“Rruga e mbarë”, Dritan Abazoviq

Opinione

“Rruga e mbarë”, Dritan Abazoviq

Xhevat Mustafa Nga Xhevat Mustafa Më 20 gusht 2022 Në ora: 11:00
Dritan Abazoviq

Parlamenti i Malit të Zi, me shumicë votash, e rrëzoi qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviq, pa mbushur 4 muaj. Ky, pavarësisht kompleksit të arsyjeve dhe justifikimeve publike e mediatike, mund të vlerësohet edhe si një rrëzim i pritur apo ndëshkim i merituar!

Arsyet kryesore dihen: marrëveshja që nënshkroi me Kishën Ortodokse Serbe, një veprim plotësisht në dobi të Serbisë e në dëm të Malit të Zi, por edhe të intereresave kombëtare shqiptare në Ballkan...Po në këtë linjë ishte edhe mbështetja e tij personale për "Ballkanin e hapur" të Vuçiç- Rama- Sorosve ose "Serbisë së Madhe" dhe "Rusisë në Ballkan"!

Duke qenë "student", “miop" apo "naiv" në politikë e qeverisje, Abazoviq joshej kur e quanin për "ta dehur" apo ekstazuar "politikan modern" dhe "liberal"! Por, "harronte" se jeton në një rajon konservator, me mendësi, armiqësi, konflikte... të lashta anakronike!

Prandaj, për ato që bëri keq apo zi e më zi e nuk arriti të bënte mirë, si SHQIPTAR dhe MALAZEZ, nuk ka arsye që të ndiejmë keqardhje për kryeministërllëkun kaq jetëshkurtër apo meteorik të këtij "pakës shqiptari". Në mënyrë figurative, mund të thuhet se me këtë marrëveshje Abazoviq kreu ndërgjegjshëm "vetëvrasje politike", edhe pse nuk pati dëshirë e kurajo për dorëheqie.

Në të kundërten, meriton ta urojmë: Rruga e mbarë, Dritan Abazoviq e mos u kthefsh ma kurrë në atë post me ato mend, më shumë si serb se sa si shqiptar! Nuk thuhet kot: koka ban, koka pëson! Dhe ngule mirë në mendje: nuk të hoqën për "pak pika gjaku shqiptar"! As nuk të hoqën për iç- in në emër, por për IÇ- in në tru e zemër!!! Rruga e mbarë e tërheqsh të tjerë si vetja zvarrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat