Kryeministri i tanishëm Kurti në raport me Serbinë, me dhe për dialogun, po e dinë çfarë po donë, po e dinë si funksionon dhe sigurisht po e dinë shumë mirë se; pas fillimit të tentim pushtimit të Ukrainës nga Rusia Fashiste me sulme brutale të njëpasnjëshme, ka ndryshuar thuajse gjithçka....
Po ndodhë....
• Bashkim më i fuqishëm i Evropës, kundër Rusisë!
• Perceptimi i drejtë nga thuajse komplet Evropa për gjendjen, marrëdhëniet jo vetëm në mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo edhe në përgjithësi për Ballkanin Perëndimor!
• Fillimi i mbarimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke!
Të qenurit këmbëngulës me të drejtë për reciprocitet e bën Albinin Kryeministrin e parë të Kosovës, shumë bindës me intelekt, guxim dhe madje pas kthimit nga Amerika me përkushtim dhe duke kthyer si prioritet, përmbylljen e dialogut me Serbinë.
Të kuptohet drejtë.
Vetëm në dialog me Serbinë dhe jo për çështje tjera.
Duhet theksuar se Albini është zyrtari shtetëror, bindshëm më i përgatitur se të gjithë zyrtarët e deritanishëm të Kosovës, të cilët kanë dialoguar me zyrtarët nga Serbia!