Për të freskuar kujtesën e Ramës e të Berishës se nuk kanë qenë armiq në vitet 1980 e më vonë, pa mbajtur anën e asnjerit, por si dëshmitar okular në një ngjarje të largët e shqetësuese, po i referohem disa shkrimeve të mëparshme, në gazetën TEMA, RD, 55, BOTA SOT..., si dhe në rrjete sociale, me autorë publiçistët e mirënjohur Basir Çollaku, Adriatik Riza Dosti. Sipas tyre, në dy javët e para të korrikut 1984, kur Edi Rama ishte i shtruar në spitalin neuro- psikiatrik nr 5 në Tiranë, në katin e katërt, në dhomë me pamje nga mali i Dajtit, në krevatin nga e majta, kur në të djathtin ishte i ndjeri Ardian Klosi, ky Berishë, si dhe dr. Bajram Preza, dr. Vehbiu, dr.Mentor Petrela..., ndoshta edhe me kërkesë shoqërore nga i ndjeri Kristaq Rama, interesoheshin rregullisht për këta dy pacientë, me probleme të shëndetit mendor, me acarim krizash sidomos në javët më të nxehta të verës...! Për rastësi apo për të konfirmuar vërtetësinë e shkrimeve të tyre, në një ato ditë me temperatura mbi 35 gradë, më 7 e 8 korrik 1984, shkova për të parë babain tim, me qëndrim tranzit në një nga dhomat e këtij spitali, në pritje për t'u shtruar në pavionin e kardiologjisë në Spitalin nr.2, ku nuk kishte një shtrat të lirë dhe për të bërë edhe një kontroll tek Spitali 5, se mos shqetësimet në zemër mund të ishin me shkak nervor. Në ditën e parë, si zakonisht, nga vapa e madhe dyert dhe dritaret ishin të hapura, që të bëhej ca korent ere për freskim. Në një nga dhomat më zunë sytë Ardian Klosin, që e njihja dhe e kisha bashkëpunëtor në emisionin tim "Radiorevista- letraro- artistike" në Radio Tirana. U futa në dhomën e tij dhe u drejtova nga ai. Në krevatin në krah të majtë ishte një njeri tjetër, mbuluar me çarçaf të bardhë nga koka deri në fund të këmbëve. Kur dëgjoi të flisja miqësisht me Ardianin e largoi çarçafin nga koka dhe pashë fytyrën e Edi Ramës. Meqenëse njihesha mirë me të atin e tij, Kristaqin, me të cilin kisha gjithashtu njohje e bashkëpunim për disa intervista si dhe Edin e njihja si basketbollist, e pyeta me shqetësim dhe dashamirësi edhe atë. Edi mu përgjigj se kishte gati një diagnozë me Ardianin, duke më treguar edhe kartelën mjeksore varur tek koka e krevatit. U urova me sinqeritet ikjen sa më të shpejtë të ditëve me vapë sahariane dhe shërim të shpejtë e u largova. Më 26 prill 2012 Ardian Klosi vari veten, ndërsa rreth 1 vit e dy muaj më vonë, më 23 qershor 2013, Edi Rama bëhet kryeministër i Shqipërisë...!!!??? Shumë "rastësira", "koinçidenca", "çudira", "fatalitete"...,në një vend kaq të vogël!!! Mos vallë, sherrnaja e tejzgjatur Berisha- Rama, me kulm të ri më 21 korrik 2022 e ka shkakun tek fakti se Berisha vetë, por edhe nga miqësia e vjetër me dr. Mentor Petrelën, ka dijeni edhe okulare, edhe shkencore për kartelën mjeksore të Edi Ramës e për ditët e para të korrikut 1984, kur ishte i shtruar në Spitalin neuro- psikistrik nr 5, në Tiranë??? Mos vallë këto ditë shumë të nxehta, krahas mbingarkesës psikologjike nga shumë probleme, skandale, dështime qeveritare, partiake, vendore, ballkanike..., si dhe nga agresiviteti i opozitës këto javët e fundit, kanë ndikuar në uljen e paaftësisë së Ramës për të përmbajtur veten, sidomos nervozizmin, banalitetetet, fyerjet, provokimet...?
Gjithësesi, i shqetësuar nga sherri i tyre tejet agresiv më 21 korrik 2022, "u kujtoj" apo i këshilloj miqësisht të dy se janë kundërshtarë politikë, por jo armiq! Por, edhe se është në të mirën e tyre e të mbarë vendit, që të mendojnë më shumë për Shqipëri e popull e jo për interesa e halle personale apo familjare, që të përmbajnë nervat dhe të autoçensurojnë fjalorin fyes, provokues, banal, çedukues apo çthurës...! Kështu, do të shmanget acarimi i mëtejshëm i raporteve politike mes dy partive apo krahëve, me ndikim të drejtpërdrejtë në situatën politike, ekonomiko- sociale tejet të brishtë në vend..! Po kështu, nëse vazhdoni ta nëpërkëmbni këtë demokraci allashqiptare apo gjasme demokraci, do të ndihmoni, pa apo me dashje, që koha t'u japë vazhdimisht të drejtë poetëve të mëdhenj e të pavdekshëm Dritero Agolli, me cilësimin e saj " shkërdhatokraci" e Bardhyl Londo, me mallkimin poetik, intelektual, qytetar, "mos ardh kurrë"!
Së fundi, një rikujtesë për kushedi të satën herë për partitë dhe parlamentin! Kur zgjedhin dhe vendosin për NJESHIN në parti, qeveri, presidencë, nëpër ministrira, është bërë e domosdoshme t'u shikojnë pa pikë tolerance kandidatëve jo vetëm cv- të, por edhe dosjet dhe pseudonimet në vend; lidhjet e papërjashtueshme kategorikisht me shërbime sekrete të vendeve të tjera e me rrjetin Soros, kartelat mjeksore ...!