Me fat dhe për shumë mote, Festa e Bajramit, urojm që t’i sjellë mend edhe në kokat e parlamentarëve dhe politikanëve

Opinione

Me fat dhe për shumë mote, Festa e Bajramit, urojm që t’i sjellë mend edhe në kokat e parlamentarëve dhe politikanëve

Nga: Luz Tomaj Më: 2 maj 2022 Në ora: 16:04
Luz Tomaj

Ndodhi kur ndodhi lindja e njerzimit, organizimi I njerzimit, lindja e kombeve, lindja e shteteve. Shteti, ndoshta mund të krahasohet edhe me bashkësin familjare. Bashkësin familjare, e udhëhiqte apo e udhheq i zoti i shtëpisë. Ngjajshem edhe popullin – shtetin e udhëheqë nji shtresë e zgjedhur nga populli.

Njisoi, zoti i shtepisë, vepron në interes të familjes, edhe shtresa politike, ishte deshtë të veproi në interes të popullit dhe të kombit. Nuk duhet harruar se, edhe historia e argumenton se lidhja më e forte në mes njerzve, në botë, është përkatsia kombëtare e më pas ajo e përkatësis shtetërore….

Mjerisht, historia bëri që kombi shqiptarë, në aspektin e organizimit shtetërorë, është I shpalltaruar por, lidhja kombëtare në mes njerzëve funkciionon. Por, shkurtazi, lidhja në mes shteteve shqiptare dhe funkcionimi I shtresave politike, mjerisht, fare nuk është në binarët kombëtare.

Deri sa, në Shqipri, vite me radhë, kutin dhe gërshërët, I mban, ta quaj, Kryeministri Rama, Kosova dhe shqiptarët në shtete për rreth, thuaja nuk egzistoin. Është jokontestuese se, I vetmi lider I Kosoves, me të cilin Rama kishte gjuhë të përbashkët, ishte ish Kryetari I Kosoves Hashimi. Filozofia apo çmenduria e Rames, përveq tjerash, me njifar Ballkani I hapur, me miqasi me armikun më të madh të shqiptarve – Vuçiqin …. , është në dëm dhe vetem në dëm të shtetit dhe kombit.

Edhe në Kosovë, që nga shpallja e shtetit, shtresat politike, mjerisht, nuk shfaqen njohuri, sinqeritet dhe përkushtim për shtetin e lere më për kombin.

Veprimet, dhe kontributet të shtresave politike, kurrnjiherë nuk janë të mjaftuara. Përkushtimi është apo kishte me qenë premtim dhe shpresë për të miren e shtetit, popullit. Ajo që nga dita në ditë bien ë sy dhe vesh, është sjellja e parlamentarve dhe jo vetëm!!!

A është kontribut për shtetin, për interest e popullit dhe kombit bojkotimi i punes në Parliament. Sa I kontribon shtetit përleshja e pakufijshme për të ardhurat minimale, për të cilen, gjatë të kaluares 14 vjeçare, nuk është degjuar asnji fjalë, edhepse nji qeveri e udhëhequr nga Ramushi, I ngriti të ardhurat e shtresave politike deri në 3.000 euro – diku 30 herë më të mëdha se ato minimale apo pensioneve.

Deri kur do dëgjoim sharje të nënave dhe robëve, dhe këtë mu në Parliament!!! Popull, vetëdijsohu, mos zgjedhni individ, të cilët shërbehen me fjalor dhe sjellje të rrugaqave nga se, nuk priten punë të mira dhe të mbara nga ata

Prandaj, bëra lutje që Bajrami I madh, sadopak, tua sjell do mend, politikajve të till.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat