"Fenomenologjitë", apo patologjitë tona....?!

Opinione

"Fenomenologjitë", apo patologjitë tona....?!

Nga: Agron Shabani Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:51
Agron Shabani

Ate që duan të zgjedhin dhe përcaktohen mes dashurisë, bukurisë dhe mençurisë: Për bashkëshorte ose grua të jetës, le të zgjedhin ose martojnë gruan (femren) e mençur dhe të dashur, ndërsa për dashuri, gruan (femren) e bukur dhe temperamente (Proverbë romake.)

Ndonëse, gratë (femrat) e mençuta, të dashura dhe të bukurra, në çastin ose momentin e duhur, dijnë t'i kombinojnë, manifestojnë ose interpretojnë mençurinë, bukurinë dhe dashurinë së bashku me delikatesën, ekskluzivitetin, elegancën, përformansen, imagjinatën ose fantazinë-para burrave ose mëshkujve të tyre.

Prandaj, ekziston metafora ose alegoria e njohur sipas të së cilës: E bukura, e dashura dhe e mençura në art, nuk plakën dhe s'vdesin kurrë.

Në instancë të fundit, jetën, botën, natyrën, ambientin, kohën, sjelljet, reagimet, vendimet, mentalitetin, nderin, moralin dhe karakterin tonë, përveç luftës, konfliktit, pasurisë, pushtetit, karierës ose profesionit: Mund t'i ndryshojnë ose përmirësojnë vetëm gratë (femrat) e mençura, të dashuta dhe të bukura.

E sidomos tek ne shqiptarët kur flasim ose shkruajmë vazhdimisht mbi artet e ndryshme të jetës si filozofi, hyjni ose profeci, pa i njohur, studiuar, prekur as shijuar kurrë si duhet dhe sa duhet artin e brendshëm dhe të jashtëm të femres ose gruas së njohur shqiptare që na përcjellë ose shoqëron si të thuash në të gjitha 'portat' ose 'hyrje-daljet' e mundshme të jetës që nga Antika e lashtë e deri me sot.

U mor vesh se femra ose gruaja shqiptare, gjatë gjithë (tërë) kësaj kohe ishte një institucion në vete...Instancë e lartë morale dhe patriotike.

Ajo shte ylli ndriçues i ngadhnjimit të individualitetit dhe kolektivitetit shqiptar, si dhe i ndërtimit të botës së vlerave të larta shtetrore, nacionale, arsimore, intelektuale, kulturore, liridashëse (çlirimtare) dhe patriotike të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

I mbajmë mend ose i kemi parasyshë figurat, portretët ose personalitetët e njohura mitike, monumentale ose emblematike të mbretëreshes Teutë, Olimpisë, Donikes së Kastriotëve, Elenes nga Troja, Maringones, Doruntines, Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit, Zahide Jasharit, Antigona Fazliut, Yllka Domit....Me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, me një tis të thellë gjaku në ballin e tyre flamur, si dhe me do shikime të m'rrolëta epike dhe kalorsiake që iu rrëshqasin ose pikojnë nga vetullat dhe çepallat...Shën Terezen ..në njerën dorë Ungjillin e Krishtit, dhe në dorën tjetër Besëlidhjen e Madhe të Lezhës ose Gjergj Kastriot si Atlet i Krishtit dhe Dalëzotës i Shqipërisë dhe krejt Europës....

Ndërkaq, ne pasardhësit e tyre, pa i lëxuar, pa i studiuar, pa i njohur dhe pa i kuptuar kurrë si duhet dhe sa duhet heronjt dhe heroinat tona: Flasim, shkruajmë, bërtasim dhe ulurojmë për të huajtë!!!

Ndërkohë që disa "politikanëve, analistëve, publicistëve, opinionistëve, ciceronëve ose patriotëve "shqiptar u thonë: Nuk u vije (vjen) aspak turpë (marre) as mërzi, të shpifin, sajojnë, spekulojnë ose manipulojnë madje edhe kundër heronjve, akterëve, protagonistëve, komandantëve ose çlirimtarëve të njohur shqiptar të UÇK-së në Den Hagë dhe gjithandej!

Apo, t'i quajnë kurva ose lavire disa femra ose gra intelektuale, intelegjente, funksionale ose intititucionale në Kosovë....!!!

"Paramendoni o njerëz, "analistët, politikanët, diplomatët, intelektualët, patriotët" ose anoimusët e ndryshëm klandestin, diletant dhe pa histori, kur t'i mësojnë përmendësh edhe gjysmën tjetër të shkronjave të alfabetit shqip etj...Edhe dijetarët, mendimtarët, politikanët, diplomatët ose intelektualët me të njohur botëror, do i lënë pa punë! (Me fjalë tjera të një të njohuri dhe miku tim.)

U mor vesh se boshti i secilës etikë intelektuale dhe profesionale, është aftësia ose intelegjenca e njohur intelektuale dhe profesionale, për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Ndërsa, për të pasur një shtrirje të përgjithshme ose masive, etika pedagogjike, intelektuale, profesionale dhe patriotike, parasegjithash duhet të jetë globale ose universale. Domëthënë, një mision, narrativ ose gjakim i thellë pedagogjik (akademik), intelektual, profesional, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, intelegjent dhe patriotik për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale në kuptimin e një lavjerrësi ose këndmatësi etik dhe estetik, ku të dyja polet e tij, janë të njejta dhe të barabarta në raport me epiqëndren ose gravitacionin.

Disa politikan, analist ose opinionist të ndryshëm introvert, konfuz, demagog , hipokrit, stupid, nebuloz ose anarkoindividualisto-anarkoteorik në Kosovë: I quajnë vëllezër madje edhe turqit dhe boshnjaket, apo si u thonë ata "shqiptarët e asimiluar" të Sanxhakut që nuk i dijnë as dy shkronja ose fjalë të alfabetit shqip (Arbëreshët e Italisë, edhe pas 6OO vitësh i kanë ruajtur dhe kultivuar gjuhën, kulturën dhe traditat e njohura shqiptare): Ndërkaq, vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të fesë kristiane ose katolike, i përbuzin, injorojnë, skizmatizojnë, stigmatizojnë, paragjykojnë, izolojnë ose paramendojnë si me qenë të huaj!!!

Ndaj, për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimët, procesët dhe fenomenët e sotme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës: Në radhë të parër duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika-të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, ekzistencialiste, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm praktik dhe teorik.

Metafizika, e cila si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) -para epokës së re.

Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodoligjike mbi realitetin e përgjithëshëm natyror, ordinar, ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji.

Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, gjenealogjia, kosmologjia, mondalogjia etj.

Se këndejmi, qenja, materia, krijesa dhe ekzistenca, janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të realitetit të përgjithëshëm.

Pa i harruar këtu edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit, frymëm ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin, transcendentalizmin etj.

Epistemologjia ose teoria e njohjes: Epistemologjia ose Gneseologjia e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore.

Si njeri prej themëluesve ose arkitektëve të parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gneseologjisë, konsiderohët Gjon Loku (John Lock) -filozofi i njohur anglez.

Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri).

Logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj.

Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).
Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar: Kontributin më të
rëndësishëm ose kryesorë në fushën e gjithëmbarëshme të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platoni, Aristoteli, Immanuel Kanti, Gjon Stjuart Milli etj.

Aty i kemi edhe filozofinën e politikës ose filozofinë fetare, kulturore dhe politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që drejtimët ose orjentimët e njohura metafizike ose ontologjike, parasegjithash janë të ndërlidhura ose ndërlidhura me aksionin ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik dhe antropologjiko-gneseologjik, antropofetar ose antropokulturor etj.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia fetare, kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste.

U mor vesh se politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të

larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj.

Në fund të fundit, gjithëçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) i vetëdijes, ndërgjegjës, arsyes, kulturës dhe edukatës.

P. S.

U mor vesh se debati, dialogu, diskutimi, dyshimi , replika, polemika, censura ose mediokracia, janë një çështje poaq e vjetër dhe komplekse sa edhe vetë paraqitja e shkrimit të njohur letrar, shkencor, kulturor, gazetareske ose publicistik në këtë botë.

Madje janë edhe përcjellese ose bashkëshoqëruese te tyre në të gjitha rendet shoqërore, qytetare e politike, si dhe në të gjitha fushat ose formacionet letrare, kulturore, fetare, politike etj.

Në këtë mes s'ka pse të bëjë përjashtim as Kosova, pavarësishtë nga periudha para apo pas lufte.

Ndaj pra, s’kanè pse të bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave, kultures dhe informacionit.

Por, çështja e rolit, statusit dhe misionit te tyre shoqëror, parasegjithaash është një çështje e sociofilozofisë letrare dhe asaj kultuore.

Rolin parësor të shkrimtarit, gazetarit, publicistit, krijuesit ose artistit, duhet parë dhe nderlidhur me faktin e të qënit shkrimtar, poet, gazetar, publicist etj. Kaq.

S'ka dyshim se krijimtaria letrare, shkrimore, gazetareske ose publicistike në veçanti, sikundër edhe format e tjera shkencore, kulturore dhe artistike në përgjithësi, kanè hisen e vet në jetën shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, politike, dip,omatike etj., por nuk bën t´i glorifikojmë dhe ekzagjerojnë ato deri në infinit ose pafundësi.

Krijimtaria letrare, gazetareske ose publicistike, nuk janë hyjni, profesci ose një dhuratë hyjnore, përkundër faktit se arti dhe talenti i lenë gjurmët e veta kudo.

Ndonëse, poetët, shkrimtarët, gazetarët ose publicistët, nuk mund të quhën "demiurg", apo të "zgjedhurit"(manekenë) e botës si në sfilatë mode ose pasarela.

Është çështje tjetër puna e jehonës ose famës auditoriale ose publike.

Në një shoqëri të sapodalë nga lufta; është shumë e rëndësishme ngrehina e shtëpisë, për zëvendësimin e tendës ose kasollës.

Siç e kam cekur shpesh, sot, ndryshe nga dje, në Prishtinë editohen ose publikohen dhjetëra gazeta të përditshme dhe revista, agjensi lajmësh dhe radio-televizonësh të pavarura e publike.

U mor vesh se në Kosovë, pa asnjë dyshim ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avansimin e mendimi të njohur shkencor, racional dhe kritik.

Se këndejmi, as poza ose pozita qyqare dhe inferiore e heshtjes dhe as retorika boshe ose patetike, nuk ndihmojnë për kapërcimin (tejkalimin) e "tabula rases" ose stadit të foshnjërisë fetare, kulturore, politike ose diplomatike të homo politicusit kosovar, dhe asnjë çmim komoditeti, servilizmi, konfomizmi, oportunizmi e poltronizmi ndaj pushtetit ditor ose periodik, nuk na amneston para të ardhmës së kombit dhe atdheut. Absolutisht jo.

Dhe, aq me pak përballjet e vazhdueshme infermale, ciklike ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.

Në realitetin ose aktualitetin letrat, kulturor, gazetaresk, publicistik, politik dhe diplomatik të Kosovës, sot dominojnë prurjet e shumta të asaj që quhet 'kuazi, anti dhe pseudo', tok me vardisje, parulla, slogane, recidive dhe elozhe të neveritshme pllakative dhe ataviste.

Kujtoj se kjo është një karakteristikë e pashmangshme për periudhat e pasluftës dhe tranzicionitsi kudo nepër botë.

Ndaj, edhe nuk na shqetëson shumë ose aspak ky fakt, sepse pas kësaj stuhie infermale, diletante, deliriante, devijante dhe amatorekske, vjen pashmangshëm faza e seleksionimit natyror, intelektual dhe profesional.. .

Ritmi i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, kulturore, gazetareske, publicistike, intelektuale, politike ose diplomatike, i ngjanë një maratone... Në vijën e startit rrjeshtohen të gjithë: të dobëtit e të fortit, kalamajtë e të rriturit, shtirakët e dinjitozët. Dihet se kush arrine në cak.

Në këtë rrerth vicioz ose biocenozë absurde ose abstrakte dhe obsukre, deshe a s’deshe, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmetike.

Ndryshe nga kjo, ateistët e pasinqertë, demagog, hipokrit dhe dogmatik, penetrojnë deklarohen dhe rrinë fare pranë teistëve, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebruese. Ndërkaq, të dy palët përfundojnë në blasfemi, apostazi, demagogji dhe hipokrizi.

Lliria vetvetiu nuk është e vetëmjaftueshme.

Ajo ka nevojë për strukturën e vet bazike dhe kompozicionale, si dhe, për harmoninë e formës dhe të përmbajtjes. Vetëm atëherë ajo përligj, justifikon dhe pijadestalizon sakrificën e gjithë brezave ose gjeneratave shqiptare. Vetëm atëherë ajo kuptimëson dhe justifikon jetën e brezit të të gjallëve dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.

As lufta çlirimtare dhe patriotike, nuk është një privilegj i askujt, por një detyrë dhe obligim për të gjithë. Nuk duhet avokat ose ciceron special për të mbrojtur a shpjeguar faktet që shihen e dihen. Në Kosovë, Serbia e imponoi luftën me logjikën nënshtrim a vdekje!

Dhe, siç ndodh shpeshherë në situata të tilla, populli nxori nga gjiri i vet pjesën më vitale, më sublime: gra e burra, të rinj e pleq, të gatshëm për sakrificën supreme ose sublime. Sa të neveritshme dhe cinike janë sot dilemat: Kush e solli lirinë? Kush e solli NATO-n etj?

Kur plasi ose filloi lufta çlirimtare dhe heroike, nuk dukej as në horizont narrativa insubordinuese e intervenimit të NATO-s.

Ndërkohë që çlirimtarët ose kamandantët shqiptar asokohe kishin vetëm një aleat: Gatishmërinë supreme për të vdekur dhe bindjen se vdesin për kauzën e drejtë të lirisë.

Mund t'i kujtohet dikujt ndoshta intervista e fundit e Komandantit Fehmi Lladrovci që e quante Fat vdekjen për atdhe.

Ndonëse, personalisht nuk mohoj asnjë faktor ndikimi në rezultatin final, por këmbënguli tek fillimi që hedh në erë makinën e hedonizmit, herdonizmit, makiavelizmit dhe fatalitetit.

Ne patjetër duhet t'i shporrim ose tejkalojmë demagogjinë, hipokrizinë dhe foshnjërinë fetare, kulturore, politike, diplomatike etj.

Njëra nga të drejtat themelore, elementare ose bazike tek sëcili njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për t´a fituar dhe mbrojtut atë liri shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike, historike, gjeografike etj.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës, shantazht, komplotit, bojkotit, linçimit, demonizimit, satanizmit, stigmatizmit ose skizmatizimit, si metodë e zgjidhjes së problemeve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit, dialogut ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e problemeve akute ose kronike, përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta kardinale ose kolaterale.

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhd shtetit, është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.

Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, politike dhe historike. Aty ku ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura shkencore dhe humaniste në sfond.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çkadoqoftë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat