Tentojnë kinse të ndihmojnë, ata të cilët nuk i njohin, vetëm sa për t’i parë dikush apo tjetri dhe vazhdojnë, përsëri me veprimet e njëjta të ndyta dhe çdoherë me prapavijë!
Iu gërryen në bark të dinë, punët e secilit, ngarendin pas postimeve me fotografi dhe vetëm për arsye më shumë se banale.
Shumë “bre” iu intereson, çfarë ke të veshur, cilin vend e ke vizituar, çfarë ke ngrënë, çfarë ke pi dhe në momentin e parë që njoftohen për t ‘gjitha këto, shpirtërisht ÇLIROHEN!
Kjo pra është; mendësia me veprime të ndyta dhe menjëherë, vazhdojnë me injorancën, shpirtin e ngurrtë dhe nga frika se je pak më mirë, fillojnë me “thashetheme”.....
Besoni 99% e këtyre njerëzve, pas t ‘gjitha këtyre veprimeve, shkojnë dhe luten në shtëpitë e besimeve të ndryshme, sigurisht!
Athua pse, shkojnë?
Të luten....
Të pendohen, apo.
Pse janë të frikësuar......,
nga mendimet dhe veprimet e tyre me ndërgjegje jo të pastër dhe aspak të qenësishme, me shpirtin materialist, interesagji të paskrupullt, vetëm e vetëm që të duken se janë mbi të tajerët edhe pse kurrë s’do munden se mbi njerëzimin është vetëm KRIJUESI.
Ngarendja për tu futur në momentin e fundit në shtëpitë e besimeve të ndryshme, varësisht cilit besim i takojnë, qysh në start ende pa filluar; “lutjet dhe pendimi” ata/ato, fillojnë me THASHETHEME.
Citoj:
Paska ardhur ky, nuk paska ardhur ky/kjo, shihe se çfarë ka të veshur, madje shkojnë aq larg dhe e “dinë” se kush e ka pastruar fytyrën e kush jo.
Dhe kur fillojnë, kinse “lutjet dhe pendimi” ata/ato “PENDOHEN” dhe fatkeqësisht dhe mjerisht me anëtarët e tyre të familjes së ngushtë të gjerë dhe me fqinjët e tyre, çfarë bëjnë:
NUK FLASIN.....,
nga; urrejtja, interesi, xhelozia, pisllëqet, ndërgjegjjet e ndyta dhe çka jo tjetër!
HEJ, kushtimisht më duhet, t’ju them HEJ.....,
vetëm të verbrit, “mund” t’i mashtroni, ndërsa për ne t ‘cilët, ç’do ditë iu shohim dhe dëgjojmë HARROJENI, sepse vetëm po GABOHENI.