I ashtuquajturi kinse profesor i filozofisë zoti Blerim Latifi, u arsyetua se të premten nuk organizon ligjërata me student dhe po këtë ditë, nuk ka kurrfarë angazhime me ta.
Shikoni pra, jeni të gjithë dëshmitar, ai u arsyetua se nuk i pengon studentët që të vijnë të premteve në xhami.
Apeli im është ky: kështu të veprojnë edhe kinse profesorët e tjerë në mbarë Kosovën. Të premteve të gjithë studentët dhe studentet dua t´i shoh në xhami, duke u lutur dhe duke u falur për të lartmadhërishmin.
Mos dëgjoni ata që thonë se myslimanët janë në luftë me vetveten. Mos i dëgjoni ata që thonë se sunitët dhe sheitët e urrejnë njëri - tjetrin edhe pse të dy palët janë mysliman.
Mos i dëgjoni ata që thonë se në Jemen edhe fëmijët vdesin urie, sepse dy shtetet myslimane Arabia Saudite dhe Irani luftojnë kundër njëra - tjetrës pikërisht për interesa të tyre.
Mos i dëgjoni ata që thonë se në Haxh vdesin me mijëra njerëz duke e shkelur njëri - tjetrin, derisa sillen si kafshët në kafaz.
Mos i dëgjoni të gjithë ata që thonë se Rusia dhe Serbia e luftojnë myslimanizmin. Me intervenimin e shteteve arabe dhe Turqisë, Serbia ka pranuar që ne të ndërtojmë xhami në Kosovë, Luginë dhe Sanxhak aq sa duam, duke iu lutur zotit ditë e natë.
Pra për këto veprime ne i jemi mirënjohës Serbisë, sepse edhe pse jemi në konflikt me ta, në çështje të fesë islame ata na kanë përkrahur dhe na përkrahin pa rezervë.
Mos i dëgjoni ata që thonë se Rusia është kundër myslimanizmit. Shikojeni Kadirov, udhëheqësi i Çeçenisë, çfarë privilegjesh gëzon nga Putini.
Në Gjermani Kadirov - in (kryetarin çeçen ) e quajnë, Blut Hund - qen gjakpirës, por ai në realitet lufton për Putinin, i cili e ka zgjedhur si dorën e djathtë të tij.
Mos i dëgjoni ata që thonë se ne nuk duhet të martohemi me 4 e më shumë gra. Këtë të drejtë na e ka garantuar Allahu dhe ne urdhërat e tij duhet t´i zbatojmë
Mos i dëgjoni ata që thonë se ne kemi qenë katolik dhe ortodoks dhe me dhunë nga Perandoria Otomane, e kemi përqafuar islamizmin.
Ne prej se është krijuar bota dhe njerëzimi, kemi qenë mysliman të devotshëm dhe si të tillë do të mbesim.
Unë kërkova që zoti Kurti si kryeministër ta jap betimin duke u betuar në librin e shenjtë kuranin. Pse mos ta bëjmë këtë, duke u dëshmuar se jemi atdhetar të islamizmit.
Kam njohuri se në një të ardhme të afërt këtë do ta bëjnë edhe presidentët amerikan, në shenjë respekti për fenë tonë.
Po ashtu kam dëshmi të sigurta se në një të ardhme të afërt edhe Papa do të inaugurohet edhe me kuranin, sepse kisha katolike kohët e fundit është komprometuar në mbarë botën.
Kështu pra të dashur student dhe studente, bojkotoni ligjëratat të premteve dhe dua tu shoh në xhaminë time. Ky do të jetë patriotizmi i juaj si mysliman, për mbrojtjen e atdheut. Rroftë myslimanizmi ynë.