Pse ore kryeministër injoron kombin tënd duke përkrah Jugosllavisë e re serbosllave?
Nën hijen e këtij injorimi sikur veprojnë dëmshëm edhe 20-30% të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Këta veprojnë pikë e pesë, vetëm e vetëm për të ardhë në pushtet, në cilësinë e veglave qorre të sllavomaqedonasve?
Së fundit, duket se arrite të infektojsh edhe Dritanin, por këtij së shpejti do i ndreqin samarin për zemërgjerësinë rusoserbe!
Tërë kësaj lakërdie i shtojmë edhe mëlmesën pa kripë të opozitës tonë, e cila me vesh në lesh për sjelljet e veta njëzetvjeqare dhe sjelljet e juaja, sikurse inkurajuan Serbinë që të aktivizoj këtë planin e hegjemonisë ekonomike!Këta vetëm po festojnë nën hieje të fikut, me besimin se kriza globale do vazhdoj edhe për qeverinë e Albinit dhe se dorëzimi pushtetit është afër!
Prit sorrë të lumtë p…….., i thuhet kësaj pune!
Të gjitha këto t’vërteta të kobshme duhet të n’a mbesin në fyt, për të kuptuar realitetin e “botës serbe” që është kah sillet sikurse ato hienat e tërbuara nëpër të gjitha viset e ballkanit!
Ti, bëhesh sikur nuk e din se ëndrra serbe është; t’mos jetohet me shqiptarët si komb, por si fetarë të devotshëm!
Unë personalish nuk e kuptoj pse në dëm të kombit bëhet kompromis për të pa vërtetat e historisë në këtë gadishullin ballkanik!! Sllavët në emër të fesë, gjithnjë e kan avancua kombin e vetë, kurse ne shqiptarët jemi duke e shkallue kombin për fenë dhe interesin personal.
Nuk është rastësi pse ti, kryeministër, nuk ke fare sens të mbrojsh të vërtetën e kombit bullgarë, kur paraprakisht anashkalon kombin dhe gjakun e vëllezërve tuaj! Infuzioni i juaj ndihmon Serbinë! Vetë krijesa artificiale e Maqedonisë si pjellë e apetiteve pansllave ndaj fqinjëve, pa i llogaritur fare shqiptarët n’a jep me e kuptue hegjemonizmin serbosllav! Deri dje n’a quajtën turq, dhe nuk lan gurë pa lëvizur për të mbjellë urrejtje ndaj shqiptarëve muslimanë, boshnjakëve të Sanxhakut dhe atyre të Bosnjës, se këta po krijojnë një “përbindësh” kundër të krishterëve! Kjo urrejtje shizofrene i kalon edhe kufijtë ndërkombëtarë!
Edhe vrasësi i shumëfisht neoracist norvegjez i bën Serbisë advokaturën dhe i duartroket të “drejtës serbe gjenicidiale”!
Manifesti i tij, duket sikur është shkruar nga dora e një serbi!
Por të ndalemi vetëm pakëz te kjo e “drejtë” e kryeplanit A dhe t’fundit të kohës së Millosheviqit! Planprogrami i dizajnuar nga akademia serbe, tingëllonte kështu; “një të tretën e shqiptarëve i vrasim, një të tretën i shpërngulim përtej bjeshkëve të Nemura kurse ata që mbesin do jenë shërbëtorët tanë”.
Ballkani i hapur është shans ideal që shqiptarët njëmend të bëhen shërbëtor të serboslavëve!
Serbia ende kalkulon nëpër kancellaritë e botës me nënshtetësitë, pasaportat, pensionet dhe shumë dokumente të tjera, se shqiptarët më pak janë të interesuar për pavarësi se sa për anadollizëm!
Bashkëpunimi i Turqisë me Serbinë n’a bënë të dyshojmë se gjithëçka është në vijën e dëshirës serbosllave, kur dihet botërisht se në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni po lulëzon feja, kurse në Serbi industria e finacuar nga Turqia! Ky dallim është për studim nga miqtë tanë, sepse kjo gjendje faktike po keqpërdoret nga pjesa e mbetur e Europës shtrigë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës! Këta ende ngurrojnë për kahjen e shqiptarisë edhe në këtë shekull!
Dt:11.07.2022
Hamdi Rafuna