuarit në Hagë janë për shkak të veprave të tyre individuale për të cilat akuzohen, dhe jo për luftë e UÇK-së
Ndihmën më të madhe të mundshme institucionale Kosova ua jep të akuzuarve në Hagë, duke ua paguar avokatët e shumtë me milioan euro nga taksapaguesit e Kosovës.
Të akuzuarve në Hagë nuk mund t’u ndihmojë askush më shumë se sa vetja e tyre, për të dëshmuar nëse janë fajtorë ose jo.
Të akuzuarit në Hagë, por edhe ti personalisht, nuk e ngritët zërin me intensitetin dhe zellin që e keni sot kundër Qeverisë së Albin Kurtit, që të dënohen kriminelë serbë që i kryen tërë ato krime ndaj popollit tone dhe për tërë ato dhunime shtazarake ndaj të motrave tona në Kosovë.
Lufta e UÇK-së është e kristaltë dhe e pastër si loti, dhe askush nuk mund ta njollos këtë luftë dinjitoze për liri e pavarësi.
Oj Vlora Çitaku, Idriz Morina-kryredaktor në “Bota Sot”, në WEB faqen e “Bota Sot” më datë 14 prill 2022, në rubrikën e lajmeve, botoi shkrimin dokumentues me titull, “Kush i bëri dhe i porositi mbi 100 vrasje seriale të shqiptarëve të Kosovës !?/ Dick Marty?! Me siguri që e ke lexuar këtë shkrim, nese jo, lexoje, kuptoje dhe mos u mundo ta fshehësh të vërtetën.
Vlora Çitaku nuk nguron ta kritkojë Albin Kurtin, duke deklaruar se, “Kurti po mundohet ta ruajë sovranitetin e Kosovës prej SHBA-ve, informo “Bota Sot” në WEB faqen e datës 13 prill 2022. Sipas saj Vlora Çitaku, thotë se, “ Qeveria aktuale jo vetëm që nuk ka krijuar aleanca të reja, por nuk i ka mbajtë as ato aleanca që janë krijuar me dekada nga aktivistët e Kosovës. Sipas saj Albin Kurti po mundohet me i ruajt kufijtë e Kosovës nga SHBA-të. Marrëveshjen e Uashingtonit kjo qeveri herë e respekton, herë jo.”
Oj Vlora Çitaku, je e gabuar fund e krye, sepse Qeveria e Albin Kurtit dhe Ministria e Jashtme e udhëhequr nga Donika Gërvalla, janë më të suksesshme se sa të gjitha qeveritë dhe ministritë e jashtme që ka patur Kosova në 21 vitet e kaluara.
Oj Vlora Çitaku, për ta kuptuar më mirë se po flet gjepura, lexoje deklaratën e Vjosa Osmanit- Presidente e Kosovës në ËEB faqen e “Bota Sot” më datës 14 prillll 2022, ku thuhet se, “Vjosa Osmani dhe Albin Kurti së shpejti do të udhëtojnë për në SHBA. Presidentja Vjosa Osmani thotë se, “ Bashkëpunimi ynë me SHBA-të është intensiv dhe në bazë ditore, edhe me ambasadorin e SHBA-ve Hovenier, edhe me Departamenntin e Shtetit Amerikan, si edhe me Këshillin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe me zyrtarë tjerë. Kosova është i vetmi shtet në rajon që Presidenti i SHBA-ve - Joe Biden i është drejtuar me video-mesazh, ku ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj institucioneve të Kosovës, ka folur për krimet ndaj popullit të Kosovës dhe për vuajtjet që kanë kaluar, dhe ka treguar se SHBA-të do të mbesin partner i palëkundur i Kosovës, duke konfirmuar edhe në letrën e tij të fundit se, Kosova vazhdimisht tregon lidership global për çështje të rëndësisë globale”.
Oj Vlora Çitaku, ti duhet ta kesh kuptuar se, Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, që e nënshkroi Avdullah Hoti, ishte kryesisht e dëmshme për Kosovën. Kjo marrëveshje u nënshkrua për të shërbyer për qëllime elektorale që Donald Trump të zgjidhet edhe njëherë president i SHBA-ve.
Vlora Çitaku, në WEB faqen e “Bota Sot|” të datës 14 prill 2022, deklaron se, “ Qeveria të nis hetim mbi raportimet për për planifikimin e vrasjes së Dick Martyt nga shërbimi sekret serb.
Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtoj se, Idriz Morina-kryredaktori në “Bota Sot”, në WEB faqen e “Bora Sot” më datë 14 prill 2022, në rubrikën e lajmeve, botoi shkrimin dokumentues me titull, “Kush i bëri dhe i porositi mbi 100 vrasje seriale të shqiptarëve të Kosovës !?/ Dick Marty?!. Po të kishte drejtësi, prokurori dhe gjyqësi të vërtetë këto vrasje do të ishin zbuluar dhe dënuar me kohë.
Oj Vlora Çitaku, Qeveria e Albin Kurtit, i di shumë mirë detyrat dhe përgjegjësit e veta, dhe nuk ka aspak nevojë për këshillat e t’ua.
Po ta rikujtoj edhe njëherë përgjigju pyetjeve që t’i bëri i nderuari Porf. Dr. Enver Bytyçi.
Mos e mashtro veten se të ka plakur politika, njeriu nuk plaket nga puna, por plaket nga brengat, gajlet dhe punët e liga që i bën, për të cilat e di se do të përgjigjet para popullit dhe para Zotit.