Oj Organizatë “ Çohu”, o Instituti për Drejtësisi i Kosovës, defetizmi i juaj e çon ujin në mullirin e Serbisë kriminale.
Nga ju Kosova ka pritur dhe po pret që t’i kritikonit ish udhëheqësit qeveritarë e shtetërorë të Kosovës, që nuk bënë asgjë derisot për ta paditur Serbinë kriminale për gjenocid në Gjykatën Ndërkombetare të Drejtësië.
Nga ju Kosova ka pritur dhe po pret që të kërkonit që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, dhe të tjerë si këta, të paditen në Kosovë si tradhtarë për keqpërdorim detyre.
Qeveria e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiu sugjerimet që po i jepni ju, i dinë shumë më mirë se ju, dhe nuk ka patur nevojë që këto sugjerime T’uaja t’i jepni nëpërmjet RTK-së, sepse janë puro defetiste, pesimiste dhe nuk i sjellin asnjë të mirë Kosovës.
Shprehja popullore filozofike thotë “Më mirë vonë se kurrë”. Kohët dhe situatat ndryshojnë me shpejtësi.
Kosova ka humbur shumë kohë nga ish qeverisësit dhe ish pushtetarët në 21 vitet e kaluara. Qeveria e Albin Kurtit duhet të mbështetet dhe të inkurajohet e jo të dekurajohet.
Padia kundër Serbisë kriminale duhet të përgatitur domosdoshmërisht, sepse edhe kushtet ne favor të Kosovës dashtë Zoti i Madhërishëm do të vijnë.
Zonja Angela Merkel-ish kancelarja e Gjermanisë e bllokoi copëtimin e Kosovës të përgatitur nga tradhtarët Hashim Thaçi, Edi Rama, Vlora Çitaku, nga emisarët e Donald Trump-it- ish presidentit të SHBA-ve, Mathew Palmer- dhenderit të Beogradit dhe proserbit Richard Grenell, si edhe nga krimineli Aleksandër Vuçiq.
Joe Biden- Presidenti aktual i SHBA-ve, që e njeh mirë të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës disponon moral dhe karakter të lartë njerëzor dhe përbën shpresën e madhe për Kosovën.
Me rëndësi është që të përgatitet padia kundër Serbisë kriminale për gjenocidin e kryer në Kosovë, për çka ekzistojnë mijëra dëshmi e fakte të fotografuara, të shkruara dhe 2000 kaseta e CD të inçizuara nga Esat Shala me shokë për të cilat kanë shkruar edhe “Bota sot”.
Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë kemi borxh moral kombëtar e njerëzor që të jemi të palëkundur dhe të guximnshëm, që në respekt të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në respekt të 15 mijë shqiptarëve autiktonë të vrarë e të masakruar nga Serbia kriminale, në respekt te 20 mijë motrave tona shqiptare të dhunuara shtazërusht nga Serbia kriminale, ne respekt të më shumë se 1600 shqiptarëve të të gjitha moshave e gjinive të rrëmbyer në Kosovë, fati i të cilëeve ende nuk është zbardhur, në respekt të eksodit të më shumë se 1 milion shqiptarëve nga Kosva, ne respekt të Kosovës që u bë shkrumb e hi nga Serbia kriminale, ta padisim Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ose nëpërmjet vetë Kosovës ose nëpërmjet Shqipërisë, varësisht se cila mundësi do të jetë më e favorshme.
Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 4 maj 2022, në rubrikën e lajmeve-aktuale, patëm rstin të lexojmë shkrimin e titull, “ Padia për gjenocid ndaj Serbisë po vlerësohet si process i vështirë”.
Në këtë shkrim thuhet se Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministers Albulena haxhiu, ka thënë se, “Pë gjrnpcodin e Serbisë ktriminale në Kosovë ka faktentë shumta. Ministria e Drejtësisë ka hapur edhe një adresë elektronike në të cilën qytetarët mund të dërgojnë materiale që faktojnë kriimet serbe. Në ministri janë duke pranuar në vazhdimësi materiale të tilla. Ministria këtë gje e ka një ndër çështjet me prioritet. Në finalizim është edhe drafti I parfë i ligjit për institurin dhe pas konsultimeve publike pritet që në qershor ligji të votohet në Qeveri, që pastaj ky institut të dërgohet në Kuvend. Ky institut nevojitet për sistematizimn e të dhënave lidhur me padinë kundër Serbisë”. Mbedhja e këtye materialeve ka për qëllim që në rast se Kosova e padit Serbinë për gjenocid, padia të jetë e dokumentuar dhe e faktuar” ka deklaruar Genc Nimoni.
Por Organizata “Çohu”, thotë se një padi e tillë është vështirë e realizueshme.
Sipas Arton Xhemhasaj nga Organizata “Çohu”, “Ajo çka është dashur ta bëjnë instiutucionet e që nuk është bërë deri tash, e që mendoj se tash është shumë vonë, është dashur që të paktën të kemi të grumbulluara krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë. Po ashtu edhe dëmet që i ka shkaktuar me vlerë e me vend, e çkado që ka ndodhur pra të jenë të evidentuara. Prandaj është shumë problem hartimi i një padie për këtë çështje, ka theksuar Artan Xhemhasaj, nga Organizata “Çohu” për RTK-në.
Ylli Zekaj, nga Instituro i Kosovës për Drejtësi, thotë se, “Në aspëktin juridik ne e konsiderojmë që për momentin në të cilin ndodhet Kosova , parashtrimi i një padie të tillë është I pamundu për vetë faktin qëKosova nuk është pjesë e OKB-së, e me këtë nuk është as pjesë e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Duke i patur parasysh këto pengese, atëherë adresimi i kësaj padie kemi frikë se do të shpallej e papranueshme posa të dorëzohet në GJykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Çdo lëvizje në këtë drejtim pa marrëveshje me faktorin ndërkombëtar më shumë do të ishte kundër produktiv për Kosovën sesa mund të trajtohej si padi”, ka thënë Ylli Zekaj.
Oj Organizatë “Çohu”, o Institut i Kosovës për Drejtësi, sipas jushë del se Kosova na duheshka të pret edhe kaqë vite sa kanë kaluar, që sërish të kthehen në pushtet tradhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Vlota Çitaku, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Ramush Haradinaj , Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, e të tjerët si këta, për ta paditur Serbinë kriminale për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Ky është një absurditet i vërtetë dhe kësaj i thonë zero me hiq.