Z. Gërvalla-Schwarz!

Opinione

Z. Gërvalla-Schwarz!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:31
Muhamet Kelmendi

Më 17 Janar të vitit 1982, në Untergruppenbach, të RF të Gjermanisë, ka rënë nga atentati i UDB-së së Jugosllavisë, jo vetëm heroi i kombit shqiptar, Jusuf Gërvalla, por edhe heronjtë tjerë, përkatësisht Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Këta ranë së bashku. Mirë është dhe tregohet si e domosdoshme që kur të diskutohen atentatet e UDB-së, të flitet edhe së bashku për këta tre heronjë të kombit shqiptar. Ndarja e tyre është gjë shumë e dëmshme dhe e patolerueshme. Si person privat mund të diskutosh çfarë të "duash".

Mirëpo, si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës, ke për obligim që mos të besh dallime. Shteti është i të gjithëve.

Kjo, aq më parë, kur ju në KS të OKB-së, flisni për 57 kroatët e vrare nga UDB-ja në Evropë dhe nuk e theksoni as Kadriun dhe as Bardhoshin, që ranë së bashku me Heroin tonë Jusuf Gërvalla nga atentati serbojugosllav në RF të Gjermanisë. Kjo nuk iu bënë krenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat