SHBA nuk e njohin “Grupin e Rithemelimit” dhe as Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

Opinione

SHBA nuk e njohin “Grupin e Rithemelimit” dhe as Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 30 prill 2022 Në ora: 10:26
Grupi i PD

Ndihmëssekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, shoqëruar nga i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe nga ambasadorja Yuri Kim kanë takuar tre personalitetet më të larta të Partisë Demokratike, Kryetarin Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabakun e Gazment Bardhin,dhe pikërisht 24 orë para se të zhvillohet kuvëndi i foltoristëve, takim i cili nuk u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike të uzurpuar nga të ashtuquajturit grupi i rithemelimit të PD-së, por në zyrat e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo tregon se SHBA -të njohin si opozitë PD-në reale, atë që është opozitë politike dhe që ka si vizion e qëndrim proamerikanizmin.

Kjo tregon se Ambasadorja amerikane në Tiranë gjithcka se cfarë deklaron e thotë, e thotë në pëputhje të plotë me qëndrimin institucional e shtetëror amerikan , si përfaqësuese e Presidentit të SHBA-ve, pasi Blinken, Donfried, Escobar dhe Yuri Kim,

sot janë përfaqësuesit e SHBA dhe flasin në emër të saj, dhe nuk ka as efektin më të vogël nëse Berishës dhe dikujt tjetër nuk u pëlqen kjo.Bie alibia e Berishës dhe e foltoristëve që e akuzojnë ambasadoren amerikane pasi ja cfarë deklaron për Zërin e Amerikës ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried:

“Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim”.

Ky takim me Alibeajn , Tabakun dhe Bardhin vjen edhe si një reagim e goditje kundër të gjitha akuzave që i kanë bërë Berisha dhe grupi foltoristo-folklorik kundër ambasadores së SHBA-ve.Ndoshta Berisha i dëshpëruar mund të nxisë një tjetër aventurë, një peticion jo vetëm ndaj ambasadores amerikane, por edhe kunder Ndihmëssekretares së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe të Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me arsyetimin se pse ata kanë takuar Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin dhe jo të shpallurin “non grata”, Sali Berishën.

Dhe në këtë beteje peticionesh e foltoresh Berishës mund t’i vijë në ndihmë edhe Presidenti Ilir Meta.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Aliebaj në një prononcim për mediat pas takimit të tij me Donfried, tha se SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja.

Pas takimit, Alibeaj tha se me zyrtaren e lartë të DASH, Karen Donfried u diskutua për luftën ndaj korrupsionit, çështjen e të drejtës, zgjedhjet dhe të ardhmen e opozitës.

“Pata kënaqësinë që prita sot zyrtaren e lartë të DASH, Karen Donfried bashkë me kolegët e mi dhe kolegët e saj. Diskutuam për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur si ajo e demokracisë. Për çështje që lidhen me zgjedhjet dhe krimin e organizuar. Diskutuam për çështje të shtetit të së drejtës që është një nevojë urgjente e Shqipërisë. Po kështu dhe për çështje të rëndësishme siç është ajo e luftës kundër korrupsionit. Unë besoj se janë sfida të vërteta dhe i shpreha vërtet vendosmërinë, qartësinë tonë për t’i çuar përpara këto sfida dhe për të dhënë kontributin tonë”, tha ai.

Alibeaj shtoi se nuk mund të linte pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që ka patur PD me SHBA që në lindjen e saj dhe në të gjithë trajektoren e veprimtarisë politike të Partisë Demokratike.

“Me kënaqësi, vura re dhe pashë mbështetjen e madhe për këtë marrëdhënie të posaçme që SHBA kanë me PD-në”, theksoi ai.

“Mora mbështetjen e zonjës së DASH dhe shtetit amerikan për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë të qëndrueshme drejt integrimit të BE-së, një opozitë proamerikane e cila sheh nga e ardhmja. Këto janë gjëra të rëndësishme që preokupojnë jo vetëm PD, por të gjithë Shqipërinë”, theksoi ai.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Shqipëri u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.

Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian. Dhe takimi që Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried pati me

drejtuesit e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhingjë e cila tregon se SHBA kanë partner opoziten e drejtuar nga këta dhe jo “non grata” Berishën e foltorexhinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat