Me thënë të drejtën, mirë nuk na erdh për shkarkimin e kryeministrit të Malit të Zi, z.Dritan Abazoviç, dhe nuk është e thënë se, vetëm një kryeministër i keq bie menjëherë prej fronti, por në Mal të Zi, e kanë vështirë të qëndrojnë kryeministrat deri në fund të mandatit, sepse politikat e këtij shteti, janë të ndërtuara në dy kahe politike të shumicës, ndërsa pakicat janë vetëm shërbëtor të njërës, apo tjetres.
Edhe Dritani ka qëlluar prej pakicës shqiptare, i cili që në fillim të mandatit si kryeministër i Malit të Zi, edhe pse i gëzoi shqiptarët gjithandej, por si për fillim e nisi brazën si keq, me bekimin e popave serb dhe kryeministri Abazoviq, sikur nuk e njohu mirë rrolin e popave serb, dhe nëse ekziston «dreqi» dikund, ai gjindet në mesin e tyre, sepse i kanë fshehtësitë dhe taktikat e njëjta.
Të gjithë kemi dëshira të njëjta dhe të arrijmë kulmin e pushteteve, por për fat të keq, ndoshta Abazoviq, mendoi dhe dëshiroi të bënte diçka më mirë për popullin e Malit të Zi, por ç’po ndodh me ne shqiptarët, apo vetë koha po na thotë se, duhet të kthehet natyrshmëria njerëzore që ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë, në veçanti shqiptarët, që qëndrojmë fals në mes vete.
Në fillim të marrjes së mandatit si kryemistër i Malit të Zi, z. Abazoviç, thoshte se jam kozmopolit, dhe nuk dëshironte të deklaronte se i përkiste farës shqiptare, dhe as që dëshironte ta quante vetën i këtij lloji, mirëpo jeta është një udhëtim, e cila të mëson të udhëtosh më largë, apo të ndalesh në një distinacion, ku do të mësosh diçka të mirë, apo të keqe.
Abazoviç, që në fillim para se të bëhëj kryeministër bëri një kualicion me partitë serbe të Malit të Zi, dhe që në fillim ra nga provimi i një politikani të mirëfilltë, nga se nuk do ta kuptonte rrolin e partive serbe, të cilat ishin të organizurara dhe të mobilizura me dekleratat e tyre kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve ku do që gjinden, duke brohoritur «vdekje shqiptare» duke i quajtur edhe terrorista.
Abozo-viçi, nuk u shkarkua për shkak se ka të bëjë me etninë e tij shqiptare, por për shkak se bëri marrëveshje me kishën serbe, e cila dëshironte të bëjë zgjerimin e saj përmes monumenteve fetare, dhe të krijojë pushtet të veçantë në Mal të Zi, prandaj pas pak dhe do dorëzohej pushteti i tij me shumicën e votave , i cili e sakrifikoi pushtetin e vet për një marrëveshje të kishës serbe.
Me shkarkimin e kryeministrit të Malit të Zi, kishte reagime të shumta nga gjitha anët shqiptare, sepse ishte bërë bujë e madhe kur një shqiptar për herë të parë në historinë e Malit të Zi, e kishte marrë rrolin e kryeministrit, poahtu edhe në Kosovë, kishte komente të shumta dhe ndër komentet më të dhimbshme ishte komenti i z. Anton Berisha, i cili thotë, «pas prevarantit Abazoviq, radha është e vëllait të tij siamez në Kosovë, që kishte të bëjë me Albin Kurtin.
O, vllazën shqiptarë, mos u gëzoni kurrë këtyre rasteve, sepse jemi një gjak shqiptari, çfarë do kemi qëlluar, por nuk mundesh ta krahasosh një Albin Kurti, me një siamez dhe me asnjë njeri tjetër të botës, sepse nëse ia mohoni vetë suaj gjakun e vllaut tënd, nuk do të përfitoni asgjë, por do jeni gjithmonë leckë e tjerëve, dhe nuk do të ndryshoni dot kurrë.