Pse MPJD-së nuk reagoi me NOTË protestuese pranë BE-së ndaj tekstit të betimit të Aleksandër Vuçiqit..!?

Opinione

Pse MPJD-së nuk reagoi me NOTË protestuese pranë BE-së ndaj tekstit të betimit të Aleksandër Vuçiqit..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:27
Rexhep Elezaj

Pra, përfshirja e “Kosovë e Metohisë” në tekstin e betimit të presidentit serb, A. Vuçiq, sipas tij, si pjesë integrale e Serbisë, përveç se është një iluzion fashist i zyrtarëve të Serbisë, se Kosova është pjesë e pandarë e saj, në fakt kjo tregon se rikthimi i Kosovës nën pushtimin e Serbisë, është dhe mbetet orientim afatgjatë i politikës hegjemoniste serbe në Ballkan, gjë që MPJD-së do duhej të reagonte pranë BE-së përmes një NOTE diplomatike si dhe pranë KS dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së..!?

Lexojeni sa për njoftimin tuaj pjesën e parë tekstit të betimit të A. Vuçiq, të përkthyer në gj. shqipe; “Betohem se të gjitha përpjekjet e mia do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë, si pjesë integrale të saj.....”!?

Pra, shihet qartë se në tekstin e betimit të presidentit të Serbisë, ai, Kosovën ende e sheh si pjesë të pandarë të saj, meqë kështu shkruan edhe në preambulën e Kushtetutës së saj, por a nënkupton kjo se organet shtetërore të Kosovës edhe në rastin siç është betimi i një presidenti të Serbisë, nuk u dashka të reagojnë, meqë sipas logjikës etatiste kjo na qenka një shprehje e parëndësishme, meqenëse tani më pavarësia e Kosovës është një realitet i pa kthyeshëm..!?

Kushdo që mendon kështu, ose është naiv politik, ose nuk e njeh fare politikën kriminale dhe hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, andaj zyrtarët tanë nuk e shohin të arsyeshme të reagojnë fare, duke i harruar faktet e historisë nga shekujt e kaluar, se me fillimin e agresionit rus në Ukrainë, është e para Evropa ajo e cila po rikthehet për gati dy shekuj pas, por edhe e gjithë bota.

A nuk po e shohin politikanët dhe udhëheqësit shtetëror të Kosovës, se çdo ditë në truallin e saj po ndodhin rirreshtime të reja politike, ushtarake, kulturore dhe strategjike, a nuk janë të informuar se çka po ndodhë këtyre ditëve brenda vet Ukrainës, në Rusi, Poloni, Angli, Gjermani, Francë, Itali, etj., jo vetëm rreth marrëveshjeve për gazin rus, por edhe në planin e dominimit dhe konkurrencës brenda vetë vendeve të BE-së, Anglisë dhe SHBA-ve, apo janë në gjumë dhe letargji politike, se a mbajti A. Kurti apo jo takim në Shtëpinë e Bardhë, apo tek shkallet e ndonjë ndërtese tjetër, apo përleshja çdo ditë pozitë-opozitë për fondin e varfër të Trustit, a me i marrë hua nga xhepi i varfër i qytetarit nga 300 euro, apo me e vazhduar jetën për një kafshatë buke, sikur të ishte Kosova një shtet i varfër afrikan, siç është Somalia, për shembull..!?

Sido që të jetë, mos reagimi i qeverisë dhe i institucioneve gjegjëse ndaj betimit të presidentit të Serbisë, ku ai qartë e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, lenë shumë për të dëshiruar, se kemi të bëjmë me një qeveri të përgjegjshme, e cila interesat e Kosovës i ka vënë para atyre personale..!?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat