Ky kuvend shënon ndarjen e Partisë Demokratike, ku “Grupi i Rithemelimit” pretendon si një organizatë sovranisto-konservatore, si disa parti të disa shteteve të BE-së të cilat promovojnë prirje sovraniste kundër SHBA, BE e NATO-s, parti të cilat të cilat mbështeten nga Rusia.
Mirëpo një anim drejt kësaj ideologjie sovraniste te Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike shqiptare kur Shqipëria nuk është akoma antare e BE-së, si dhe një lëvizje e tillë anti-SHBA është tërësisht kundër dëshirës së madhe të Shqiptarëve për antarësim në BE,si dhe për faktin tjetër se Shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë. Por ajo që vihet re kryesisht , është qëllimi i organizatorëve të këtij kuvendi, i cili është: mbijetesa e tyre e përjetshme në politikë si deputetë pasi nuk mund të vazhdonte më kjo elitë e vjetër dështake e tillë , si deputetë të përjetshëm të Partisë Demokratike. Pra interesi i këtyre “sovranistëve” është thjesht politiko-personal për privilegje dhe nuk është as demokracia, as sovranizmi, as konservatorizmi dhe as interesi publik.
Ja cila është politika dhe cilët janë politikanët e grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Ata janë së pari ish-ata të cilët kanë përfituar në mënyrë të pamerituar poste e detyra të larta politike , pushtetore dhe shtetërore në kohët kur Berisha ka qenë kryeministër.
Janë ata të cilët kanë mbi supe papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin prej të cilëve Partia Demokratike pësoi humbjen katastrofike në vitin 2013.
Janë elita e vjetër dhe ata të cilët e kishin të sigurtë se nuk do të mund të kandidonin më për Partinë Demokratike.
Në këtë organizatë janë grumbulluar edhe ata të cilët formuan pseudopartiza para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ata të cilët u bënë paterica të pushtetit politiko-korruptiv të Edi Ramës dhe bënë cfarë mundën për të humbur PD-ja me 25 Prill 2021.
Janë mbështestës të këtij kuvëndi edhe Presidenti Meta dhe LSI, pasi LSI u bë fakor politik vetëm nga ishkryeministri dhe pushteti i tij në kurriz të Partisë Demokratike.
Janë mbështetës të këtij kuvëndi të gjithë ata që ishin, e që e penguan e që janë akoma kundër VETTING-ut në drejtësi dhe që janë edhe kundër Vetting-ut të politikës.
Janë dhe tani pro këtij Kuvëndi që mblodhi këtë organizatë, janë bashkur me të, të gjithë gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga VETTING-u, janë ata dhe rrethi i tyre.
E kanë mbështetur këtë lëvizje të gjitha mediat dhe intelektualët servilë e mercenarë të politikës së korrupsionit e të pushtetit.
E kanë mbështetur këtë Kuvënd të gjithë ata politikanë e shtetarë të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA, dhe nga ata të cilët priten që të shpallen “non grata” në të ardhmen.
Pra, ky kuvënd i kësaj organizate u organizua si një reaksion e kundërveprim dëshpërues kundër demokracisë, kundër SHBA-ve dhe në mbrojtje të privigjeve, korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë së tyre.
Pro këtij Kuvëndi janë edhe socialistët e dënuar për korrupsin ,të shpallur “non grata” dhe nga ata që janë në pushtet pasi me Berishën kryetar të Partisë Demokratike ata qeverisin lehtë dhe pa kokëcarje sepse e dinë mirë se kurrë në pushtet nuk mund të vijnë ata që janë shpallur “non grata” nga SHBA.
Këta të këtij kuvëndi janë edhe shkaktarët e humbjes së PD në zgjedhjeve të pjesshme vendore të të kërtij viti.
Këto janë edhe arsyet se përse SHBA mbështesin Partinë Demokratike zyrtare dhe jo non gratistët dhe as mbështetësit e tyre, sepse SHBA mbështesin progresin, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e Shqipërisë.
Ky ishte Kuvënd i thirrur nga një ish komunist, dhe njëkohësisht po nga ai i cili është shpallur “non grata” nga SHBA.
Tani lind pyetja per ata demokratë që i shkojnë pas ketij kuvendi se:
A janë të djathtë, antikomunistë e proamerikanë apo janë ishkomunistë e antiamerikanë?!
Dhe a janë kundër korrupsionit apo janë pro tij dhe kundër Drejtësisë e VETTING-ut!?
A janë pro SHBA, apo janë kundër tyre dhe kundër integrimit të Shqipërisë. Kjo si forcë politike e dalë prej ketij Kuvëndi mund të quhet si Partia Pseudodemokratike Antiamerikane e “Rithemeluar”.