Së pari, e falënderomë Papa Françeskun e Vatikanit, që e ftoi Myftiun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiun të vizitojë Selinë e Shenjtë, më 6 maj 2022.
Gjatë këtij takimi të përzemërt më se “3o minutësh” veç bisedimit të temës qendrore “ Koekzistenca paqësore mes feve dhe shteteve”, Myftiu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu pëfitoi nga rasti, që të kërkojë nga Papa Françesko njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Pa dyshim se me këtë takim historik jemi të nderuar të gjithë shqiptarët, sepse për herë të parë në njëqindvjetshin e fundit, Papa Françesko e ftoi Myftiun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhën Bujar Spahiu, që të takohet me të në selinë e tij në Vatikan.
Kjo kërkesë e myftiut Bujar Spahiu, drejtuar Papa Françeskut, më gëzoj aq shumë saqë nuk munda të përmbahem nga lotët, duke rikujtuar historinë e largët shumëshekullore të tragjedisë së popullit tim, i cili ka luftuar dhe derdhur gjak brez pas brezi për ruajtjen e rrënjëve të identitetit të tij në tokat e veta stërgjyshore pellazgo-ilire.
Takimet e këtilla me Vatikanin janë të domosdoshme dhe të mirëseardhura për interesat, bashkëpunimin dhe për kohezionin e marrëdhënive tradicionale historike të përbashkësisë së komuniteteve fetare në Shqipëri.
Një kërkesë të këtillë të myftiut Bujar Spahiu, do të duhej ta bënin edhe përfaqësusit e komuniteti katolik dhe të atij ortodoks në Shqipëri dhe në Kosovë. Konsideroj se, këto kërkesa me një emërues të përbashkët-njohja e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), do të gëzonte mbështetjen e Papa Françeskos, duke qenë se janë me bazë të qëndrueshme historike, politike dhe juridike ndërkombëtare. Këtë të vërtetë e ka phouar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, se “shpallja e Republikës së Kosovës nuk është në shpërputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare”.
Papa Klementi XI bëri shumë për Vatikanin
Ndaj, ka ardhur koha, që sot Selia e Vatikanit t’i ndihmojë shqiptarët në këkesat e drejta për ruajten e identitetit dhe të vlerave të tyre brenda hapësirave gjeopolitike të Shqipërisë Etnike. Vatikani ka plotësisht të drejtë morale dhe ligjore që ta njohë pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2022). Për më tepër, asnjë shtet në botë nuk ka asnjë arsye më të forte dhe më të dokumentuar se Selia e Shenjtë e Vatikanit, që ta njohë Republikën e Kosovës. Në këtë kontekst mjafton të përmendim “PAPA KLEMENTIN XI, i cili ishte me origjinë shqiptare i fisit Kelmend nga Shqipëria. i lindur më 22 korrik 1649 në Urbin, i njohur me emrin Gjon Françesko Albani (nga një familje e ardhur nga Shqipëria…Në fund tëviti 1700 zgjedhet Papë në fronin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit. Gjatë misionit të tij 20-vjeçar kontribuoi shumë në mbrojtjen e të drejtave hyjnore të Kishës Katolike në dimensione ndërkombëtare (Abisini, Afrikë Veriore. Persi, Indi, Japoni, Kinë, Amerikë Jugore, Meksikë, Kaliforni etj.). Këtë veprimtari të misionit të shenjtë, e dëshmojnë edhe këto dokumente “81 vula/Bullae/, 1412 Letra a Breves, 28 Ligjërata (Homiliae/, dhe 130 biseda /allocutiones/), të dala nga dora e tij e të botuara në 2 vëllime të mëdha”. ( Të Drejtat e Shqipërisë Etnike, Shkodër, 1944, f.296, 300 dhe 301).
Këtë paradigmë të shkëlqyer të Papa Klementit XI, ia rikujtuam me kënaqësi Papa Françeskut të sotëm në krye të Selisë së Shenjtë , se ka ardhur çasti oportun historik, që shqiptarëve t’u njihet e drejta natyrore, e drejta historike dhe e drejta e vetëvendosjes mbi trevat e Shqipërisë Etnike në Ballkan, jo vetëm në Kosovë.
Mirëpo, zbatimi dhe respektimi i të drejtave të tilla të sipërpërmendura, duhet të fillojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), tanimë, e njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara.
Duke u nisur nga fakti se Papa Françesku është tejet i angazhuar dhe i përkushtuar që çdo vend të planetitt tokësor të mbretërojë bashkëpunimi, paqja, siguria, stabiliteti, tolerance, mirëbesimi dhe koekzistenca e mirëfilltë mes popujve dhe shteteve të ndryshme, zhvillimi dhe barazia ekonomike , solidariteti dhe mirëqenia e përgjithshme, në vend të luftërave dhe shkatërrimit të njerëzimit, së këndejmi, gjithashtu, do të ishte me interes të jashtëzakonshëm, edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, mbase vendosja e sigurisë dhe e paqes në Ballkan, varet nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Nëse kjo nuk ndodh, që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës nga Këshilli i Sigurimitt të OKB-së, lufta në Kosovë, do të jetë e pashmangshme nga Serbia agresore dhe gjenocidale.