Përderisa në të gjitha kryeqytetet dhe qytetet Evropiane , deri edhe në fshatrat më të largët nga qytetet nuk shef qenë endacak , të ne ndodh e kundërta përplot qenë endacak jo vetëm në kryeqytet dhe qytete të Kosovës, por ngado që shkon.
Si është e mundur që një fenomen i tillë kaq alarmant të ekzistojë në një shtet i cili pretendon BE-në, jo vetëm kaq, por përveç fjalë e thashetheme nga njerëz kompetent të cilët duhet të kujdesen për strehimin dhe përkujdesjen e qenve endacak, nuk ka as gjë konkrete, qentë vazhdojnë mbretërinë e tyre nëpër kryeqytetin dhe qytetet e Kosovës sikur këto vende të ishin pyje pa njerëz.
Edhe pse qentë endacak kanë sulmuar qytetarë të cilët kanë përfunduar me fatalitet, prapë se prapë angazhimi i strukturave përkatëse për strehimin dhe kujdesin për qentë endacak është nën nivelin Zero.
Mos strehimi dhe vaksinimi i qenve endacak, rrezikon në mënyrë permanente shëndetin e qytetarëve, prandaj strehimi, vaksinimi dhe
përkujdesja ndaj tyre është një domosdoshmëri urgjente .
Madje mos strehimi dhe përkujdesja ndaj qeneve endacak tregon se sa në mënyrë brutale shkelen të drejtat e kafshëve në vendin tonë ...