Nuk po me pëlqejnë grevat në arsim dhe Administratë , kur Kosovës Evropa dhe Amerika i thonë për ta shtyrë reciprocitetin me Serbinë edhe për tre muaj.
Nuk ka dyshim se kriza ekonomike i ka lodhur të gjitha shtresat shoqërore të ne , edhe duhet ta ndiejnë dorën e shtetit , situata është mjaftë e rëndë .
Shumë analist ndërkombëtarë posa u bëmë shtet na thoshin se nuk jemi në gjendje as të bëjmë dhe as të mbajmë shtetin .
Grevat në këtë përudhë në të cilën Kosova gjendet në një pozitë të rëndë në raport me Serbinë janë mendoj unë në favorin e atyre që na konsideronin se nuk dimë ta bëjmë dhe ta mbajmë shtetin.
As kush s’mund të thotë se grevat e punëtoreve nuk janë një e drejtë demokratike kurë punëtorët vlerësojnë se nuk përfillën kërkesat e tyre legjitimë ,mirëpo në një kohë kur Serbia e sulmon Kosovën pa drejtësisht dhe Amerika dhe Evropa ,në vend që ta qortojnë për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës, i dalin në krah asaj siç është rasti me zbatimin e reciprocitetit , figurativisht në rrethana të tilla dukët sikur grevat e punëtorëve të arsimit dhe të Administratës shtetërore të jenë në sinkron me propagandën e Serbisë kundër Kosovës .
Për këtë shkak ,shumë më e dobishme do të ishte që grevat të ndërpriten menjëherë gjerë në një kohë më të përshtatshme për hir të shtetit të Kosovës , ani pse grevat e punëtorëve tërësisht janë të bazuara.
Kosova është e Jona dhe ne jemi të Kosovës , për aq sa mundemi t'i dalim zot Kosovës është në t ‘mirën tonë!