Putini, patriarku dhe gjinia e “rrezikshme”

Opinione

Putini, patriarku dhe gjinia e “rrezikshme”

Nga: Hamdi Rafuna Më: 24 gusht 2022 Në ora: 19:29
Vladimir Putin

Lufta dhe agresioni i Putinit kundër Ukrainës është një zgjatje mizore e abuzimeve të tij autaritare edhe kundër grupeve përmbrenda popullsisë në Rusi!

Ekspertja ruse e çështjes, Olga Shnyrova thotë se gjinia është bërë një fjalë e rrezikshme dhe se ky përshkallëzim nënkuptohet si një zile kumbuese për njerëzimin e mirëqenshëm mental! Një vend fqinjë në luftë kundër një shteti sovran është padyshim vetë turpi!

Kur Putini flet për një Perëndim të degjeneruar, të dëmshëm dhe pa vlera, ai e bën këtë me mbështetjen e grupeve nacionaliste dhe ekstreme nga e gjithë Europa! Përmbrenda vendit, përllogaritë grupe të tëra
njerëzish të mbështetura nga udhëheqësi i Kishës për miliona njerëz.

Le të zemrohemi për një moment në partiarkun e Moskës dhe gjithë Rusisë, kur kreu i Kishës Ortodokse Ruse është njeriu më i afërt me “Zotin”!

Ndryshe nga kolegu i tij liberal, Papa, kreu i Kishës Ortodokse nuk bëri asnjë lëshim, njësoj sikurse fundamentalizmi islamik! Pas rënjes së Bashkimit Sovjetik, në 1991, kisha ortodokse e ka rritur mbretërinë e saj nga 50 në 75 milion besimtarë në kontrast me sekularizmin e perëndimit dhe përpjekjet e etura për të drejtën e njëtrajtshme ndërkombëtare e njerëzore!Antivlera e fronti Putin-Patriark e ka përshkallëzue pranimin e dhunës autaritare!

Dialogu i shtetit dhe kishës pas vitit 2009 ishte edhe më i ngushtë.

Kirill siç quhet u deklarua se koncerti i Pussy Rio-s në vitin 2012 ishte “punë djalli” porse ishte shumë i knaqur kur edhe Putini i ndëshkoj për dy vjetë, mbyllur në një kamp të deryruar pune, anëtarët e kolektivit punk feminist!

Ky tmerr për feministët nuk është befasues duke pasur parasysh deklaratat e Patriarkut Kirill se feminizmi po shkatërron atëdheun dhe po josh gratë dhe fëmijët nga shtëpia.

Është një kombinim mizor për përdorimin e dhunës nga autoritetet e shtetit dhe kishës! Shprehja se për sa kohë dhuna nuk çon në dëmtime trupore të kosiderueshme, dhe nuk ndodhë shumë shpesh, i lejon burrat rusë të lëshojnë “dhunë” mbi të dashurat e tyre dhe kjo është në harmoni të plotë me shtetin dhe kishën!

Edhe propozimet politike për të mbrojtur viktimat e dhunës u kundërshtuan nga Patriarku! Meqenëse kemi të bëjmë me njerëz normal, por gjenetikisht ndryshe nga shumica, ne si demokraci ndërnjerëzore e kemi për obligim që njohuritë shkencore për këto kategori të i përparojmë vullnetshëm dhe në mënyrë universale për të lëvizë vetëm përpara!
Ndërsa Rusia dhe Hungaria po mbyllin kërkimet gjinore po dobësojnë mbrojtjen ligjore të grave dhe pakicave…..

Së fundmi Kanadaja lëshoj një deklaratë për peshkopët katolik duke pranuar vuajtjet që kishat u kan shkaktuar popujve indigjenë. Një sondazh se sa fëmijë vdiçën në konviktet e shkollave të krishtera është ende nën hetime derisa mijëra mbetje mortore janë gjetur atje!

Ashtu si në Sampi dhe Grenlandë, kisha dhe shteti erdhën tek popullsia abrogjine e Kanadasë në shekujt 19 dhe 20 për të shpëtuar fëmijët nga kultura e tyre sipas pseudoshkencës!

Shteti i Kanadasë krijoi një komitet për të drejtat e njeriut që në vitin 2021. Ata intervistuen gratë indigjene që i nënshtroheshin sterilizimit të detyruar deri në vitin 2019!

Diçka e pa kapshme për njeriun e këtij shekulli, dërrmuese, mizore dhe e pa ndëgjuar!….Krime sterilizimi kan ndodhë edhe në Skandinavi midis viteve 1930-1970, diçka e ngjajshme me zbulimet e fundit në Kanada.

Determinizmi biologjik dhe Darvinizmi social nuk janë zhvilluar dukshëm dhe në mënyrë akademike por kan fituar disa emra dhe armiq të rinjë. Edhe në këtë vit, ata urrejnë gratë trans për disa arsye. Kur komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit vëzhgoj abuzimet shtetërore kundër Sami Kvem dhe finlandezëve të pyllit, peshkopët e Kishës Norvegjeze u kërkuan falje të gjithë atyre që e kishin një tjetër fat gjenetik!

Puna kundër diskriminimit është punë dhe mund për paqen. Ne duhet të shohim se kush ka dhimbje, të reparojmë dëmin dhe të krijojmë hapsirë për mosmarrëveshje paqësore!…

Në këtë aspekt, ne dallojmë dukshëm dhe u bëjmë konkurencë lëvizjeve autaritare të ekstremizmit të djathtë që duan të’i mbajnë gratë nën sqetullën e burrave, si dhe njerëzit e pakicave nën diktatin e shtetit kombëtarë!
Tani është një kohë e mirë për aleanca dhe miqësi të sinqertë!

Mos i jepni vend Putinit dhe njerëzve të tij me mendje, në rajonet veriore por ndërtoni bashkëpunimin dhe siguroni të drejtat e njeriut për të gjithë.

Nga Mariane Strand Bilden, udhëheqse e politike e grave në Troms dhe Finnmark!
https://www.nordnorskdebatt.no
07mars.2022!
Patriarku Kirill është ithëtar i politikave familjare që ndalojnë solidarizmën ndaj gjinisë ndryshe por edhe është liberal ndaj burrave rusë që të rrahin gratë dhe fëmijët e tyre.
Sipas Amnesty I, 14000 gra ruse vdesin çdo vit nga dhuna e partnerit.
Përkujtimi i 8 marsit të këtij viti duhet të ishte një ditë shprese për këtë kategori të ndjeshme!
Në punën e vazhdueshme kundër çdo diskriminimi, ne duhet të forcojmë dhe përparojmë të drejtën ndërkombëtare duke qëndrua së bashku me gratë që ikin nga lufta, ato që vuajnë nga dhuna shtetërore e fetare dhe ato që janë të përjashtuara nga rrethi!
Kjo kronikë e shkruar nga një kontribues i jashtëm i shprehë qëndrimet e shkruesit, autorit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat