Dhe vjen një ditë që ta humbasësh pushtetin!

Opinione

Dhe vjen një ditë që ta humbasësh pushtetin!

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 24 gusht 2022 Në ora: 00:56
Muharrem Qafleshi

Në një shoqëri demokratike, përfaqësuesit e zgjedhur dhe zyrtarët e qeverisë qendrore e lokale funksionojnë për interesa të përgjithshme. Është detyrë e qeverisë të zhvilloi politika dhe programe për të gjitha sektorët e shoqërisë dhe të informojë opinionin për to që të sigurojë se distribuim i benificioneve është transparent dhe korrekt.

Ngase vjen një ditë që e humb pushtetin!

Andaj, sëmundja më e rëndë dhe e pa shërueshme për njerëzit e pushtetshëm është humbja e pushtetit. Kur e humb pushtetin, pushtetarit në fillim u rrallohen telefonatat, miqtë e dikurshëm nisin të mos ia hapin telefonin ose të mos i përgjigjën thirrjeve të ish-pushtetarit, dhe kur mos përgjigjet shtohen ai fillon të ndjehet i vetmuar dhe shpesh i nervozuar nga braktisja e miqve të dikurshëm, atëherë ndjehet i pasigurt, nis të dyshon për çdo gjë dhe në çdo kënd, fillon të kërkoje të afërmit dhe miqtë e vjetër që deri në atë kohe si kishte pare e dëgjuar fare, shpesh kalon në meditim të errtë, pastaj i lind dëshira për të shkruar diçka nga jeta e karriera e tije por nuk mundet, nuk ka force dhe mendimet i bëhen lëmsh, nga njëherë bëhet pishman për ato që mendon se nuk i ka bërë mire duke i avancuar armiqtë që i janë shitur si miq.

Më të shumtën mendon se ka qenë i butë dhe ka besuar më shumë se duhet të ata që e kanë rrethuar për të cilët ndjen se ja kanë hedhur, e kanë tradhtuar dhe se po ti kishte edhe njëherë në dorë do të hakmerrej ashpër ndaj tyre, me pas ndjenjat fillojnë e shuhen, ndjehet i humbur, i mjere, pa vëmendje, i shpërfillur dhe ky është fundi........i njeriut që nuk mendoi se një ditë nuk do të këtë asnjë vlerë pa pushtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat