Merreni me mend, Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së shqiptar, partia e tij lavdërohet me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, kurse mirënjohjet ndaj shqiptarëve që punojnë e kanë punuar në këtë ministri jepen vetëm në maqedonisht, gjuha shqipe askund, në ofsajd e aut.
Sikur të ishte gjuha shqipe zyrtare atëherë i pari që do dënohej para ligjit do duhej të ishte Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i RMV-së.
Habitemi dhe me mirënjohësit shqiptarë se si i kanë pranuar mirënjohet pa gjuhën e tyre amë, për ata pllakat e mirënjohjeve të shkruara në maqedonisht paskëshan qenë më të vlefshme sesa gjuha e tyre e nënës.
Shkurt e qartë për mirënjohje e çmime të imëta anashkalojmë gjuhën tonë shqipe, më shumë i duam lavdet, çallamet, mirënjohjet sesa gjuhën tonë shqipe.