Lulzim Basha dhe ligji, demokracia, antikorrupsioni, dekomunistifikimi e dekriminalizimi i politikës

Opinione

Lulzim Basha dhe ligji, demokracia, antikorrupsioni, dekomunistifikimi e dekriminalizimi i politikës

Nga: Skënder Kapiti Më: 21 korrik 2022 Në ora: 20:11
Lulzim Basha

Shtjellimin e këtij shkrimi po e nis me disa pyetje të cilat kërkojnë jo vetëm përgjigje por edhe veprim politik, demokratik, moral,ligjor dhe gjërësisht publik:

Pse Shqipëria ka 30 vite që ka mbetur në tranzicion?

Pse Shqipëria ka 30 vite që mbeti e fundit ne Europë në rrugën e demokracisë, progresit e përparimit, dhe e fundit në ndërtimin e shtetit ligjor?

Pse akoma edhe pas 30 vitesh Shqipëria nuk është antare e BE-së?

Pse largohen për ditë shqiptarët nga Shqipëria edhe pse vëndi ka 30 vite që ka dalë nga diktatura?

Pse Shqipëria nuk sfidon dhe nuk mposht krimin , korrupsionin dhe hajdutërinë institucionale?

Të gjitha këto pse si dhe te tjera si keto, kanë një spjegim: kanë atë se politika shqiptare e këtij tranzicioni ka dështuar tërësisht në ndërtimin dhe vënien në funksionim të ligjit e të demokracisë; ka dështuar në luftën kundër krimit e korrupsionit; politika e vjetër ka dështuar në procesin e dekomunistifikimit të vëndit dhe në dekriminalizimin e politikës.

Ky dështim ka për autorë pothuajse tërë politikën e vjetër të politikanëve matrapazë e “të mëdhej” të saj të këtij tranzicioni e cila dhe të cilët identifikohen dhe janë vetë antiligji, jodemokracia, korrupsioni, hajdutëria dhe kriminalizimi.

Kjo është kështu dhe prandaj politika e vjetër, “elita” e saj, është kundër cdo alternative politike që premton dhe sjell ndryshimin , përmirësimin ,ndërtimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, dekomunistifikimin dhe dekriminalizimin e politikës.

Këtë politikë të re ndryshimi dhe ndarjeje me tranzicionin e kishte dhe e ka Lulzim Basha si vizion, dhe ai, ia kishte vënë vetes si detyrë e mision për ta zbatuar e kryer atë.

Prandaj kundër Bashës u bënë bashkë e gjithë elita e vjetër politike, establishmenti korruptiv i asaj politike e cila për 30 vite e mbajtën peng demokracinë, ligjin , integrimin dhe zhvillimin sepse atyre u interesonte vetëm interesi personal, paraja, zhvatja e pasurimi.

Elita e vjetër politike dhe politikanët e saj kanë mbi supe sidomos shpërdorimin dhe tradhtinë ndaj besimit publik; kanë shpërdorimin e demokracisë, manipulimin dhe spekulimin me ligjin, shtetin dhe hajdutërinë e pasurive të shqiptarëve dhe të parasë publike prej ku e kanë burimin të gjitha zullumet dhe poshtersië e pushtetit e të politikës së vjetër e cila kishte siguruar edhe të drejtën e mosllogaridhënies e të pandëshkueshmërisë.

Basha si kryetar i Partisë Demokratike duke qenë se ai paraqiti në fushatën elektorale të vitit 2021 një program-progres ndryshimi e daljeje nga bataku i tranzicionit, dhe kryesisht duke qenë i tillë ai u pa si kërcënim nga politika e vjetër e cila bëri gjithcka mundi për të mos lejuar fitoren e PD-së dhe të Bashës si kryeministër.

Së pari kjo nxiti qeverinë Rama që të angazhojë të gjitha burimet dhe potencialet shtetërore, financiare, korruptive e mediatike që bënë të mundur masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Por Basha nuk pati përballë vetëm pushtetin e qeverisë, por kundër tij haptazi si dhe nën rrogoz punuan edhe politika e vjetër e Partisë Demokratike të cilët arritën deri aty sa u bënë dhe formuan edhe paterica partiake në shërbim të Ramës, dhe pati jo pak nga ata të tjerët nga brënda PD-së që sabotuan fushatën me indiferentizëm tinëzar e djallëzor të cilët më shumë dëshironin e punonin për humbjen e PD-së se sa për fitoren e saj me Bashën kryetar.

Dhe thënë troc këta nuk donin ndryshimin , as suksesin e Bashës dhe as Bashën kryeministër, sepse ata donin që privilegjet politike t’i kishin të përjetshme dhe të trashëgueshme, sepse ata ishin mësuar që ta përdornin Partinë Demokratike si organizatë të interesave personale, dhe ta përdornin antarësinë dhe të djathtën vetëm për përfitime, korrupsion dhe për mbrotje e siguri politike.

Kjo u pa dhe u vertetua edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të Marsit të vitit 2022 ku e gjithë e keqja politike e politikës së vjetër u bënë bashkë kundër PD-së dhe Bashës me qëllim humbjen e këtyre zgjedhjeve dhe përdorimin e kësaj si preteks për ta larguar Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Kjo inkurajoi daljen në sipërfaqe edhe të disa deputetëve servilë e puthadore të kryetarit të foltores, të cilët kërkuan dorëheqjen e Bashës, pavarësisaht se e dinin shumë mirë shkakun e vërtetë të humbjes së atyre zgjedhjeve .

Dorëheqja e Bashës dhe zhvillimet në këtë kohë të pas saj, vertetuan faktin se Basha u sulmua nga e gjithë politika e vjetër e cila kërkon të ruajë status quonë, mosndryshimin dhe bllokimin e luftës kundër korrupsionit, kërkon moszhvillimin e demokracisë. Pra politika e vjetër është kështu kundër edhe SHBA-ve e cila u erdhi në ndihmë Shqipërisë dhe shqiptarëve me reformën e Vetting-ut dhe me masat e sanksioneve dhe të shpalljes “non grata” të personaliteteve VIP-a të politikës e pushtetit që kanë shpërdoruaar besimin publik për të bërë korrupsionin, bllokimin e pengimin e demokracisë dhe pengimin e drejtësisë.

Basha ishte dhe është në anën dhe në kohën e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat