Mbi 2.000 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vetëm në këtë vit. Ky është alarmi më i madh e më i rrezikshëm që po i kanoset vendit.
Teksa krejt kjo po ndodh nga papërgjegjsia dhe mos disa e politikanëve tanë.
Faktorët:
1.Kriza ekonomike dhe ajo sociale dhe rritja e pakontrulluar e çmimeve.
2.Ligji i pagave dhe ngritja e tyre.
3.Ligji i punës dhe siguria e punëtorëve.
4.Oligarkët bosë të lidhur ngusht me çdo pushtet edhe me ketë të tanishem që punëtorët i keqpërdoren dhe po i keqpërdorin si skllevër.
5.Shëndetësia, Gjyqësia, siguria fragjile e degraduar.
6.Politikanët tanë në nivelin lokal e atë qendror multi-milioner që e varfëruan qytetarin e po e varfërojnë akoma.
Me ç’rast këto janë vetëm disa faktoret që vendi po zbrazet dhe shpresa e tyre tanimë është vetëm se si ta sigurojë një vizë për të ikë nga këta faktorë.
Ndërkohë merremi me çështje të kota në vend se të debatohet për këta faktor e për cilësinë në Arsim merremi a të lejohet shamia a jo, kur dihet se nën moshen 18 vjeçare as që do të duhej të ishte temë e diskutimit për ketë çështje e aq me pak nga Qeveria.