Në praninë e një audience të lartë ushtarake, politike, diplomatike, shkencore, intelektuale dhe kulturore të Perëndimit, e sidomos të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe: Pas përmbysjes dhe varjes në litar të Sadam Hussienit dhe pjesëtarëve me të afërt të regjimit të tij kriminal, despotik dhe gjakatar në Bagdad (Irak): U nënshkrua "traktati" ose "marrëveshja paqërore dhe politike" në mes shiitëve shumicë dhe sunnitëve pakicë mbi ngritjen e një sistemi dhe pushteti të përbashkët politik, parlamentar dhe demokratik, e cila nuk u njoh dhe s'u respektua kurrë nga kampi (blloku) i sunnitëve, të cilëve iu përkiste edhe Sadam Husseini dhe shumica abolute e regjimit dhe partisë së tij "BAATH" të Irak, të cilët për shumë vite dhe dekada e kishin sunduar Irakun.
Kështu që Iraku, nga regjimi dhe tirania e egër e Sadam Husseinit, rrëshqiti në një luftë të përgjakshme (hakmarrëse) fetare (sektare), kulturore, politike, konceptuale dhe ideologjike në mes kampëve (blloqëve) të rivalizuara dhe antagoniste të sunnitëve (sunni) dhe shiitëve (shiia) që datojnë që nga viti i largët 622, gjegjësisht, 651 dhe deri me sot. Si dhe pse kjo?
Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lëxo: "Anno Higrae" 15 -16 .O7. 622): Profeti Muhamet, asokohe nepër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë, ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sakramentale, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon.
Për t´i ravijezuar, eksplorur, sistemuar, profilizuar, harmonizuar, konvencionalizuar dhe bartur (inkorporuar) parimet dhe premisat e mesipërme të fesë kristiane dhe ebreje ose izraelite me fenë islame ose muslimane -krahas librit të shënjtë të Kuranit, në kuadrin e "Sunnës" (mësimet nga përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, kulturore, humaniste dhe metafilozofike të Profetit Muhamet)....Të cilat asokohe u konceptuan, akceptuan, përceptuan dhe anticipuan si një një reformë ose renesansë e madhe fetare, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin e lartëpërmendur fetarë, sociokulturorë dhe sociopsikologjik të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, koekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë muslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë.
Ndonëse, kishte edhe të atillë që mësimet dhe interpretimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet, nuk i pranuan dhe nuk akceptuan kurrë asokohe e sot.
E sidomos ata të bllokut ose taborrit të rivalizuar të shiitëve (shiia) që nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë "Sunnën", gjegjesisht, mësimet dhe predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shënjtë të Kur´anit, për dallim të sunnitëve (sunni) që e njohen dhe pranuan Sunnën.
Ndërkaq, antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktët e mesipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shiitëve dhe sunnitëve, do të thellohën akoma më shumë me rastin e vdekjës ( thuhet me thikë prapa shpinde ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të harixhitëve që ndodhëshin asokohe në lidhje ose aleanca të ndryshme me "Dinastinë" e njohur mbretërore ose familjare "Omeja"( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite, dikund në vitin e largët 651, apo të Osmanit në vitin 656 etj.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të "Dinastive" ose "Kalifateve" te njohura te Bagdadit dhe Damaskut, gjegjësisht, Kalifatëve "Omejada", Abbasida", "Fatimida" dhe të ngjajshme.
Ndërkohë që nga lufta e fundit qytetare, fetare (sektare), kulturore, politike dhe ideologjike në Irak: Që nga viti 2OO6 dhe gjer me sot, nga aktët e ndryshme kriminale, gjakatare ose xhihadiste (kryesisht të kampit ose komunitetit sunni)-janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjen disa dhjetëra mijëra njerëz ose qytetar të pafajshëm në Irak.
E sidomos në Bagdad ku ndodhët selia ose rezidenca e "Dinastisë" ose Kalifatit "Abassida", në Naxhaf (vendlindja e Imam Aliut), në Kerballah (Qerbela) të Imam Hysenit dhe Imam Hasanit, në Tikrit (vendlindja e Sadam Husseinit), në Basra, Ibril, Kirkuk dhe gjithandej, ku nga shpërthimet ose detonacionet e fuqishme, gjatë këtyre vitëve të fundit, janë djegur, shkatërruar ose bërë rrafsh me tokë ndërtesa, godina, tempuj ose objekte të shumëta me rëndësi të posaçme muzeale, sakrale, monumentale ose historike.
Janë përndjekur dhe rrezikuar madje edhe arabët (irakianët) e komunitetit ose religjionit kristian ose katolik së bashku me jezitët ose pakicën kurde dhe kështu me radhë.
Në instancë të fundit, nuk janë Iraku, Siria, Arabia ose Lindja e Mesme vetëm çerdhe ose djep i kulturës muslimane, por edhe i asaj kristiane ose katolike.
Ndaj, edhe sharjet, ofendimet, denigrimet, mallkimet, stigmatizimet, skizmatizimet ose paragjykimet e ndryshme dogmatike, hipokrite, violente, infantile dhe patologjike të grupëve, personave ose individëve të ndryshëm skizofren, oligofren, neurofren, stupid, nebuloz ose mediokritë (që e sigurojnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë me të prapambetura ose primitive të shtetit dhe shoqërisë)-kundër Profetit Muhamet, Imam Aliut ose reliktëve, sakramenteve dhe ritualeve të fesë dhe kulturës arabe ose muslimane, nuk iu bëjnë aspak mirë as Jezu Krishtit, Maria Magdalenes (Zojës Bekueme), Shën Palit, Shën Pjetrit ose fesë kristiane ose katolike në përgjithësi, ose anasjelltas.
Sa për njoftim të shkurtër ose telegrafik:
Në Gjirin (Golfin) e njohur Persiko-Arabik, thuhet se kanë lindur ose janë zbuluar shkrimi ose alfabeti i parë së bashku me ligjët e para njerëzore (qytetare), politike ose administrativo-juridike në Antikë.
Në Babiloni, Mesopotami, Medi (Përsi), Asiri dhe kështu me radhë... Aty ku Hamurabi, Sargoni, Nebukardenazori, Aka (Akadiani), Baltazari dhe mbretër ose perandor të tjerë, shkruan, hartuan ose formuluan ligje ose kodekse të ndryshme ligjore, adminstrative ose juridike për t'i bindur, bashkuar ose bërë bashkë grupet ose komunitetët e ndryshme etnike, fetare dhe kulturore të sumerëve, semitëve, urukëve, ugaritëve, akaitëve etj.
Aty ku njerëzit, popujt, etnitetët ose komunitetët e ndryshme flisnin ose komunikonin dikur me njeri tjetrin ose me njëra tjetrën, me gjuhë dhe dialekte të ndryshme, të pakuptimta, të përziera ose aglutinative para mëse 6OOO vitësh.
Bëhet fjalë mbi 'katërkëndëshin e madh' të kulturave dhe civilizimëve të moçme të Mesopotamisë, Asirisë, Babilonisë dhe Persisë (Medisë), respektivisht, Gjirin (Golfin) e njohur Përsiko-Arbabik ku thuhët se ndodhën rezervat ose pasuritë më të mèdha tè gasit, naftës dhe benzinës në globin tonë tokësor.
Ndërkaq, bota e njohur arabe ose muslimane akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe, shtete, organizata, parti ose levizje të ndryshme fetare, sektare, politike, konceptuale, ideologjike, shtetërore, nacionale, historike, militare ,paramilitare, ideologjike dhe të tjera, të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i eklipsojnë dhe katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, artistike, shkencore, filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane.
Në Siri si për shëmbull tani e një kohë të gjatë vazhdojnë të sundojnë Assadët që i takojnë klanit ose sektës së njohur të "alevitëve" (aleui) që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të sunnitëve (sunni) dhe të tjerëve në Sirinë e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta fetare, kulturore, politike, historike ose ideologjike.
Ndërkohë që lufta e përgjakshme qytetare ose politike në Siri: E ka pllkosur, sakatasur, gjymtuar dhe shkatërruar Sirinë, shumë me tepër se sa Irakun!!!
Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunnitëve ( me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.) vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shiite.
Në Jemen me tepër mund të bëhët fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike, në Sana ose Aden, se sa mbi luftëra të mirëfillëta fetare ose ideologjike.
Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina, ku mbretërsha e bukur, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike- Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh.
Në Liban ndërkaq, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve, edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin.
Në Palestinë, paqja, harmonia dhe stabiliteti i shumëpritur në mes arabëve dhe izraelitëve, për çastin ose momentin, asgjëkundi nuk duken (shihen) në horizont.
Në Libi, lot nostalgjie dhe përmallimi për 'parajsen sociale, ekonomike dhe politike" të Kolonelit Muhamer El Gadadafi dhe "diktaturën e butë xhamahirike"!
Në Egjipt hije të thella kolosale dhe titanike të Ramzesit, Tutenkamonit, Aleksandrit (Lekës) të Madh, Sulltan Salajdinit, Gabel Abdel Naserit etj....Stabiliteti politik askund.
Atje janë edhe "arabo-berberët" e Algjerisë, Marokos dhe Tunizisë" së bashku me specifikat e tradheguara nga rajoni i njohur i Magrebit ose Kartagjenës.
Ndryshe nga kjo, me afro 3 mijë vite histori dhe traditë të lashtë kulturore dhe qytetare: Damasku ( kryeqytet i Sirisë) dhe Bagdadi ( kryeqytet i Irakut) -për shumë shekuj dhe dekada me radhë, vazhdojnë të bartin epitetin e kokave krenare dhe kryengritë të botës, kulturës dhe qytetrimit të njohur arab ose musliman.
Në Damask (Siri)-u ngritë ose themelua Kalifati i njohur arab"Omejada", i njohur si "Kalifati i Damaskut"....
Ndërkaq në Bagdad (Irak)- u ngritë ose themeluar Kalifati tjetër arab "Abasida", i njohur si "Kalifati i Bagdadit"....
Pa i harruar këtu edhe biblotekat dhe Univerzitetët e famshme të Damaskut, Alepit (Halep ose Alepo), Bagdadit, Kajros, Amanit dhe kështu me radhë, ku për shumë shekuj lulëzuan ose shkëlayen kultura, letërsia, mjeksia, astronomia, farmacia etj.
Pse (përse) të mos thuhen (cekën) edhe faktët ose shënimet tjera në vazhdim:
Ata që kanë studiuar farmacinë, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë kanë themeluar, në principe shkencore, farmakologjinë si shkencë.
Arabët e shpikèn (zbuluan) metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja.
Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret.
Vetëm në Damask, Alep dhe Bagdad, ishin me tepër se 60 barnatore, të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Vetëm Bagdadi, Alepi dhe Damasku kishin me tepèr se katër spitale të mëdha.
Arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm edhe në mendimin dhe intelektin e njohur evroperëndimorë.
Në astronomi, ata ishin të parët qè ndanë globin tokësor në meridianë.
Ata përcaktuan gjatësinë e një grade. Llogaritën sipërfaqen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor.
Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhë eklipsi i Diellit dhe i Hënës.
Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm.
Ata të parët, e ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën.
Arabët ishin të parët që i zbuluan dhe studiuan trupat qiellorë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithëbotërore, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe.
Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit.
Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mësohej se Toka është e rrafshët.
Arabë kanë lënë gjurmë të pashlyeera edhe në Spanjë. Sidomos në Kordobë, Kadiz, Alikante, Sevilë, Toledo, Malaga, Mursia si dhe në qytete tjera të Andaluzisë etj.
Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba, Kadizi, Alikante, Granada,Toledoja etj. i kishin me mijëra banjo.
Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri.
Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimensionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë.
Profesorë, shkenctarë ose studiues eminent nga Perëndimi, pohojnë se nga "Sunna" dhe libri i shënjë i "Kur'anit", kanë lëxuar dhe mësuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhamet, dhe pas gjithë kësaj, e tërë kjo mund të përmbledhet në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut (Hyjit) dhe nuk ka ngadhënjyes tjetër, përveç Zotit (Hyjit). Kjo është baza e besimit islam.
Pas kësaj, vjen urdhri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijuesit.
Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij me të varfër. Pas atyre të dyjave, vjen Agjërimi ose Ramazani, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore.
Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhxhi.Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mèkatet.
Bagdadi, Damasku, Alepi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Kajroja, Granada, Kordoba, Kadizi, Alikante etj. ishin qendra kulturore, prej nga ku iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë.
Popujt e Evropës, në periudhën e mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencën. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse Bagdadi, Damasku, Alepi, Kajro, Amani, Aleksandia,Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot universitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me laboratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën e njohur shkencor ose metodoogjike.
Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë dhe ata evroperëndimorë.
Etja e muslimanëve për dije ishte në kulm. Ajo ishte prezente deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit dhe Damaskut..përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundimtarit të Konstandinopojës, për ta detyruar që t’i lejonte një matematikani, që të vinte në Bagdad dhe Damask dhe të ligjëronte atje.
Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e " Dinastisë Omejada", gjegjësisht, nga Kalifët e njohur të " Kalifatit të Kordobës" (në Spanjën e sotme)-Universiteti dhe Bibloteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 45O.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj... Ishte Universiteti dhe bibloteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë.
Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.
Meqë fjala mbi "Dinastitë" ose "Kalifatët" e njohura "Omejada" dhe "Abassida" të Damaskut (Siri) dhe Bagradit (Irak), respektivisht, mbi shkëlqimet e tyre shkencore, fetare, kulturore ose akademike për disa shekuj me radhë: Do shtuar në fund se Kalifi i njohur i Bagdadit, Mamuni dhe dikur me vonë edhe Harun el Rashidi, asokohe rrënzë brigjëve të njohura të Lumenjëve të famshëm të Babilonisë, metropolën e njohur të Bagdadit e kishin ngritur dhe promovuar në një qendër ose metropolë të shquar shkencore, universitare ose kulturore më shkëlqime të njohura globale ose universale gjithandej globit tonë tokësorë Duke i ftuar dhe punësuar shkenctarët, dijetarët ose mendimtarët me të shquartè kohës nga Arabia, Përsia (Irani), Evropa dhe kështu me radhë në Universitetin ose Akademinën e Lartë Shkencore ose Pedagogjike të Bagdadit ku gjuha arabe ishte "gjuhë e lartë"shkencore ose akademike e njerëzve të ditur, eruditë ose poliedrikë.
Asokohe qyteti ose metropola e njohur e Bagdadit, me më tepër se 1 milion banorë, ishte qyteti ose metropola mè e madhe dhe më e famshe e botës që nga shekulli shtatë (7) dhe deri dikur në msjetën e vonë. Përkatësishtë, deri në fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave dhe djegies (kalljës) dhe plaçkitjes së Bagdadit nga bandat dhe hordhitë tataro-mongole dhe të tjera.
Krahas qytetit ose metropolës së njohur të Bagdadit ku ndodhej edhe selia e "Kalifatit Abassida" me seli në Bagdad ( kryeqytet i Irakut), aty ishte edhe qyteti ose metropola tjetër fetare, shkencore, univeersitare ose kulturore e Damaskut ku ndodhej selia ose rezidenca e Kalifatit tjetër Arab "Omejada" me seli në Damask (kryeqytet i Sirisë).
Bagdadi dhe Damasku në mesjetë ishin qytete milionëshe dhe metropola të shquara shkencore, universitare ose kulturore të botës arabe dhe tërë globit..
ASH