Në proceset e zgjidhjeve të konflikteve apo mosmarrveshjeve në mes shteteve, dialogu është forma e vetme apo, sëpaku, forma më e preferuar. Fjalen dialog, nuk duhet marrë si fjalë, por duhet kuptuar si process, në të cilin, zhvillohen aktivitetet e duhura, për të arrijtë qellimin. Zakonisht, dialogjet zhvillohen edhe me ndërmjetsimin e pales së tretë. Ndërmjetsuesi, duhet të shpalosë njohuri, të cilat premtoin edhe profesionalizem edhe sinçeritet.
Në dialogun actual, ndërmjetson Unioni apo Bashkimi European. BE është nji institucion me rëndësi të veçant. Me fjalë tjera, UE është Aleancë politico-ekonomike të cilen e përbëjnë, jo më pak se 27 shtete europiane. Me fjalë tjera, bëhet fjalë për nji Aleancë, tejet autoritative dhe, me rëndësi të veçant për, sëpaku, Kontinentin e Europes.
Edhe UE dhe, çdokush tjeter, duhet kuptuar se, rroli I ndërmjetsuesit, në dialoge, krahasohet me rrolin e Gjykates apo gjyqtarit, nga se në proceset e dialogut, duhet të vjen në shprehje të plotë drejtsia dhe vetem drejtsia. Në këtë aspect, befason vet Aleanca e UE, madje, edhe juve, z. Borrell personalisht.
Si që u tha, Aleancen e UE, e përbëin 27 shtete. 4 nga ato shtete, për arsyera të ndryshme, nuk e kanë pranuar shtetin e Kosoves. Është e pakuptueshme se si, UE lejon që, në dialogun Kosovë – Serbi, ta , përfaqsoin zotrinjët Borrell dhe Lajcak, të cilët, pavarsisht pozitave që mbajnë, vijn nga dy shtete, te cilat nuk e njohin pavarsin e Kosoves. Në se, hulumtohet arsyeja se pse, Spanja dhe Sllovakia, nuk e njohin shtetin e Kosoves, mendoi se, arsyeja qendron, sa I përket Sllovakisë, në faktin se, popujt serb dhe sllovak e kanë të njejten prejardhje, ndërsa Spanja, me pranimin eventual të Kosoves, e nxit insistimin e Catalonis për ndarje nga Spanja. Këto fakte, jokontestuese, nuk e përjashtoin mundësin e joobjektivitetit të ndërmjetsuesve – Borrell dhe Lajcak.
Prandaj, z. Borrell, që dialogu të merr kahje të duhur, hapi I par, I paevitueshem, që duhej të mirrej, është verifikimi I identitetit të palëve. Nuk mund të anashkalohen faktet, të cilat I njef e tër bota. Serbia, Gjatë të viteve 1990, vetem e vazhdoi krimin e gjenocidit, të cilin e kishte filluar me 1912 dhe në vazhdimsi, përveq tjerash me veprimin e Serbis, sipas propozimit të akademikut të Serbis dhe Rusisë – Vasa Çubrilloviqit, duke vazhduar me veprimet e Rankoviqit, pas Luftes II dhe, duke përfunduar me kasapin e Ballkanit – Millosheviqit.
Gjatë 1999, përmbusheshin te gjitha elementet e definicionit të krimit të gjenocidit. Numri I vrasjeve sjellet në mes 12 dhe 13000 kosovarve, numri I femrave të dhunuara shkon mbi 20.000, diku gjysma e kosovarve, nen presion është deshtë të largohen nga stepijat dhe të strehohen në Shqipri, Maqedoni dhe gjetiu, Serbia robëroi dhe egzekutoi mbi 1600 shqiptar dhe, as sot e kësaj dite, nuk tregon për kufomat e tyre.
Fundja, Kosova e shpalli pavarsinë. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e konfirmoi se shpallja e pavarsisë, nuk ishte në asnji kundershtim me të Drejten ndërkombtare. Pavarsin e Kosoves, e pranuan diku 120 shtete. Serbia, jo vetem se nuk e pranon por, akoma, me Kushtetutë, e konsideron si pjesë të Serbisë.
Në shtetin e Kosoves, egzistojnë disa minoritete, në mesin e të cilve edhe minoriteti Serb. Me Kushtetuten e Kosoves, janë definuar të drejtat e minoritetëve. Të drejtat e minoritetit serb, u definuan veçanrisht dhe, I tejkalojn ato te minoriteteve tjera, si që e parapau, në mënyrë të padrejtë zoti Ahtissari.
Juve, z. Borrell dhe UE, e keni në dijeni egzistimin e Kartes europiane mbi të drejtat e minoriteteve. Te drejtat e minoritetit Serb, në Kosovë, I tejkaloin tegjitha ato kritere. Serbët në Kosovë, në asnji mnyrë nuk janë të kanosur apo të rrezikuar. Kerkesa për rrespektimin e shtetit dhe ligjeve, nuk është kanosje.
Serbët në Kosovë, në asnji moment, nuk e pranuan dhe nuk e rrespektuan shtetin e Kosoves. Kjo gjë është si pasojë e dobësive të Kosoves, në procesin e formimit të shtetit por, më shumë e ndikimit të Beogradit. Ndaj, serbët, u vetizoluan në veri të Kosoves, madje edhe duke maltretuar shqiptarët në atë pjesë dhe, veproin vetem e vetem sipas udhëzimeve që marrin nga Beogradi.
Duhet me e patur parasyesh edhe nji rrethanë. Kryetari actual I Serbisë dhe Kryeparlamentari, ishin bashkpuntorët, më të ngusht të Millosheviqit. Ndaj, ujku qimen e ndrron por jo edhe vesin. Mos harroni.
Pas bisedimeve të fundit në Bruxel, hapi I pare I Presidentit serb ishte, biseda me liderëtë e te gjitha institucioneve serbe në Kosovë. Si çdo here më pare, edhe tani I udhëzoi se si të veprojn në vazhdim. Çka mendoni, ndërmjetsues, a është toleruese nji gjë e till. Nisuni sejcili nga shtetet e juaja.
Serbia çdo gjë bën per serbët në Kosovë dhe, harron se edhe në Serbi egziston minoriteti shqiptar, I cili është I privuar dhe nga të drejtat më elementare.
Edhe pas kalimit të 23 viteve, nga masakrat gjenocidiale që I bëri Serbia, në Kosovë, as sot e kësaj dite, nuk ndodhi parashtrimi I kërkeses së Kosoves dhe qytetarve të saj, për kompenzimin e dëmeve dhe përgjegjësin penale të egzekutorve të krimit.