Me Coca-cola e hamburgera në takimin e Brukselit ishte muhabeti i Borellit

Opinione

Me Coca-cola e hamburgera në takimin e Brukselit ishte muhabeti i Borellit

Nga: Dedë Preqi Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:45
Dedë Preqi

Një nga vetitë njerëzore është edhe pritja, apo mikpritja kur dikend e keni ftuar në konak, ndërsa ne, që po flasim për një gjë të tillë, duhet ta marrim parasysh se, ndoshta nuk e kanë të gjithë njerëzit e botës traditë mikpritjen dhe bujarinë sikur e kanë shqiptarët, por si do që të jetë « muhabeti » i askujna nuk duhet të shahet, apo të injorohet, thotë një fjalë e urtë popullore.

Mirëpo, ka plot mënyra të pritjes së musafirëve që dallojnë njëra me tjetren, si për shembëll, kur kemi të bëjmë me fëmijët, ata duhet ti shërbejmë në mënyrën që u përshtatet atyre, apo të u sjellim diçka që ata e preferojnë, si coca cola, hamburgera, smoka, shtapiqa çokolada dhe ushqime tjera fëminore, por jo edhe të rriturit të shërbehen me të tilla gjëra.

Duhet të kthehemi në pikën e nisjes së këtij shkrimi, që bëhët fjalë për takimin e kryeminsitrit të Kosovës, z.Albin Kurti, me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, ku nikoqir i këtij takimi ishte shefi për politikë të jashtme të BE-së, z.Joseps Borell, dhe përfaqësuesi special për negociata në mes Kosovës dhe Serbisë, z. Mirosllav Llajçak, me ç’rast ishte një takim i shumë-pritur, por edhe i ftoht në mes palëve.

Tavolina e Brukselit, ku ishin të ftuarit, ishte e mbushur plot me coca cola dhe hamburgera, por kujna do i shkonte në mendje të shtriente dorën, apo të shërbehej me të tilla gjëra, kur mrrolat e kryetarit serb dalloheshin nga largë si në « turpërim » apo në « dëshpërim » i cili nuk e shikonte asnjërin në sy, ndërsa Albini, e bënte një buzëqeshje të zorshme, por i sinqertë dhe kembëngulës në qëndrimet e tij, në mes shefit të BE-së, dhe përfaqësuesit special, të cilët mundoheshin me kujdes të bëjnë një hyrje të takimit në mes palëve.

Duhet të thëmi se, vetëm « Zot i madh », duhet të zbulonte, se çka fshihet dhe bluhet në mendjet e tyre, dhe çka do të bëhët më tutje, duke ditur se nga këta njerëz është përgjegjësia dhe varet fati i dy popujve, serb dhe shqiptarë, të cilët janë në konflikt me shekuj, dhe ka ende ndër ata ndërmjetësues, që të përqafojnë në një mënyrë, por në tjetren anë nuk dëshirojnë të bëjnë mirë, duke të rënë shpatullave, si njerëz të butë dhe duke e tund bishtin…

Nën maskën e paqës dhe dashurisë njerëzore, sikur po fshihet diçka brenda saj, që po paraqitet përditë si në formë dhunimi i madh i njeriut, kur në një botë në të cilën njerëzia ndjehët më rehat, vetëm nëse ju jeni i gatshëm të plotësoni nevojat sipas tekëve dhe ëndjeve të tyre, që do të thotë, sikur të drejta njeriut i jepen të kushtëzuara, kjo ngjanë edhe me të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, me ç’rast të gjitha vendet e rajonit dhe Ballkanit perëndimor, janë të lirë dhe të pa kufizuar në lëvizjet e tyre, populli i këtij vendi, vendnumëron pa të drejtën e lëvizjes së lirë.

Evropa në një mënyrë është e ardhmja dhe shpresa e popullit shqiptarë, ku sëcili anëtarë i popullit tonë është pro-perëdimor, është pro-evropian, por edhe pro-amerikan, mirëpo, thuhet një fjalë e urtë se, sa herë na vjen një fjalë e keqe për ta thënë, së pari duhet ta qëllojmë gojën tonë që flasim, por edhe pa e thënë të drejtën që na takon, do të gabohemi nëse nuk e nxjerrim nga goja, sepse është reaksion i natyrshëm por edhe i vlerës pozitive.

Kaluan edhe 22 vite të pas luftës, që shkakëtoj Serbia, ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, dhe akoma (konflikti) mosmarrëveshjet nuk janë të shuara në mes palëve, edhe pse gjërat janë të çartësuara, Kosova është shtet i pavarur dhe i pranuar nderkombëtarisht nga Gjykata Ndërkomëtare, dhe është e drejta e një populli për vetë-vendosje, atëherë çka prêt Evropa, që mbi këto burime dhe të drejta njerëzore ta ndërtojë paqën në mes këtyre palëve, për të pasur edhe një familje të kompletuar dhe të shëndoshë, poashtu duke ditur dhe duke marrë parasysh rrethanat e kohës.

Apo, diçka nuk është në rregull dhe serioze, sikur kjo pritja e këtyre liderëve të takimit për marrëveshje, që priten me coca colla dhe hamburger nga nikoqiri i tyre Burreli dhe Llajçku, që i gjason një kokteli fëmijësh, të cilët nuk e përshëndesin as njëri-tjetrin si të lastuar, sikur u mungon edukata familjare dhe shikohen vengër si armiq të vjetër, kjo është diçka që brenë dhe ngjall dilema dhe ndjenja mosbesimi, se nga takimet e tilla do pritët të bëhët më mirë, dhe ajo e fundit që pritët të bëhët një marrëveshje paqësore me njohjen reciproke në mes këtyre dy vendeve.

E pranojmë se dikush ekziston që kujdeset edhe për ne shqiptarët e Kosovës, sikur që janë SHBA-të, dhe aleatët e tyre, dhe t’ia dalim edhe në këto beteja të mbasluftës, por nëse ne shqiptarët nuk e vlerësojmë jetën dhe vepren e mirë të njëri-tjetrit, dhe e lëmë të na ikë vetëvetja, sikur opozita e vendit që i ka futur veshët në lesh, atëherë nuk kemi pse ti urrejmë, apo të ankohemi të të tjerët për gabimet dhe veprat tona vetëmohuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat