Lëreni diasporën ta ndihmojë Kosovën edhe pa u konvertuar në parti politike.
Diaspora gjithmonë është e gatshme për ta ndihmuar kombin dhe atdheun edhe pa qenë në asnjë parti politike, këtë e ka bërë edhe në ditët më të vështira për Kosovën dhe popullin e Kosovës.
Partitë politike shumë pak kanë bërë për diasporën - mërgatën shqiptare, diasporën e kanë shfrytëzuar vetëm si aset të tyre për t'i fituar zgjedhjet dhe pastaj në vend që të krijonin kushte që diaspora të kthehet në vendin e saj për të punuar dhe jetuar, vetëm sa i kanë detyruar edhe më shumë qytetarë të Kosovës për ta lëshuar vendin e tyre për shkak të pa punësisë dhe kushteve të rënda të jetesës .
Unë gjykoj se, partitë politike vetëm krijojnë ndasi në diasporë për interesa të tyre karshi pushtetit, një mërgatë e një kombi-populli jashtë vendit është e fuqishme vetëm atëherë kur është unike dhe nuk janë pjesë e asnjë partie politike që nga vendi origjinës të manipulojë me të për interesa të saj karrieriste politike karshi pushtetit.
Vetë fakti se në Parlamentin e Kosovës mungojnë përfaqësuesit e diasporës shqiptar, tregon se sa janë të interesura partitë politike për interesat e mërgatës - diasporës shqiptare - kosovare...