Kosovë, mësoni të vërtetën nga Shqipëria dhe mos dëgjoni islamofobët!

Opinione

Kosovë, mësoni të vërtetën nga Shqipëria dhe mos dëgjoni islamofobët!

Nga: Skënder Kapiti Më: 22 gusht 2022 Në ora: 11:24
Edi Rama

Se cfarë dhe kush janë islamofobët dhe turkfobët këtë e thotë sakt dhe mëse miri kryeministri Shqipërisë, Edi Rama: “Islamofobët” dhe “turkofobët”, arrogantë të paditur. https://lapsi.al/2018/06/13/edi-rama-feja-islame-eshte-burimi-i-ekzistences-se-kombit-tone/

“Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit. Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija. Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, shprehet Rama.

Shqipëria ka 100 vite shtet, dhe nuk ka debate e as diskutime rreth shamisë muslimane, sepse shqiptarët në Shqipëri janë shumë më të emancipuar se ata të Kosovës; ata nuk merren me shamijat , nëse e mbajnë apo nuk mbajnë gratë e vajzat muslimane sepse eshte e drejtë dhe zgjedhje e tyre.

Kurse në Kosovë , cuditërisht shqetësohen individë dhe zhurmojnë e trillojnë kundër shamisë dhe nuk u interesojnë problemet e mëdha kombëtare që ka sot Kosova, por shamija.Në biseda me miq e shokë, por edhe shume intelektualë nga Shqipëria në biseda, qytetarë dhe intelektualë habiten se si ka mundësi që në Kosovë paska pasur kaq shumë që e urrejnë muslimanizmin shqiptar, cuditen pse dhe si shpërtheu kjo islamofobi në Kosovë pas Pavarësisë, dhe si e harruan kosovarët faktin se Feja Islame ishte një prej arësyeve më madhore që shqiptarët e Kosovës nuk u asimiluan, dhe se ishte gjaku i muslimanëve shqiptar të Kosovës prej të cilit erdhi edhe Pavarësia e Shqipërisë; dhe ishte qëndresa mbinjerëzore e muslimanëve shqiptarë në Kosovë që mbijetoi shqiptaria në Kosovë dhe është sot Shteti i Kosovës. Këtë të vërtetë të madhe e dinë historia dhe shqiptarët e Shqipërisë, kurse islamofobët në Kosovë janë verbuar nga urrejtja kundër muslimanizmit shqiptar.

Islamofobët e Kosovës janë në një linjë dhe kanë të njëjtën agjendë antishqiptare si serbët.

Prej disa ditësh në Kosovë ka shpërthyer një zhurmë mediatike për shaminë ,kundër së cilës nuk është e vështirë për të konstatuar zhurmuesit, që janë disa nostalgjikë të ishregjimit të pushtuesit serb që tashmë i kanë humbur privilegjet; kundër shamisë janë edhe disa intelektualë frikacakë që nuk guxojnë të kritikojnë korrupsionin dhe hajninë politike e të pushtetit por duan të duken si patriotë dhe eurointegralistë fallco; janë angazhuar edhe disa islamofobë fanatikë që urrejnë gjithcka islame dhe muslimanizmin patriotik shqiptar. Islamofobë janë nostalgjikët e titizmit, ishkojshillëku e kumaria me serbët; janë fanatikët kristianë të cilëve u mungon tani shkueshmëria e muhabeti me vëllezërit dhe me klerikët ortodoksë serbë.

Këtyre në të vërtetë nuk u intereson as lufta kundër korrupsionit, as ndërtimi i shtetit ligjor, as integrimi e as zhvillimi i Kosovës të cilat janë sfidat kryesore për shtetin të Kosovës.

Islamofobët e Kosovës u del punë edhe me Shqipërine pasi i shqetëson shumë edhe fakti se pse në Shqipëri po ndërtohet Xhamija në Tiranë, pse Turqia dhe shteti turk pse kanë ndertuar shtëpi për të demtuarit e tërmetit, pse Erdogan ndërtoi Spitalin modern të Fierit, pse Turqia e ka ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër Covidit.

Islamofobët e Kosovës urrejnë edhe faktin se përse Shqipëria, institucionet e saj i janë aq shumë mirënjohëse Turqisë edhe për atë kontribut të madh të saj në të mirë të Kosovës.

Islamofobët e Kosovës i shqetëson jo vetëm shamija , por edhe pse Turqia e mbështet shtetndërtimin e Kosovës, pse ajo ishte e para pas SHBA-ve që njohu shtetin e Kosovës dhe pse Turqia pas SHBA-ve është shteti i dytë në botë që mbështet integrimin e Kosovës në OKB dhe në NATO.Islamofobët e Kosovës nuk u interson fakti se ishte KFOR-i francez i cili realisht e ndau Mitrovicën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat