Scholz Vuciqit: Ardhmëria europiane e shteteve të ballkanit perëndimor nuk është fatamorganë

Opinione

Scholz Vuciqit: Ardhmëria europiane e shteteve të ballkanit perëndimor nuk është fatamorganë

Zija Lleshi Nga Zija Lleshi Më 5 maj 2022 Në ora: 09:26
Olaf Scholz dhe Aleksandar Vuçiq

Në takimin me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz pardje, presidenti i Serbisë, Vuçiq, i entziasmuar tregon se Scholz i ka thënë disa herë se ai është i bindur në ardhmërine europiane të shteteve të ballkanit perëndimor, dhe e citon t´i ketë thënë se ”kjo nuk është fatamorganë, kur të përfytyrohet diçka dhe mandej ajo humbë”, siç njihet fenomeni natyror i fatamorganës kur njeriut të etshëm e të humbur në shkretirën e nxehët dhe të pafund, nga etja tepër e madhe e tij për ujë dhe freskim, i përfytyrohet përpara në distancë imazhi i një liqeni plot më ujë freskues, por sapo i etshëm e në vrap të arrijë atje e shef se imazhi ka qenë i rrejshëm dhe liqeni i zhvendost përsëri përpara si në fillim dhe në të njëjtën distancë. Dhe kështu vazhdimisht e pafundësisht.

Por Vuçiq sapo ta kuptojë se riokupimi dhe rikolonizimi i Kosovës kjo është pikërisht fatamorganë, atëherë do ta ketë të plotë tërësinë e kuptimin e situatës politike dhe të fenomenit, lidhshmërinë e kauzalitetin e fenomenit aty ku nuk është dhe aty ku fenomeni ekziston.

Presidenti Serbisë, Vuçiq, në kohën e fundit potencon fuqishëm dhe kërcnueshëm se Serbia sot nuk është ajo që ka qenë dhe frikëson me armatim të ri nga Kina në përpjekje të faktorizohet para BE dhe NATO-s për imponim të konçesioneve ndaj Serbisë kur është fjala për Kosovën e të cilat Vuçiqi manipulueshëm ato i quan “kompromis”.

Por Vuçiq kurrë nuk bënë të harrojë se as Kosova nuk është ajo që ka qenë kur kufirin e Kosovës me Shqipërinë e kontrollonte Serbia dhe se, në rast agresioni, Serbia do të përballet me një komb të tërë prej jo më pak se gjashtë (6) miljon shqiptarëve, siçia ka tërhjekur vërejtjën edhe Sali Berisha para disa dite kur ka folur për këtë çështje.

Prandaj Vuçiq le ta hjekë nga mendja agresionin! Edhe rastime Ukrainën është dëshmia më e mirë se kur sulmohet një shtet më i dobët, atë e ndihmon e tërë bota me armatim falas. Ka ndryshuar bota, Vuçiq. Sot e tërë bota është një familje e madhe. Këtë e ka dëshmuar edhe NATO kur e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet dhe e ka ndërprerë gjenocidn nga Serbia. Ajo formulë do të vlejë gjithmonë, siçvlenë edhe përkushtimi dhe falënderimi përjetësisht i Kosovës që i bënë NATO-s. Përpjekjet për depërtimin e Rusisë drejt mesdheut nëpërmjet Serbisë si “Kali i Trojës”e ka kuptuar e tërë bota dhe këtë kurrën e kurrës nuk do ta lejojë NATO.

Prandaj në të mirë të Serbisë është që të mos militarizohet e të frikësojë të tjerët sepse do të digjet edhe vetë në atë zjarr lufte, dhe mos të shpenzojë të holla kot, por me ato të holla ta ndihmojë popullin e vetë drejt një jete më të begatshme, më të lumtur dhe në paqë dhe të zhvillojë marrëdhënje të ngrohta e bashkëpunim me fqinjët paqësorë. Shpenzimet në miltarizim dhe armatim, kinse ato shpaguhen dhe do të rikthehen shumëfish më tepër kur (si për liqenin në shkretirë) Vuçiq në ëndërrimin e tij do të merrka në Kosovë tokat në veri me pasuri natyrore – e Vuçiq, Vuçiq, kthjellohuni pak Vuçiq, pikërisht kjo sot është fatamorganë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat