Lamtumirë, heroi im!

Opinione

Lamtumirë, heroi im!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 25 prill 2022 Në ora: 10:27
Nehat Shaqiri dhe Adem Mripa

Mbrëmë paska ndërruar jetë miku im, profesori Adem Mripa, i cili gjithë kohën jetoi në Mitrovicën veriore.

Rezistenca e tij e hatashme përballë paramilitarëve serbë atje është për medalje heroike!

Ai është heroi i pasluftës në Kosovë.

U përballë me dhjetëra sulme, tentuan ta vrasin disa herë paramilitarët serbë në veri, por tentime për vrasje kishte edhe nga bandat shqiptare që ua prishte pazaret me serbët.

Shqiptarët nuk e mbrojtën njeriun që nuk e la vetëm veriun.

Ai u doli përballë grupeve kriminale serbe, e ndër ato grupe ishin edhe disa shqiptarë që e lanë të vemtuar, pa përkahje dhe nuk e ndihmuan as kur po përballej me kriminelët serbë, të cilet secilën natë e gjuanin me pëlumba në shtëpinë e tij në lagjen e Boshnjakëve.

Vrimat e pëlumbave edhe sot kanë mbetur aty, gjurmë këto që nuk do të shlyhen asnjëherë.

Unë isha dëshmitarë në shtëpinë e profesorit Mripa, për shumë ngjarje.

Me atë kemi diskutuar të paktën një herë në javë për shqiptarët në veri.

Kemi dhjetëra shkrime që i kemi bërë dhe shumë gjëra të cilat i kemi thënë për grupet kriminale në veri, ku ishin të përfshirë emra të lartë të Policisë, por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë.

Edhe në kohën kur kriminelët serbë ia shkatërruan shtëpinë, edhe në kohën kur gjumin nuk kishte ku ta bënte, shteti i Kosovës, përkatësisht komuna e Mitrovicës në jug, nuk e ndihmoi.

Edhe pse ishte profesor i tashmë të ndjerit Bajram Rexhepit, as ai nuk kishte guximin ta ndihmonte profesor Mripën.

SHIK-u e kishte halë në sy profesor Mripën, pasi që ky i fundit, nuk mund të pranonte atë që SHIK-u bëri në veri, duke i larguar shqiptarët, duke mos i ndihmuar e madje edhe duke i kërcënuar.

Shumë shqiptarë e lëshuan veriun përshkak të SHIK-ut!

Shumë familje të pjesëtarëve të SHIK-ut kanë ndërtuar shtëpi në veri, me fondet që është dashur t’i takojnë Adem Mripës dhe heronjve që jetojnë tash e 22 vjet në Mitrovicën veriore.

Por, ata ishin më të fuqishëm, dhe në këtë mënyrë fondet për ndërtimin e shtëpive, pallateve në veri i morën vet, i ndërtuan e disa ua shitën serbëve, kurse shqiptarët që jetonin në veri, i akuzonin se kanë lidhje me serbët, prandaj po qëndrojnë aty dhe nuk po tërhiqen nga ajo pjesë.

Hera e fundit që biseduam me profesor Mripën ishte java e kaluar.

“Nehat, kam shumë për të thënë...”, më tha Mripa ndër tjera në biseden që kishim.

Lamtumirë, heroi im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat